Kastrioti fillon në tetor me ndeshje evropiane

Kastrioti i Ferizajt e përfaqëson Kosovën në Kupën Sfiduese (Challenge Cup) për hendbollistë. Kastrioti është fitues i Kupës së Kosovës dhe ka pasur edicion të suksesshëm edhe në Evropë. Sukses tjetër kërkon në edicionin 2019\2020. Gara në Kupën Sfiduese fillon prej raundit të dytë, ndërsa ndeshjet luhen më 5\6 tetor dhe 12\13 tetor. Shorti tërhiqet […]
Besa Famgas është bartëse në shortin e Kupës së EHF-së

Kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve, Besa Famgas është në mesin e bartësve në shortin për raundin e parë kualifikues të Kupës së EHF-së (EHF Cup). Ekipi pejan ndeshjet evropiane për edicionin 2019\2020, do t’i luajë më 31 gusht \ 1 shtator dhe më 7\8 shtator. Si bartës, Besa ka shmangur përballjet […]
Caktohen kundërshtarët e mundshëm të KHF Istogut

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka bërë të ditur emrat e skuadrave që do të paraqiten në edicionin 2019\2020 të Kupës së EHF-së (EHF Cup) në konkurrencë të femrave. Kosovën në këtë garë e përfaqëson kampioni, KHF Istogu, që ndeshjet e para i luan menjëherë në shtator. KHF Istogu paraqitet në raundin e parë kualifikues, […]
Shtete të shumta mbesin prapa Kosovës në ranglistën e EHF-së

Federata Evropian e Hendbollit ka ndryshuar sistemin e garave evropiane për klube, ndërsa ndryshimet hyjnë në fuqi pas një viti, prej edicionit 2020\2021. Në kuadër të këtyre ndryshimeve, EHF-ja të premten publikoi rangimin e vendeve që është i vlefshëm për edicionin e ardhshëm, pra edicionin 2020\21. Rangimi është i bazuar në sukseset e klubeve në […]
Më 16 korrik shorti i Kupave Evropiane

Më 16 korrik do të hedhet shorti për edicionin 2019-2020 në Kupa Evropiane në hendboll, përkatësisht në Kupën e EHF-së (EHF Cup) dhe Kupën Sfiduese (Challenge Cup). Të martën ishte afati i fundit për paraqitje i skuadrave të interesuara. Nga Kosova janë paraqitur për të garuar në Evropë tri skuadra, që këtë të drejtë e […]
Me paraqitje të denjë ndaj Gjermanisë mbyllim kualifikimet

Kombëtarja e Kosovës në hendboll i ka mbyllur me humbje kualifikimet për “Euro 2020”. Kosova të dielen luajti në Nyrnberg ndaj Gjermanisë, ndërsa humbi me rezultat 28:17. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 16:5, ndërsa në të dytën rezultati ishte i barabartë, 12:12. Humbja me 11 gola dallim megjithatë nuk vlerësohet shumë e lartë, kur […]
Vardari fiton Ligën e Kampionëve

Vardari i Shkupit është fitues i Ligës së Kampionëve në hendboll për edicionin 2018/19. Në finale, Vardari e ka mposhtur skuadrën nga Hungaria, Telekom Veszprem me rezultat 27:24. Ndeshja përfundimtare e FINAL4 të EHF Ligës së Kampionëve për hendbollistë është luajtur të dielen në Lanxess Arena në Kelln të Gjermanisë, në një atmosferë madhështore dhe […]
Vardari e Veszpremi në finalen e madhe

Vardari i Maqedonisë së Veriut dhe Telekom Veszpremi i Hungarisë do të takohen në finale të EHF Ligës së Kampionëve për hendbollistë. Finalja e madhe e garës kryesore evropiane zhvillohet të dielen (nesër) nga ora 18:00 në Kelln të Gjermanisë, ndërsa transmetohet drejtpërdrejt në RTV 21. Të shtunën u luajtën ndeshjet e para të FINAL4 […]
FINAL4 i Ligës së Kampionëve në RTV 21

Ngjarja elitare e hendbollit evropian do të transmetohet direkt nga RTV 21 përkatësisht 21 Plus. Bëhet fjalë për turneun përfundimtar (FINAL4) të Ligës së Kampionëve për hendbollistë që mbahet në fundjavë në Kelln të Gjermanisë. Në “Lanxess Arena” do të paraqiten katër skuadrat më cilësore evropiane dhe hendbollistët më të mirë në botë. Pritet hendboll […]
“Final 4” i Ligës së Kampionëve në RTV 21 Plus

Në fundjavë në Budapest luhet “Final 4” i Ligës së Kampionëve për hendbolliste. Priten ndeshje shumë cilësore dhe atmosferë madhështore. Tifozët e hendbollit në Kosovë mund të jenë pjesë e tyre përmes transmetimit që bëhet në RTV 21 Plus, që transmeton shumë ndeshje evropiane dhe poashtu të hendbollit kosovar. Do të paraqiten katër skuadrat më […]