U zhvillua edhe ndeshja e dytë stërvitore me Turqinë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të shtunën edhe ndeshjen e dytë stërvitore me Turqinë. Ndeshja e dytë është dashur të luhet të dielen, por pas një vendimi të papritur të kombëtares së Turqisë, është luajtur të shtunën në Stamboll. Kombëtarja jonë është duke u përgatitur në Stamboll për ndeshjet kualifikuese me Izraelin […]
Dalladaku: Të bashkuar drejt kualifikimit në botëror

Kombëtaret U21 dhe U19 të Kosovës në hendboll po vazhdojnë përgatitjet për paraqitje në garën e rëndësishme, IHF Trophy Intercontinental, që prej të mërkurës mbahet në Prishtinë. Dy ditë më parë me kombëtaren e juniorëve (U21) është bashkuar pivoti Blendi Dalladaku që luan për grupmoshat e reja të klubit të njohur francez, Nantes. Dalladaku vlerëson […]
Në Ferizaj ndeshja më interesante e hendbollisteve

Këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 15-të në Superligën e hendbollisteve. Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo mes Kastriotit e Prishtinës, që luhet të shtunën nga ora 18:00. Prishtina është e katërta me 20 pikë, ndërsa Kastrioti i pesti me 12 pikë. Të shtunën janë edhe tri ndeshje tjera: Vushtrria – Drita (19:00), […]
Vlerësimi i përzgjedhësit Shabani për shortin

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) të enjten ka mësuar kundërshtarët e eliminatoreve për “Euro 2020”. Kosova do të garojë në grupin e tretë ku bëjnë pjesë edhe Gjermania, Sllovenia e Bjellorusia. Kombëtarja jonë ndeshjen e parë e luan si mysafire ndaj Sllovenisë, më 25 apo 26 shtator. Më pas më 28 apo 29 shtator […]
Gjinovci në konferencën e sekretarëve gjeneralë

Në Kopenhagë krahas shortit për kualifikimet e “Euro 2020” u mbajt edhe konferenca e sekretarëve gjeneralë të federatave nacionale të hendbollit. Kosovën në këtë konferencë e përfaqësuan sekretari gjeneral i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci dhe Sherif Xhema, administrator për IT. Është ky edicioni I 11-të i konferencës së sekretarëve gjeneralë, ndërsa morën […]
Ramadani: Synojmë fitore ndaj Izraelit

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) të mërkurën (nesër) udhëton për në Stamboll të Turqisë ku do të përgatitet për dy ndeshjet kualifikuese me Izraelin. Në Stamboll, Kosova do t’i luajë dy ndeshje stërvitore me Turqinë. Ndeshjet me Turqinë luhet më 6 e 7 prill e më pas kombëtarja jonë kthehet në Prishtinë ku e […]
Derbi i hendbollisteve luhet në Junik

Në Junik do të zhvillohet kryendeshja e javës së 13-të në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Të shtunën (nesër) nga ora 13:30 në sallën “Ereniku” në Junik takohen Istogu e Prishtina. Istogu ende nuk ka palestër të veten, ndërsa ndeshjet si nikoqir kryesisht i luan në Pejë. Por pasi palestra në Pejë të shtunën […]
Skuadrat lidere nuk pritet të kenë telashe

Me ndeshjen Prishtina – Vushtrria fillon xhiroja e 23-të në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Kjo ndeshje luhet të shtunën (nesër) nga ora 16:00. Prishtina është e treta me 32 pikë dhe është favorit ndaj Vushtrrisë që renditet në vend të gjashtë me 18 pikë. Të shtunën është edhe ndeshja Drita – Besa […]
Qerimi te skuadra ku Shabani ka lënë gjurmë

Hendbollisti i njohur, Arbër Qerimi ka kaluar te skuadra e njohur nga Luksemburgu, HC Berchem. Qerimi është 28-vjeçar dhe luan në rolin e qendrës. Ai luan rregullisht për Belgjikën dhe është prej më të mirëve në këtë kombëtare. Qerimi në pjesën e dytë të vitit të kaluar luajti me Zagrebin, skuadrën e njohur kroate me […]
Istogut i dalin telashe me udhëtim për në Spanjë, ku i luan dy ndeshje shumë të vështira

Hendbollistet e Istogut të premten e kanë kaluar thuajse tërë ditën në aeroport në Stamboll, pas telasheve që janë paraqitur për udhëtim për në Spanjë. Udhëtimi është dashur të bëhet prej Shkupit deri në Stamboll dhe më pas prej Stambollit për në Malaga të Spanjës. Por për shkak të motit të ligë, udhëtimi prej Shkupit […]