Ferizaj e Prishtina e luajnë derbin e xhiros

Ferizaj e Prishtina takohen në derbin e xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 17:30 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.Bëhet fjalë për dy skuadrat që synojnë trofe dhe i takojnë pjesës së epërme të tabelës. Aktualisht Prishtina është e dyta me […]
Kastrioti synon fitore për t’iu afruar plejofit

Pas ecurisë së mirë, Kastrioti i Ferizajt sërish është në garë për pozitën e katërt në Superligën A të Kosovës në hendboll. Pozita e katërt dërgon në plejof.Tri xhiro para fundit, Kastrioti është i pesti me 25 pikë. Rahoveci mban pozitën e katërt me 28 pikë. Pikërisht këto dy skuadra takohen të shtunën nga ora […]
Fitore me dhjetë gola dallim e Istogut në Vushtrri

Istogu e ka fituar bindshëm derbin e javës së 20-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të enjten istogaset fituan në udhëtim ndaj Vushtrrisë me rezultat 34:24. Pjesa e parë ishte kryesisht e barabartë, por në minutat e fundit mysafiret u shkëputën në tre gola, 15:12. Një seri e mirë në […]
U mbajt Kuvendi i Punës i FHK-së

Të enjten pasdite në Prishtinë është mbajtur Kuvendi i Rregullt i Punës i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Punimet e Kuvendit i ka udhëhequr presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, ndërsa pjesëmarrës ishin 29 nga 43 delegatë sa numëron Kuvendi i Federatës tonë. Nga delegatët ka pasur diskutime konstruktive që i kanë shërbyer mbarëvajtjes së punimeve, […]
Edhe një fitore për Besa Famgas

Besa Famgas ka shënuar fitoren e radhës, përkatësisht të 25-tën nga 25 ndeshje të luajtura në kampionatin e Kosovës në hendboll.Në kuadër të xhiros së 25-të të Superligës A, ekipi pejan e mposhti Prishtinën në kryeqytet me rezultat 37:32. Ishte një prej derbive të kësaj xhiroje.Besa që në nismë krijoi epërsi prej disa golash, kurse […]
Vëllaznimi shfaq vlera, mposht Rahovecin në shtëpi

Vëllaznimi ka shënuar fitore me peshë në Superligën A të Kosovës në hendboll. Të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së 25-të, ekipi gjakovar e mposhti Rahovecin në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.Vëllaznimi fitoi me rezultatin 31:27, kurse te fitorja erdhi në pjesën e dytë.Pjesa e parë ishte e barabartë ndërsa në epërsi ishte herë […]
Kastrioti konfirmon formën, fiton ndaj Trepçës në Mitrovicë

Portieri Liridon Esati mbylli portën në pjesën e dytë për ta udhëhequr Kastriotin ndaj fitores në Mitrovicë. Esati bëri shumë pritje, ndërsa Kastrioti i Ferizajt e mposhti Trepçën me rezultatin 25:22. Ishte ky derbi i xhiros së 25-të të Superligës A, ndërsa u luajt të mërkurën mbrëma.Kastrioti falë mbrojtjes së fortë, në pjesën e dytë […]
Prishtina fiton në Gjakovë, Samadrexha merr pikët ndaj Jusuf Gërvallës

Të mërkurën u luajtën dy ndeshjet e para të javës së 20-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.Prishtina ka fituar në Gjakovë ndaj Shqiponjës me rezultat bindës, 46:23. Alma Nivokazi i shënoi 12 gola për Prishtinën, ndërsa 9 i kishte Shkurta Mehmeti.Te Shqiponja më efikasja ishte Elma Hoda me 13 gola.Në […]
Derbi në Vushtrri

Vushtrria e Istogu takohen në derbin e xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kjo ndeshje zhvillohet të enjten nga ora 17:30. Istogu ka fituar 19 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 38 pikë. Ndërkohë kampionia në fuqi, Vushtrria, është e treta me 30 pikë. Vushtrriaset do […]
Priten tri ndeshje interesante në xhiron e 25-të

Të mërkurën nga ora 20:00 luhen tri ndeshjet e xhiros së 25-të në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Shpresohet në ndeshje të forta dhe me rivalitet. Në kryeqytet, Prishtina e pret Besa Famgasin. Pra takohen skuadra e dytë me skuadrën e parë në tabelë. Në ndeshjet e deritashme të këtij edicioni ka munguar […]