Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Besa Famgas luan të dielën ndeshje evropiane

Besa Famgas e luan të dielën mbrëma ndeshjan e parë në edicionin e ri të garave evropiane. Nga ora 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas e pret skuadrën turke, Depsas Enerji. Ndeshja i takon raundit të parë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbollistë. Skuadrës pejane i duhet përkrahja e tifozëve në […]

Paraqitja e mirë me favoriten e Evropianit nuk shpërblehet me pikë

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll ka luajtur ndeshje shumë të fortë të martën pasdite në Telavi të Gjeorgjisë. Ndonëse paraqitja ishte cilësore dhe loja e hapur deri në fund, Kombëtarja jonë mbeti pa pikë në përballje me Sllovakinë. Sllovakia është favorite e Evropianit B në Gjeorgji. Vajzat tona kanë luftuar nga fillimi e deri […]

Kastrioti luan në Luksemburg

Fituesi i Kupës së Kosovës, Kastrioti, do të udhëtojë në Luksemburg për ndeshjen e raundit të dytë të Kupës Evropiane. Shorti i së martës përcaktoi që Kastrioti të luajë me skuadrën nga Luksemburgu, Red Boys Differdange. Ndeshja e parë luhet në Luksemburg, ndërsa e kthimit në Ferizaj. Ndeshjet e raundit të dytë të EHF European […]

Besa Famgas me kundërshtar nga Turqia

Besa Famgas ka mësuar të martën kundërshtarin e raundit të parë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Skuadra pejane do të përballet me skuadrën turke, Depsas Enerji, dhe do ta synojë avancimin në raundin e dytë të EHF European Cup. Ndeshjet e raundit të parë të Kupës Evropiane janë më 6/7 dhe 13/14 shtator. Besa tashmë […]

Samadrexha luan me PAOK-un

Samadrexha do të përballet me skuadrën e njohur greke, PAOK, në Kupën Evropiane për hendbolliste. Shorti për raundin e dytë të EHF European Cup u tërhoq të martën dhe Samadrexha nuk kishte fat. PAOK-u ishte prej ekipeve më të forta të vazos së parë. Por skuadra e Samadrexhës, si gjithë skuadrat tjera tona, do të […]

Shqiponja përballë ekipit të madh zviceran

Shqiponja e Gjakovës do të ketë kundërshtar të vështirë në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste (EHF European Cup). Shorti i së martës ka caktuar që Shqiponja të përballet me skuadrën zvicerane Winterthur. Ndeshjet zhvillohen në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit. Shqiponja kthehet në gara evropiane me synim për sukses. Por […]

Ferizaj luan me Salernon e Italisë

Klubi i hendbollit Ferizaj do të përballet me Jumi Salernon e Italisë në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste (EHF European Cup). Shorti është tërhequr të martën në Vjenë. Ferizaj do të jetë vendas në ndeshjen e parë. Ndeshjet e raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste zhvillohen në fund të shtatorit […]

Istogu me kundërshtar nga Greqia

Kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Istogu, do të përballet me skuadër greke në raundin e dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup). Në shortin e tërhequr të martën, është caktuar që Istogu të luajë me skuadrën AEP Panorama. Istogu ishte bartës në short, ndërsa Panorama ishte e fundit e ranguar në […]

Istogu bartës në short, tri skuadrat tjera në vazon e dytë

Plot katër skuadra kosovare të hendbollisteve do të paraqiten në Kupën Evropiane (EHF European Cup). Të gjitha fillojnë prej raundit të dytë, ku gjithsej paraqiten 50 skuadra evropiane. Shorti tërhiqet më 15 korrik, ndërsa bartës në short është kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Istogu. Në Kupën Evropiane paraqiten edhe nënkampionia, Samadrexha, finalisti i […]

Besa Famgas fillon prej raundit të parë, Rahoveci e Kastrioti prej të dytit

Kampioni i Kosovës, Rahoveci, fituesi i Kupës, Kastrioti, dhe finalistja e Kupës, Besa Famgas, paraqiten në Kupën Evropiane (EHF European Cup) për hendbollistë. Besa Famgas fillon prej raundit të parë. Shorti për këtë raund garash, njëjtë si për të dytin, është më 15 korrik. Ndeshjet zhvillohen më 6/7 dhe 13/14 shtator. Në raundin e parë […]