Afati kalimtar deri më 15 janar

Më 7 janar është hapur afati kalimtar për hendbollistë dhe hendbolliste. Afati kalimtar është i hapur deri më 15 janar, ndërsa pritet të ketë lëvizje të lojtarëve. Janë disa skuadra që kanë paralajmëruar angazhimin e lojtarëve të rinj për pjesën e dytë të kampionatit. Pritet garë e fortë si te hendbollistët ashtu edhe te hendbollistet […]
Rahoveci fiton ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor

Zhegra e Rahoveci janë takuar të mërkurën në Gjilan, në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll. Rahoveci ka shënuar fitore me rezultatin 30:23. Ishte kjo ndeshja përmbyllëse e xhiros së 14-të, që është e fundit për këtë vit. Pjesën e parë të kampionatit Rahoveci e ka përfunduar në pozitën […]
Ndeshje dramatike në Podujevë, Trepça fiton me gol në aksionin e fundit

Një ndeshje shumë dramatike është luajtur të martën mbrëma në Podujevë. Llapi i ka shkaktuar telashe të mëdha Trepçës që llogaritej favorite. Llapjanët me angazhim dhe me luftë sportive kanë bërë që ndeshja të vendoset vetëm në aksionin e fundit. Trepça fitoi me rezultat 29:28, ndërsa golin e fundit mitrovicasit e shënuan në minutën e […]
Në Ferizaj kryendeshja e xhiros së fundit të vitit

Kastrioti – Deçani është kryendeshja e xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Është kjo xhiroja e fundit për vitin 2021. Ndeshja në Ferizaj luhet të martën (sot) prej orës 18:00. Është ndeshje me shumë peshë sa i takon garës për të vazhduar në Superligën A në pjesën e dytë të kampionatit. Kastrioti […]
Fitore e re e Rahovecit në Superligë, mposht Kastriotin

Rahoveci e ka shënuar edhe një fitore në Superligën e Kosovës në hendboll. Të dielën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultatin 32:28. Ndeshja i takoi xhiros së 13-të të SuperligësAdonit Isufi me 12 gola dhe Alban Haziri me 8, ishin më efikasët te Rahoveci. Festim Mustafa u dallua […]
Derbi i fortë në Deçan, Mazrekaj shënon golin e fitores për vendasit

Një ndeshje shumë e fortë është luajtur të shtunën mbrëma në Deçan. Janë takuar Deçani e Vëllaznimi i Gjakovës, ndërsa me gol në minutën e 59-të, fitore shënoi skuadra vendase. Ishte Fatlind Mazrekaj që realizoi për 32:31 në minutën e 59-të. Me këtë rezultat edhe përfundoi takimi i xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës […]
Deçani e Rahoveci nikoqirë të derbive të xhiros

Deçani – Vëllaznimi dhe Rahoveci – Kastrioti janë kryendeshjet e javës së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Ndeshja në Deçan luhet të shtunën nga ora 19:00, ndërsa ajo në Rahovec të dielën nga ora 18:00.Këto katër skuadra janë në garë për të zënë vend në Superligën A. Aktualisht Rahoveci është […]
Besa mposht Deçanin dhe kthehet në vendin e parë

Pas paraqitjes dinjitoze në skenën evropiane, Besa Famgas i është kthyer ndeshjeve në Superligën e Kosovës. Besa të martën e luajti ndeshjen e javës së 12-të ndaj Deçanit. Fitoi me rezultat 42:17, ndonëse pushoi disa prej lojtarëve bartës. Jon Muqolli e Arbios Mushkolaj ishin më efikasët te ekipi pejan me nga 8 gola. Jon Vokshi […]
Rahoveci me fitore të madhe në Gjakovë

Rahoveci ka përmbysur rezultatin në pjesën e dytë për ta fituar derbin e javës së 12-të të Superligës ndaj Vëllaznimit. Të dielën në Gjakovë, Rahoveci fitoi me rezultat 27:25, ndonëse pas 30 minutave lojë ishte duke humbur 16:14. Në pjesën e parë gjakovarët vazhdimisht ishin në epërsi. Por pjesa e dytë ishte më ndryshe. Fillimisht […]
Alot udhëheqin Prishtinën drejt fitores në Ferizaj

Agon Bajqinovci ka shënuar 10 gola, ndërsa Lulzim Shabani shtoi 9 gola në fitoren e Prishtinës ndaj Kastriotit. Ndeshja e së shtunës në Ferizaj i takoi xhiros së 12-të të Superligës dhe u fitua nga Prishtina me rezultat 40:34.Ndeshjen më mirë e nisën ferizajasit, por pas minutës së dhjetë Prishtina nisi shkëputjen. Pas 30 minutave […]