Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore bindëse e Deçanit në ndeshjen e fundit të Superligës B

Të shtunën ka përfunduar gara në Superligën B të Kosovës në hendboll. Deçani ka shënuar tjetër fitore bindëse. E ka mposhtur Drenicën me rezultat 48:15.Fatlind Mazrekaj e Albion Loshaj shënuan nga 8 gola për Deçanin. Bleart Zariqi shënoi 5 gola për Drenicën.Deçani e përmbyllë kampionatin në vendin e parë të Superligës B me 26 pikë. […]

Prishtina nuk lejon befasi, mposht Rahovecin

Prishtina e ka fituar ndeshjen e fundit në kuadër të Superligës A të Kosovës në hendboll. Të shtunën mbrëma në kryeqytet, Prishtina e mposhti Rahovecin me shifrat 42:34.Prishtina në plejof starton prej pozitës së dytë. Në gjysmëfinale do të takohet me Trepçën e vendit të tretë. Prishtina i ka mbledhur 45 pikë në 28 ndeshje.Rahoveci […]

Besa Famgas e përfundon ashtu si e nisi – me fitore

Besa Famgas e ka përfunduar stinorin në Superligën A të Kosovës në hendboll me bilanc të qindpërqindtë. Në kuadër të xhiros së 28-të, Besa të shtunën në “Karagaçi” e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 33:31.Besa në plejof starton nga pozita e parë. I ka 28 fitore, përkatësisht 56 pikë. Në gjysmëfinale të plejofit do […]

Ulpiana, Vjosa e Drita përshëndeten me humbje nga Superliga

Ulpiana, Vjosa e Drita të shtunën i kanë luajtur ndeshjet e fundit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Këto tri skuadra në edicionin e ardhshëm, 2022/2023, do të luajnë në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll.Ulpiana përfundon kampionatin në vendin e dhjetë me 8 pikë. Vjosa përfundon e 11-ta me […]

Hendbollistet i luajnë ndeshjet e xhiros së fundit të stinorit të rregullt

Të shtunën janë katër ndeshje të javës së 22-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave. Është kjo xhiroja e fundit e stinorit të rregullt. Menjëherë në mesjavë fillon plejofi, përkatësisht faza përcaktuese e kampionatit për titull.Skuadrat e kreut nuk pritet të kenë telashe për të fituar ndeshjet e fundit.Shqiponja – Ferizaj […]

Xhiroja e fundit vendos për pozitën e tretë

Të shtunën e të dielën luhen ndeshjet e javës së 28-të në Superligën A të Kosovës në hendboll. Është kjo xhiroja e fundit e Superligës A. E hapur ka mbetur gara për pozitën e tretë, të cilën e kërkojnë dy skuadra. Aktualisht e treta është Trepça me 31 pikë, ndërsa Rahoveci mban pozitën e katërt […]

Ferizajaset fitojnë ndeshjen e mbetur

Në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj të enjten është luajtur ndeshja e mbetur e javës së 12-të të Superligës së hendbollisteve në mes të Vëllaznimit dhe Kastriotit. Fitore ka shënuar Kastrioti me shifrat 36:25.Pas 30 minutave, rezultati ishte 17:7 për ferizajaset.Ermira Saliu e Verona Muhaxheri ishin më efikaset te Kastrioti me nga 7 gola. 6 […]

12 gola të Rudarit në fitoren e Kastriotit

Aldi Rudari ka shënuar 12 gola derisa Kastrioti ka fituar pikët në ndeshjen e luajtur në shtëpi. Kastrioti të enjten mbrëma në palestrën “Bill Clinton” e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 37:32. Pas pjesës së parë rezultati ishte 21:15. Ndeshja i takonte javës së 27-të të Superligës A të Kosovës në hendboll. Ishte kjo […]

Besa pa telashe në Rahovec

Besa Famgas e ka fituar edhe ndeshjen e xhiros së 27-të të Superligës A të Kosovës në hendboll. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, skuadra pejane e mposhti Rahovecin vendas me rezultat bindës, 49:26. Pas 30 minutave rezultati ishte 23:15 në të mirë të skuadrës mysafire.Prej 13 lojtarëve të Besës që shënuan gola, më […]