Ferizaj mposht Vushtrrinë, kalon në finale

Ferizaj është finalisti i dytë i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Në gjysmëfinalen e dytë, Ferizaj e mposhti Vushtrrinë me rezultatin 31:27. Ndeshja u luajt të shtunën pasdite në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.Vendaset nisën herët shkëputjen, ndërsa pas pjesës së parë rezultati ishte 20:15 në të mirë të Ferizajt.Ferizaj e […]
Fitore shumë e vështirë e Istogut ndaj Prishtinës

Istogu me shumë vështirësi e ka fituar gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.Të shtunën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Istogu fitoi ndaj Prishtinës me rezultatin 35:33. Kështu Istogu është finalisti i parë i Kupës së Kosovës.Ndeshja është vendosur vetëm në aksionet e fundit. Istogaset vetëm në fund […]
Katër skuadrat e hendbollisteve synojnë vendin në finale

Turneu final i Kupës së Republikës së Kosovës fillon me ndeshjet gjysmëfinale të hendbollisteve. Të shtunën prej orës 14:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, takohen Istogu e Prishtina. Është kjo gjysmëfinalja e parë. Istogu ka fituar titullin e kampionit, duke qenë i pandalshëm në Superligë. Tani istogaset e synojnë edhe Kupën e Kosovës, të […]
Dy gjysmëfinale të forta te hendbollistët

Besa Famgas ka kompletuar një kampionat plotësisht të suksesshëm. I ka fituar të gjitha ndeshjet dhe e ka fituar titullin e kampionit, duke vazhduar kështu dominimin në Superligën e Kosovës në hendboll.Skuadra pejane kërkon suksesin edhe në garat për Kupën e Kosovës. Turneu final i Kupës zhvillohet të shtunën e të dielën në qytetin e […]
Radha e cilës skuadër për ta fituar Kupën e Kosovës?

Istogu është fitues aktual i Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Istogu e fitoi vjet Kupën, që ishte hera e tretë për këtë skuadër. Kupës së Kosovës, istogaset iu gëzuan edhe në vitin 2018 e po ashtu në vitin 2019. Vushtrria ishte fituese në vitin 2020, ndërsa Prishtina në vitet […]
Kupa e Kosovës me histori të lavdishme

Besa Famgas, Prishtina, Kastrioti e Deçani janë skuadrat që kanë mbetur në garë për Kupën e Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Ndeshjet gjysmëfinale, Deçani – Kastrioti (18:00), Prishtina – Besa Famgas (20:00), zhvillohen të shtunën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Te të gjitha këto skuadra janë të vetëdijshëm për historinë […]
Fundjavë hendbolli në qytetin e hendbollit

Me turneun final të Kupës përfundon edicioni 2021/2022 i garave në hendbollin kosovar te seniorët. Turneu final i Kupës së Republikës së Kosovës zhvillohet në qytetin e hendbollit – Ferizaj. Pritet një mbyllje spektakolare e edicionit garues, ndërsa edhe interesimi i shikuesve pritet të jetë i madh. Udhëtimin në Ferizaj e kanë paralajmëruar adhurues të […]
Besa Famgas kampione pa asnjë humbje

Besa Famgas ka vazhduar dominimin e plotë në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Besa të enjten në Prishtinë e fitoi titullin e kampionit për edicionin 2021/2022. Madje këtë titull e ka fituar në mënyrë të veçantë, duke mos lëshuar asnjë pikë gjatë gjithë kampionatit. Pasi fitoi 18 ndeshjet e pjesës së rregullt të kampionatit, […]
Faruk Shala: Jam krenar me këtë skuadër

Trajneri i Istogut, Faruk Shala, thotë se është krenar me skuadrën që të mërkurën e fitoi titullin e kampionit të Kosovës në hendboll. Shala ka folur për sfidat me të cilat është përballur skuadra që drejton. Istogu i ka fituar të gjitha 26 ndeshjet, kurse në finale të plejofit ishte në dy ndeshje më i […]
Milatoviq: Kemi lënë zemrën në terren

Beku Natalija Milatoviq ishte prej lojtareve më të mira të Istogut në serinë finale të plejofit, por edhe gjatë gjithë edicionit. Istogu të mërkurën e fitoi titullin e kampionit të Kosovës në hendboll, të dytin në histori.Istogaset i fituan të dy ndeshjet finale ndaj Ferizajt. Titullin e festuan pikërisht në Ferizaj. Milatoviq në të dy […]