Superliga e meshkujve, mësohen çiftet e xhiros së parë

Është tërhequr shorti për edicionin garues 2025/2026 në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Shorti është tërhequr të mërkurën pasdite në lokalet e FHK-së, ndërsa është transmetuar direkt në kanalin zyrtar të federatës sonë në “Youtube”. Shorti ka përcaktuar që Rahoveci ta fillojë mbrojtjen e titullit në ndeshjen në shtëpi ndaj Vushtrrisë. […]
Të mërkurën shorti i Superligës

Të mërkurën prej orës 14:00 tërhiqet shorti për edicionin 2025/2026 në Superligën e Kosovës në hendboll. Shorti do të tërhiqet në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës, ndërsa do të transmetohet në kanalin zyrtar të FHK-së në “Youtube”. Shorti do të tërhiqet për Superligën e meshkujve dhe atë të femrave. Edicioni i ri në […]
Presidenti Kolgeci takon drejtuesit e klubeve

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, ka zhvilluar të hënën takime me drejtuesit e klubeve të Superligës së Kosovës. Presidenti Kolgeci ka takuar ndaras drejtuesit e klubeve të Superligës së meshkujve dhe ata të klubeve të Superligës së femrave. Takimet ishin shumë konstruktive, ndërsa është diskutuar dhe janë shkëmbyer informata e ide […]
Kosova U19 mposhtet nga Portugalia në Botërorin në Egjipt

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të martën ndeshjen e pestë në Kampionatin Botëror “Egjipti 2025”. Pas dy fitoreve rresht Kombëtarja jonë u mposht nga Portugalia me rezultat 41:29. Që në nismë portugezët bënë shkëputje në rezultat dhe mbajtën epërsi deri në fund. Përpjekjet e djemve tanë nuk munguan, megjithatë këtë herë […]
Fitorja e dytë rresht e Kosovës U19 në Botëror

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka shënuar fitoren e dytë rresht në Kampionatin Botëror në Egjipt. Të hënën Kombëtarja jonë fitoi bindshëm ndaj Kuvajtit me rezultat 36:23. Ishte kjo ndeshja e parë e fazës së dytë grupore. Nga fillimi i ndeshjes djemtë tanë kanë dominuar plotësisht dhe kanë mbajtur epërsi bindëse. Portieri Olt […]
Kombëtarja e Kosovës e ka përfunduar me fitore bindëse paraqitjen në Kampionatin Evropian U17 në Prishtinë

Të dielën vajzat tona fituan bindshëm, 35:22, ndaj Britanisë së Madhe. Ndeshja ishte e vlefshme për vendin e shtatë. Aurea Konjuvca e Ardiola Surdulli i shënuan nga gjashtë gola për Kosovën. Pesë i kishte Elsa Shala e nga katër Rina Bytyqi e Valza Manxhuka.
U hap zyrtarisht Evropiani U17 në Prishtinë

Është mbajtur ceremonia zyrtare e hapjes së Kampionatit Evropian U17 për hendbolliste, që po mbahet në Prishtinë. Hapjen zyrtare të Evropianit e bënë presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci dhe përfaqësuesja e EHF-së, Leonor Mallozzi. Presidenti Kolgeci u ka dëshiruar sukses dhe qëndrim të këndshëm në Kosovë delegacioneve nga shtatë shtetet e tjera. Në hapje të […]
Caktohet orari i turneut “Summer Beach”

Është caktuar orari i ndeshjeve të turneut të hendbollit në rërë, “Summer Beach Tournament”. Turneu mbahet prej të premtes e deri të dielën në sheshin “Adem Preniqi” në Obiliq. Të premten te hendbollistët janë ndeshjet e Grupit A. Mjeshtrat – Istogu zhvillohet nga ora 19:30, Istogu – Plazhistët nga ora 20:30 dhe Plazhistët – Mjeshtrat […]
Në Obiliq turneu i hendbollit në rërë

Prej të premtes e deri të dielën në Obiliq mbahet turneu atraktiv i hendbollit në rërë. “Summer Beach Tournament” organizohet nga Federata e Hendbollit e Kosovës në bashkëpunim me KHF Tereza. Turneu është kualifikues për ngjarjet ndërkombëtare në “Beach Handball”, ndërsa zhvillohet në të dy konkurrencat. Gara pritet të zhvillohet nga gjashtë ekipe të meshkujve […]
Publikohet lista e pjesëmarrëseve të NLB Kampit

NLB Kampi Veror i Federatës së Hendbollit të Kosovës prej të shtunës vazhdon me hendbolliste të reja.Tashmë është finalizuar edhe lista e pjesëmarrëseve në aktivitetin më të rëndësishëm të verës të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Kampi mbahet në Banjë të Pejës, ndërsa grumbullimi bëhet në Hotel Onix nga ora 11:00.Pos lojtareve të reja nga […]