Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Eliminohet Shqiponja

Skuadra e Shqiponjës është ndalur në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste. Pasi u mposht të dielën e kaluar në Schaffhausen nga skuadra zvicerane, Yellow Winterthur, Shqiponja pësoi edhe të shtunën në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë. Winterthuri fitoi me rezultat 48:29. Helen Cristine Da Silva Souza ishte më efikasja te skuadra gjakovare […]

Shqiponja e luan të shtunën ndeshjen e kthimit me Winterthurin

Shqiponja e Gjakovës e zhvillon të shtunën ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste.Shqiponja përballë do ta ketë skuadrën e madhe zvicerane, Winterthur. Ndeshja Shqiponja – Winterthur, zhvillohet nga ora 16:00 në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.Ndeshja e parë është luajtur të dielën në Schaffhausen të Zvicrës. Fitore me rezultat […]

Ferizaj në Itali për ndeshjet evropiane

Hendbollistet e Ferizajt kanë udhëtuar për në Salerno të Italisë ku do t’i luajnë dy ndeshje evropiane.Ferizaj garon në raundin e dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbolliste. Do të përballet me skuadrën Jomi Salerno. Ndeshja e parë është të shtunën nga ora 18:00, ndërsa e dyta të dielën nga ora 18:00.Ferizaj ka […]

Samadrexha i luan dy ndeshje në Greqi

Samadrexha do të ketë punë të vështirë në raundin e dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbolliste.Skuadra samadrexhase do të përballet me skuadrën e njohur greke, PAOK. Të dy ndeshjet do të luhen në fundjavë në Greqi, përkatësisht në Veria-Thessalonikis.Ndeshja e parë është të shtunën nga ora 18:30, ndërsa e dyta të dielën […]

Istogu e kërkon suksesin në Kupën Evropiane

Kampioni i Kosovës në hendboll, Istogu, i luan në fundjavë dy ndeshje të raundit të dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbolliste. Në palestrën “Dresha” në Banjë, Istogu takohet me skuadrën greke, AEP Panorama. Ndeshja e parë është të shtunën nga ora 19:00. Ndërkohë ndeshja e dytë zhvillohet të dielën nga ora 19:00. […]

Shqiponja mposhtet në ndeshjen e parë me Winterthurin

Shqiponja e Gjakovës e ka luajtur të dielën ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste. Në Schaffhausen të Zvicrës, Shqiponja u mposht nga skuadra e njohur zvicerane, Yellow Winterthur. Rezultati në fund ishte 38:23 në të mirë të Winterthurit. Pas 30 minutave lojë skuadra zvicerane kishte epërsi prej 11 golash, […]

Shqiponja e luan të dielën ndeshjen e parë në Kupën e Evropiane

Pas Besa Famgasit është skuadra e Shqiponjës që luan në skenën evropiane. Skuadra gjakovare e hendbollisteve të dielën nga ora 16:00 e zhvillon ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup). KHF Shqiponja do të përballet me skuadrën e njohur zvicerane, Yelloë Winterthur. Ndeshja zhvillohet në Schaffhausen të Zvicrës. Ndeshja […]

Besa Famgas e kalon me sukses raundin e parë të Kupës Evropiane

Besa Famgas ka arritur sukses të rëndësishëm të shtunën në Ankara të Turqisë. Besa e Pejës e kaloi me sukses raundin e parë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Besa Famgas pësoi 30:28 nga Depsas Enerji, por u kualifikua falë fitores 39:34 në ndeshjen e parë në Pejë. Ndeshja në Turqi ishte e fortë dhe e […]

Besa Famgas në Turqi për ta mbrojtur fitoren e parë

Besa Famgas e luan të shtunën (sot) ndeshjen e kthimit të raundit të parë të Kupës Evropiane për hendbollistë (EHF European Cup). Nga ora 12:00, skuadra pejane luan ndaj skuadrës turke, Depsas Enerji AS SK. Ndeshja zhvillohet në Ankara të Turqisë. Pejanët kanë udhëtuar me synim të qartë për në Turqi – që ta mbrojnë […]

Fitore shumë e rëndësishme evropiane e Besa Famgasit

Besa Famgas ka shënuar fitore shumë të rëndësishme të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Në kuadër të raundit të parë të Kupës Evropiane për hendbollistë, Besa Famgas e mposhti skuadrën turke Depsas Enerji me rezultat 39:34. Ekipi pejan që nga fillimi ishte në epërsi. Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:16 për Besën. […]