Istogu feston titullin e kampionit

Istogu ka kurorëzuar një edicion të jashtëzakonshëm me titull të kampionit të Kosovës në hendboll. Titullin e dytë në histori, skuadra istogase e siguroi të mërkurën pasdite në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Istogu fitoi ndaj skuadrës Ferizaj me rezultatin 26:25. Ishte kjo fitorja e dytë e hendbollisteve të Istogut në serinë finale të plejofit. […]
Të enjten finalja e dytë e hendbollistëve

Të enjten nga ora 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet zhvillohet ndeshja e dytë finale e plejofit të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Takohen Prishtina e Besa Famgas, dy skuadrat kryesore të këtij edicioni. Ndeshjen e parë të luajtur të shtunën në Pejë e kishte fituar Besa me rezultat 38:30. Kështu […]
Të mërkurën finalja e dytë, Ferizaj e Istogu premtojnë tjetër spektakël hendbolli

Të mërkurën luhet ndeshja e dytë e serisë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Nga ora 18:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj takohen Ferizaj e Istogu. Ndeshjen e parë të luajtur të shtunën e ka fituar Istogu me rezultat 32:31. Ndeshja e parë e luajtur në Istog ishte shumë interesante […]
Fitore e rëndësishme e Demajt dhe Hajdarit

Dy hendbollistet e rëndësishme të Kosovës, kapitenia Leonora Demaj dhe Marigona Hajdari kanë shënuar fitore të rëndësishme të dielën. Ato me skuadrën Ringkobing kanë fituar bindshëm, 35:26, ndaj skuadrës Ringsted. Ishte ndeshja e parë e serisë së plejautit ku skuadrat luajnë për një vend në elitën e Danimarkës në edicionin e ardhshëm. Ringkobingu ka luajtur […]
Besa Famgas e bën hapin e madh drejt titullit të kampionit

Besa Famgas e ka fituar ndeshjen e parë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll. Skuadrës pejane tani i duhet edhe një fitore apo një barazim për ta mbrojtur titullin e kampionit.Finalja e parë në mes të Besës dhe Prishtinës u luajt të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë dhe përfundoi me […]
Istogu fiton për një gol finalen e parë të luajtur në palestrën e stërmbushur

Një ndeshje dramatike është luajtur të shtunën mbrëma në palestrën në Istog që ishte e stërmbushur me thuaje 2000 shikues. Hendbollistet e Istogut dhe ato të Ferizajt e kanë zhvilluar ndeshjen e parë të finales së plejofit në Superligën e Kosovës. Skuadra e Istogut pas një ndeshje interesante ka fituar me një gol dallim, 32:31. […]
Hendbollistet e Samadrexhës vazhdojnë në Superligë

KHF Samadrexha do të paraqitet në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) edhe në edicionin e ardhshëm. Samadrexha të shtunën në ndeshjen e plejautit mposhti KEK-un me rezultatin 32:25.Pas pjesës së parë rezultati ishte 13:11 për samadrexhaset. Ndeshja u luajt në Istog.Agnesa Surdulli ishte më efikasja me 8 gola, sa i kishte edhe Teuta Maloku. […]
Samadrexha kthehet në Superligë

Samadrexha është konfirmuar qendër e rëndësishme e hendbollit. Pasi hendbollistet e këtij fshati konfirmuan mbetjen në elitë, në Superligë ka kaluar edhe skuadra e hendbollistëve Samadrexha.Në ndeshjen e plejautit, të shtunën në Istog, KH Samadrexha e mposhti Drenicën me rezultat 28:22. Pas pjesës së parë rezultati ishte 14:10 për Samadrexhën, që dallimin më të madh […]
Fillon liga e pionierëve

Në fundjavë fillon gara në ligën e pionierëve në hendboll, për djem dhe vajza.Ndeshjet e para zhvillohen në Ferizaj e në Klinë, të shtunën. Grupi A në të dy konkurrencat garon fillimisht në Ferizaj. Prej orës 10:00 është takimi i vajzave Kastrioti – Vushtrria, ndërsa prej orës 11:00 luajnë Prishtina e Ulpiana (vajzat). Më pas […]
Të shtunën luhen ndeshjet e plejautit

Të shtunën do të përcaktohen skuadrat e fundit që do të luajnë edicionin e ardhshëm në Superligën e Kosovës në hendboll në të dy konkurrencat. Ndeshjet përcaktuese, përkatësisht të plejautit do të zhvillohen në Istog. Prej orës 13:00 është ndeshja e plejautit te hendbollistet. Takohen Samadrexha dhe KEK-u. Samadrexha përfundoi e nënta në Superligën e […]