Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Caktohen skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Pionierëve

Të shtunën në Podujevë ka nisur Final8 i Ligës së Pionierëve të Kosovës në hendboll. Janë luajtur katër ndeshje të mira, ndërsa ka pasur elemente shumë premtuese për të ardhmen. Fillimisht Llapi fitoi 32:23 ndaj Rahovecit. Në ndeshjen e dytë çerekfinale Deçani e mposhti Vushtrrinë me shifrat 30:14. Çerekfinalja e tretë mes Prishtinës dhe Besa […]

Në Podujevë Final8 i Ligës së Pionierëve

Për tri ditë rresht arena “Hakif Zejnullahu” në Podujevë do të presë qindra hendbollistë të rinj. Prej të shtunës e deri të hënën zhvillohet Final8 i Ligës së Pionierëve të Kosovës në hendboll. Turneu i tetë skuadrave më të mira zhvillohet pas fazës grupore. Të shtunën janë ndeshjet çerekfinale. Llapi e Rahoveci takohen nga ora […]

Në Pejë aktiviteti i radhës me fëmijë

Në Pejë është mbajtur aktiviteti i radhës për nder të 1 Qershorit, ditës së fëmijëve. Të hënën në Institucionin Parashkollor “Pëllumbat e Paqes” qindra fëmijë u njoftuan me gjëra bazike të lojës së bukur të hendbollit. Këtë aktivitet e kanë organizuar Federata e Sportit Shkollor në bashkëpunim me federatën tonë dhe federatat tjera sportive. Me […]

Vushtrria e fiton titullin e kampionit në Ligën e Pioniereve

Vushtrria është kampione e Ligës së Pioniereve (U16) të Kosovës në hendboll. Në finale, të hënën pasdite në Gjakovë, Vushtrria e mposhti Besën e Pejës me rezultat 20:16. U zhvillua lojë e fortë dhe interesante, ndërsa lojtaret e të dy skuadrave dëshmuan që kanë të ardhme. Jusra Begu e Eliza Shabani i shënuan nga shtatë […]

Vushtrria e Besa në finale të Ligës së Pioniereve

Të dielën në Gjakovë janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale të Final 8 të Ligës së Pioniereve të Kosovës në hendboll. Në ndeshjen e parë u përballën Istogu U16 dhe Vushtrria U16. Fitore shënoi skuadra vushtrriase me rezultat 23:19. Eliza Shabani i shënoi 14 gola për Vushtrrinë, katër i kishte Jusra Begu e tri Suela Vilanci. Tek […]

Caktohen skuadrat gjysmëfinaliste në ligën e pioniereve

Të shtunën në Gjakovë janë luajtur ndeshjet e para të Final 8 të Ligës së Pioniereve (U16) të Kosovës në hendboll. Ishin këto ndeshjet çerekfinale, që ishin të parat pas fazës grupore. Ndeshja e parë mes Shqiponjës dhe Vushtrrisë ishte më interesantja. Pas vazhdimeve, fitore me rezultat 29:26 shënoi Vushtrria, që bëri vend në gjysmëfinale. […]

Presidenti Kolgeci: Një edicion i shkëlqyer me rritje të vazhdueshme të konkurrencës

Pas përfundimit të suksesshëm të garave, përkatësisht të turneut të Kupës së Republikës së Kosovës dhe fazës finale të kampionatit në të dy gjinitë, dëshiroj të shpreh falënderimet më të sinqerta për të gjithë pjesëmarrësit dhe komunitetin e hendbollit në vendin tonë. Këtë edicion garues kemi qenë dëshmitarë të një rritjeje të ndjeshme të konkurrencës, […]

Rahoveci, kampion i Kosovës për herë të dytë

Rahoveci është kampion i Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Titullin e dytë rresht Rahoveci e fitoi të enjten mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Në finalen e dytë të plejofit, Rahoveci e mposhti Kastriotin vendas me rezultat 34:32. Rahovecasit e kanë fituar edhe finalen e parë, të dielën. Ndeshja e dytë ishte […]

Finale spektakolare na pret në “Bill Clinton”

Kastrioti e Rahoveci e luajnë të enjten mbrëma ndeshjen e dytë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Ndeshja zhvillohet nga ora 20:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Palestra pritet të mbushet me shikues, ndërsa në fushën e lojës pritet spektakël hendbolli. Rahovecit i duhet fitorja për ta […]

Zherka: Bashkë me tifozët e zjarrtë synojmë të dalim fitues

Trajneri i Kastriotit, Verim Zherka, vlerëson se të dielën në Rahovec skuadra e tij e luajti ndeshjen më të dobët deri më tani. Ai ka përmendur gabimet që i kanë bërë ferizajasit, ndërsa është shprehur i bindur se të njëjtat nuk do të përsëriten të enjten mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Kastrioti e […]