Istogu fiton bindshëm ndaj Samadrexhës

Istogu ka bërë vend në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Në çerekfinale, istogaset fituan ndaj Samadrexhës me rezultat bindës, 43:19. Që në pjesën e parë u përcaktua fituesi. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 24:5 për Istogun.Anja Bojaniq ishte më efikasja te Istogu me 10 gola. Nga 8 i […]
Besa Famgas pa telashe në gjysmëfinale

Besa Famgas, ashtu si pritej, ka zënë vend në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll.Të mërkurën mbrëma në Pejë, Besa e mposhti Rahovecin me rezultatin 39:26. Pas pjesës së parë rezultati ishte 21:15 për Besën.Njëmbëdhjetë lojtarë të Besa Famgas shënuan gola në ndeshjen çerekfinale, kurse më efikasi ishte Egzon Gjuka me 7 gola. Egzon […]
Deçani mposhtë Trepçën në Mitrovicë, kalon në gjysmëfinale të Kupës

Deçani ka arritur sukses të madh të mërkurën mbrëma. Skuadra deçanase është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll. Madje gjysmëfinalen e ka arritur duke bërë befasi të madhe. Deçani, që garon në Superligën B, e ka mposhtur Trepçën në Mitrovicë me rezultat 28:25.Për deçanasit ishte fitorja e dytë rresht ndaj “xehetearëve”. Ndeshja […]
Më 7 prill Kuvendi i Punës i Federatës së Hendbollit

Kuvendi i Rregullt i Punës i Federatës së Hendbollit të Kosovës do të mbahet më 7 prill. Kuvendi i Punës mbahet në Prishtinë.Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini të mërkurën ka dërguar ftesën për kuvend te klubet dhe shoqatat e hendbollit.Në Kuvend do të diskutohen dhe pritet të miratohen raporte të ndryshme […]
Çerekfinalja e Kupës, ndeshja më interesante në Ferizaj

Hendbollistet në mesjavë i luajnë ndeshjet e çerekfinales së Kupës së Kosovës. Dy ndeshje janë të mërkurën e dy tjera të enjten.Ndeshja e parë është ajo në mes të Ferizajt dhe Jusuf Gërvallës. Zhvillohet të mërkurën nga ora 16:30. Skuadra vendase është favorite e madhe për të avancuar në gjysmëfinale.Favorit është edhe Istogu, që luan […]
Në Ferizaj e Mitrovicë ndeshje interesante të çerekfinales së Kupës

Të mërkurën luhen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Janë dy ndeshje që priten me vëmendje.Skuadrat e Superligës A, Kastrioti e Vëllaznimi takohen nga ora 18:30 në Ferizaj. Skuadra e Kastriotit ka mbetur prapa në garën për plejof, ndërsa synon që të zë vend në turneun final të Kupës […]
Rahoveci fiton derbin dhe del në vendin e tretë

Rahovecit i ka takuar derbi i xhiros së 21-të në Superligën A të Kosovës në hendboll. Të dielën mbrëma, Rahoveci e mposhti Kastriotin e Ferizajt me një gol dallim, 24:23. Ndeshja ishte e fortë dhe kryesisht e barabartë.Më mirë takimin e nisën vendasit që në pjesën e parë kryesisht ishin në epërsi të lehtë. Pas […]
Fitore e Prishtinës ndaj Vëllaznimit

Prishtina ka shënuar fitore të re në Superligën A të Kosovës në hendboll.Të dielën mbrëma, Prishtina fitoi ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultatin 38:29. Pas pjesës së parë epërsia e prishtinasve ishte tri gola, 19:16.Agon Bajqinovci ishte më efikasi te Prishtina me 8 gola. Nga 7 i realizuan tre lojtarë.Florian Rexha realizoi më së shumti […]
Deçani fiton ndaj Llapit në Superligën B

Deçani e Llapi e kanë luajtur të shtunën ndeshjen e radhës në Superligën B të Kosovës në hendboll. Në kuadër të xhiros së 20-të, Deçani ka fituar ndaj Llapit me rezultat 34:25. Në pjesën e parë vendasit kishin epërsi të lehtë, ndërsa pas 30 minutave lojë rezultati ishte 16:12. Edhe pjesa e dytë u dominua […]
Fillimi i mirë nuk i mjafton Trepçës, Besa vazhdon me fitore

Besa Famgas ka shënuar fitoren e radhës në Superligën A të Kosovës në hendboll. Në kuadër të javës së 21-të, Besa Famgas fitoi ndaj Trepçës në Mitrovicë me rezultatin 35:28. Ndeshjen më mirë e nisën vendasit. Madje krijuan epërsi prej 5:1 e 6:2. Por më pas pejanët morën kontrollin e lojës dhe shpejtë krijuan epërsi […]