Istogu shënon fitoren e 20-të rresht, triumfon edhe Ferizaj

Kapitenia Albina Rugova ka shënuar 11 gola dhe ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës. Istogu të dielën fitoi 47:16 ndaj Vjosës së Shtimes. Për istogaset ishte fitorja e 20-të rresht në këtë edicion. Skuadra e Istogut udhëheq në tabelë me 40 pikë. Vjosa është e 11-ta me vetëm 6 pikë. […]
Fitore bindëse për Besa Famgasin e Prishtinën

Besa Famgas e Prishtina kanë fituar bindshëm ndeshjet e javës së 27-të, të parafundit në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Kampioni dhe lideri i klasifikimit, Besa Famgas fitoi në Ferizaj ndaj Kastriotit me rezultat 43:29. Reprezentuesi i Kosovës, Jon Muqolli dhe spanjolli Victor Alonso u shquan me efikasitet te pejanët, duke realizuar nga […]
Kastrioti fiton në Gjakovë, pikët edhe për Prishtinën e Samadrexhën

Kastrioti i Ferizajt ka mposhtur Shqiponjën e Gjakovës me rezultat 36:32. Ndeshja e luajtur të shtunën në Gjakovë i takoi xhiros së 20-të të Superligës së hendbollisteve. Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:17 për ekipin ferizajas. Shqiponjës nuk i mjaftuan as 20 golat e Argoneta Goqit. 5 gola për Shqiponjën i shënoi Shpresa Fazlija. […]
Lideri para fitores së re

Në fundjavë luhen ndeshjet e xhiros së 27-të (të parafundit) të stinorit të rregullt të Superligës A të Kosovës në hendboll. Të shtunën janë ndeshjet Kastrioti – Besa Famgas (18:00) dhe Trepça – Prishtina (19:00). Ndërkohë të dielën është takimi Drenica – Vëllaznimi (17:00). Besa Famgas ka fituar të gjitha 26 ndeshjet e deritashme dhe […]
Javë pa derbi te hendbollistet

Skuadrat e kreut të tabelës nuk pritet të hasin në telashe për të fituar ndeshjet e xhiros së 20-të të Superligës së hendbollisteve, që luhen këtë fundjavë.Deri në fund të stinorit të rregullt kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u zhvilluar. Në kuadër të javës së 20-të, të shtunën janë takimet Shqiponja – Kastrioti (14:00), […]
Fitore për skuadrat mysafire

Samadrexha e Shqiponja kanë fituar dy ndeshjet e së dielës në Superligën e hendbollisteve. Të dy skuadrat fituan ndeshjes si mysafire, në javën e 19-të. Samadrexha fitoi në Obiliq ndaj KEK-ut me rezultat 31:21. Arlinda Maloku me 11 gola dhe Gentiana Basholli me 8 gola ishin më efikaset te Samadrexha. Elona Grajqevci shënoi 8 gola […]
Prishtina merr pikët në Gjakovë

Prishtinës i ka takuar ndeshja e fundit e xhiros së 26-të të Superligës A të Kosovës në hendboll. Të dielën në Gjakovë, Prishtina fitoi ndaj Vëllaznimit me rezultat 29:25. Pas pjesës së parë rezultati ishte 14:11 në të mirë të Prishtinës. Deniz Terziqi shënoi 6 gola për Prishtinën, kurse nga 5 gola i realizuan Lulzim […]
Kampioni merr pikë në kryeqytet, Vushtrria fiton në Ferizaj

Nuk ka dhënë fitues derbi i xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Të shtunën në kryeqytet, Prishtina e Ferizaj barazuan 33:33. Skuadra prishtinase kishte epërsi prej dy golave pas pjesës së parë, 18:16, por atë nuk e mbajti deri në fund. Ndeshjen më mirë e hapën ferizajaset që kishin epërsi deri […]
E 26-ta rresht për Besa Famgasin, e 13-ta për Kastriotin

Besa Famgas e ka shënuar fitoren e 26-të rresht në këtë edicion të Superligës së Kosovës në hendboll. Të shtunën në kuadër të Superligës A, skuadra pejane fitoi në “Karagaçi” me rezultatin bindës, 41:22. Besa Famgas e mposhti Trepçën e Mitrovicës. Nikola Prce realizoi 8 gola për Besën kurse Arbios Mushkolaj e Victor Alonso i […]
Llapi nuk lejon befasi ndaj Prizrenit

Besian Abazi ishte më efikasi në fitoren e thellë të Llapit ndaj Prizrenit. Ndeshja e luajtur të premten mbrëma në Podujevë e hapi xhiron e 23-të të Superligës B të hendbollistëve.Llapi fitoi me rezultatin 41:26. Që në pjesën e parë llapjanët krijuan epërsi bindëse, 22:10.Abazi realizoi 14 gola për Llapin, ndërsa 6 i shtoi Artir […]