Prishtina fiton derbin me kampionen aktuale

Hendbollistet e Prishtinës e kanë fituar derbin e javës së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Të shtunën mbrëma, Prishtina fitoi ndaj kampiones aktuale, Vushtrrisë, me rezultat 27:24. Ndeshja u luajt në Vushtrri para një numri të konsiderueshëm shikuesish. Pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa pas 30 minutave lojë rezultati ishte 14:13 në […]
Kastrioti – Prishtina, ndeshja më interesante e çerekfinales së Kupës

Të premten është tërhequr shorti për çerekfinalen e Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen më 23 e 24 mars.Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo që do të zhvillohet në Ferizaj në mes të Kastriotit dhe Prishtinës.Skuadra tjetër ferizajase, KHF Ferizaj, e pret Jusuf Gërvallën e Deçanit.Kampionia […]
Dy derbi në çerekfinale të Kupës te hendbollistët

Të premten është tërhequr shorti edhe për çerekfinalen e Kupës së Kosovës në konkurrencë të meshkujve. Faza çerekfinale do të ofrojë dy ndeshje që pritet të jenë të forta dhe me rivalitet. Trepça e pret në Mitrovicë skuadrën e Deçanit, që e ka mposhtur kohë më parë në kuadër të Superligës. Mitrovicasit e kërkojnë vendin […]
Derbi i hendbollisteve luhet në Vushtrri

Të shtunën luhen të gjitha ndeshjet e xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Vëmendja do të jetë në Vushtrri ku zhvillohet derbi i xhiros. Nga ora 17:00, kampionia në fuqi, Vushtrria, e pret Prishtinën. Të dy skuadrat i kanë nga 26 pikë dhe mbajnë pozitat dy e tre […]
Xhiro tjetër me shumë derbi

Xhiroja e 20-të e Superligës A të Kosovës në hendboll ofron tri ndeshje që pritet të jenë të forta e interesante. Xhiroja hapet në palestrën “Karagaçi” në Pejë ku takohen Besa Famgas e Prishtina. Pra takohen i pari dhe i dyti në tabelë. Besa udhëheq me 38 pikë, ndërsa Prishtina është e dyta me 33.Besa […]
Besa Famgas me fitore të thellë ndaj Vëllaznimit

Besa Famgas ka vazhduar me fitore edhe në Superligën A. Pasi fitoi të gjitha 18 ndeshjet në pjesën e rregullt të kampionatit, skuadra pejane fitoi edhe të enjten mbrëma në kuadër të Superligës A. Ndeshjen e xhiros së 19-të kampionale ndaj Vëllaznimit të Gjakovës, Besa e fitoi me rezultat 45:23. Dallimi i madh u bë […]
Nesër shorti i çerekfinales së Kupës

Të premten (nesër) tërhiqet shorti për ndeshjet e çerekfinales së Kupës së Kosovës në hendboll. Shorti tërhiqet prej orës 13:00 në lokalet e FHK-së, ndërsa transmetohet direkt në kanalin zyrtar të FHK-së në “youtube”.Ndeshjet e fazës çerekfinale zhvillohen më 23 e 24 mars.Te hendbollistët në çerekfinale janë Besa Famgas, Prishtina, Trepça, Vëllaznimi, Kastrioti, Deçani, Rahoveci […]
Trepça i revanshohet Rahovecit

Trepça nuk ka lejuar që të mposhtet dy herë rresht nga Rahoveci në “Minatori”. Të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së 19-të kampionale, përkatësisht xhiros së parë të Superligës A, Trepça fitoi ndaj “vreshtarëve” me rezultat 29:23. 15:11 ishte rezultati pas pjesës së parë. Rahoveci javë më parë fitoi në Mitrovicë, por të mërkurën […]
Prishtina fiton derbin e fortë me Kastriotin

Prishtina e ka nisur me fitore garimin në Superligën A të Kosovës në hendboll. Të mërkurën mbrëma në kryeqytet, Prishtina fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultat 30:27. Ndeshja e dy skuadrave të mëdha të hendbollit kosovar ishte e fortë dhe u vendos vetëm në fund. Në pjesën e parë Prishtina ishte në epërsi të […]
Superliga A fillon me dy ndeshje interesante

Të mërkurën e të enjten zhvillohen ndeshjet e para në kuadër të Superligës A të Kosovës në hendboll. Në Superligën A garojnë gjashtë skuadrat e para në tabelë, pas pjesës së rregullt të kampionatit. Në Superligën A garohet për titull të kampionit, përkatësisht për vend në plejof. Të mërkurën janë dy ndeshje në kuadër të […]