Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Cabanas: I fituam të gjitha ndeshjet, jemi fitues të vërtetë

Trajneri spanjoll, Javier Cabanas, ka udhëhequr Besa Famgasin drejt një edicioni shumë të suksesshëm. Besa e Pejës i ka fituar të gjitha ndeshjet dhe fitoi dy trofetë, atë të kampionit dhe Kupën e Kosovës. “Këta dy trofe janë shpërblim për punën 10 muajshe. Kishim tre objektiva. Në Evropë jemi eliminuar nga Borci në raundin e […]

Gjuka: Peja, qendër e hendbollit

Egzon Gjuka ka dhënë kontribut te Besa Famgas që të shtunën e fitoi edhe Kupën e Kosovës. Besa Famgas më herët ka fituar edhe titullin e kampionit dhe kështu po vazhdon dominimin.“E përmbyllëm edhe një edicion të suksesshëm në Kosovë, ku pas titullit arritëm që të kurorëzohemi edhe me Kupën e Kosovës. Besoj se puna […]

Besa Famgas vazhdon dominimin, fiton Kupën e Kosovës

Besa Famgas ka vazhduar dominimin në hendbollin kosovar. Skuadra pejane të shtunën mbrëma në Istog e ka fituar Kupën e Republikës së Kosovës në hendboll. Besa Famgas në finale e mposhti Prishtinën me rezultatin 38:29.Finalja ishte e fortë dhe interesante, ndërsa Besa ka shfaqur më shumë. Prishtina është mbajtur në lojë, por pejanët gradualisht janë […]

Rugova: Ky trofe na motivon për më shumë sukses në Evropë

Kapitenia Albina Rugova ka udhëhequr Istogun drejt triumfit në garën për Kupë të Kosovës. Rugova u shpall lojtare e ndeshjes finale, ndërsa thotë se vlera e këtij trofeu është e madhe.“Kemi qenë pa konkurrencë gjatë gjithë edicionit dhe e kemi merituar titullin. Por kemi lënë prapa vetes atë gjë dhe është me rëndësi që kemi […]

Ahmetxhekaj: Kjo është fytyra e vërtetë e Istogut

Blerta Ahmetxhekaj me pritjet e saj e ka ndihmuar Istogun që ta fitoj Kupën e Kosovës.“Kemi qenë skuadër pa konkurrencë gjatë tërë kampionatit. Këtë arritëm ta dëshmojmë në këto dy ndeshje për Kupë. Dje dhe sot kemi luajtur ashtu siç vërtetë jemi – skuadër me kualitet dhe lojë kolektive. Shpresojmë që vitin tjetër të fitojmë […]

Muratoviq: Dëshmuam se jemi ekipi më i mirë

Esma Muratoviq është shpallur lojtarja më e mirë e Final4 të Kupës së Republikës së Kosovës. Muratoviq dha kontribut të madh që KHF Istogu ta fitoj Kupën.”Kemi treguar se Istogu është pa konkurrencë klubi ma i mirë në Kosovë. Të gjithë e dinë se kemi merituar shumë më tepër, por shumë na kanë ngadalësuar. Shumë […]

Istogu fiton Kupën e Kosovës

Istogu është fitues i Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Skuadra istogase të shtunën në finale e mposhti Prishtinën me rezultat 31:23. Ndeshja finale është luajtur në palestrën e qytetit në Istog. Pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa përfundoi me epërsi të vendaseve (14:11). Ndërkohë në pjesën e dytë kanë dominuar hendbollistet e […]

Besa Famgas apo Prishtina?

Me finalen e Kupës së Republikës së Kosovës në konkurrencë të meshkujve, i mbyllim garat e seniorëve për këtë edicion garues.Besa Famgas synon që pas titullit ta fitoj edhe Kupën e Kosovës. Prishtina ka ambicie po ashtu për ta përfunduar edicionin me trofe.Shpresojmë të gjithë për një ndeshje të fortë e interesante.Palestra e qytetit në […]

Istogu apo Prishtina?

Nga ora 17:00 na pret finalja e Kupës së Republikës së Kosovës në konkurrencë të femrave.Të dy skuadrat janë të përkushtuara për të fituar trofeun e çmuar. Shpresojmë në lojë cilësore dhe interesante.Fat për të dy skuadrat.

Istogu në finale të Kupës së Kosovës

KHF Istogu do të luaj në finale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Të shtunën Istogu në finale takohet me Prishtinën. Kalimin në finale istogaset e siguruan të premten mbrëma në palestrën e tyre. Istogu e mposhti Vushtrrinë në gjysmëfinale me rezultat 30:21. Istogaset nisën herët shkëputjen në rezultat dhe kanë qenë vazhdimisht […]