Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Në Ferizaj ndeshja për vend të tretë

Superliga A e hendbollistëve vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 24-t. Ndeshja më interesante pritet të zhvillohet në Ferizaj në mes të Kastriotit e Trepçës. Ndeshjen e kaluar mes këtyre dy skuadrave të luajtur në Mitrovicë e kishin fituar ferizajasit. Kastrioti e Trepça janë në garë për vendin e tretë. Aktualisht i kanë […]

Vushtrria kompleton gjysmëfinalen

Fituesja në fuqi, Vushtrria, e ka kompletuar gjysmëfinalen e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të enjten në ndeshjen e fundit çerekfinale, Vushtrria si vendase e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 33:25. Pas pjesës së parë rezultati ishte 16:12 për vushtrriaset. Lorena Matarova ishte më efikasja te Vushtrria me […]

Favoritët kalojnë në gjysmëfinale

Skuadrat favorite kanë kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Derisa Besa Famgas e Trepça fituan bindshëm, në dy ndeshjet tjera rezultatet ishin më të ngushta.Besa Famgas e mposhti Prizrenin me 45:14, kurse Trepça fitoi ndaj Vushtrrisë me 32:18. Prishtina e mposhti Vëllaznimim në Gjakovë me tri […]

Ferizaj, Istogu e Prishtina në gjysmëfinale të Kupës

Ferizaj, Istogu e Prishtina kanë kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të tri skuadrat pretendente kanë fituar bindshëm çerekfinalet e së mërkurës. Kampioni aktual, Ferizaj, e mposhti Vëllaznimin në Gjakovë me rezultat 40:29. Albulena Basha shënoi 8 gola për Ferizajn kurse tri lojtare i kanë realizuar […]

Hendbollistet kthehen me ndeshjet për Kupë

Me ndeshjet për Kupë do të kthehen në gara skuadrat elitare të hendbollisteve. Ndeshje të Superligës në konkurrencë të femrave nuk janë luajtur për një kohë për shkak të aktiviteteve të Kombëtares së Kosovës. Tani skuadrat e Superligës do t’i luajnë ndeshjet çerekfinale të Kupës së Republikës. Të mërkurën janë ndeshjet: Shqiponja – Prishtina (15:00), […]

Të mërkurën mësohen skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës

Të mërkurën luhen katër ndeshjet çerekfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Në tri prej ndeshjeve favorite janë skuadrat mysafire, ndërsa në një favorizohet skuadra vendase. Fituesja në fuqi e Kupës së Republikës, Besa Famgas, luan si mysafire e Prizrenit, nga ora 18:30. Besa është favorite absolute për të kaluar në gjysmëfinale. […]

Rahoveci mposht Deçanin, hapet gara në Ligën e Parë

Rahoveci ka fituar bindshëm derbin e javës së 14-të të Ligës së Parë të Kosovës në hendboll. Në fundjavë, Rahoveci e mposhti Deçanin me rezultatin 36:15. Ardian Osa dhe Besmir Kusari realizuan nga 8 gola për rahovecasit. Arbios Mushkolaj ishte më efikasi te Deçani me 4 gola. Për Deçanin ishte humbja e parë këtë edicion. […]

Pa fitues në përballjen e rivalëve të moçëm

Rivalët e moçëm, Trepça e Vëllaznimi, si shumë herë në vitet e fundit kanë ofruar ndeshje interesante. Takimi i së dielës në Mitrovicë nuk ka dhënë fitues. Kryendeshja e javës së 23-të të Superligës A u mbyll me rezultatin e barabartë, 24:24.Edhe pas pjesës së parë rezultati ishte baras, 11:11. Shpetim Mehmeti ishte më efikasi […]

Besa Famgas e Prishtina nuk lejojnë befasi

Besa Famgas e Prishtina nuk kanë lejuar befasi në ndeshjet e xhiros së 23-të Superligës A. Kampionia Besa, me shumë debutues në përbërje, ka fituar në udhëtim ndaj Drenicës me rezultat 43:21. Prishtina fitoi në Ferizaj ndaj Kastriotit me rezultatin 45:28. Besa ka vetëm fitore dhe udhëheq në tabelë me 46 pikë. Prishtina është e […]

Vushtrria e Prizreni përballen sot

Vushtrria – Prizreni është ndeshja e parë e javës së 21-të në Superligën B të hendbollistëve. Ky takim luhet sot nga ora 19:30 në palestrën “Jeton Tërstena -Tota”. Vushtrria është e dyta me 14 pikë, derisa Prizreni renditet i fundit (4) me 3 pikë.14 pikë i ka edhe Llapi në vend të tretë. Udhëheq Zhegra […]