Zhegra mposht Vushtrrinë, stabilizohet në mesin e tabelës

Zhegra ka mposhtur Vushtrrinë të dielën dhe është stabilizuar në mesin e tabelës së Superligës së Kosovës në hendboll. Vushtrria ishte vendase, por me marrëveshje të dy klubeve ndeshja u luajt në Gjilan.Zhegrasit fituan me rezultat 37:32. Epërsi prej pesë golave Zhegra kishte edhe pas pjesës së parë, 20:15. Zhegra renditet e pesta me 15 […]
Besa me fitore të thellë ndaj Prishtinës

Besa Famgas e ka fituar bindshëm derbin e xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Me këtë xhiro ka nisur stinori pranveror në kampionatin e Kosovës, ndërsa Besa Famgas të shtunën në Pejë fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 35:26. Dallimi u bë që në pjesën e parë të cilën pejanët e fituan me […]
Stinori nis me derbin e madh

Stinori pranveror i Superligës së Kosovës në hendboll fillon me ndeshjet e xhiros së 15-të që luhen këtë fundjavë.Stinori nis në mënyrën më të mirë të mundshme – me derbin e madh në mes të Besa Famgas dhe Prishtinës. Dy skuadrat e para në tabelë takohen të shtunën nga ora 17:00 në palestrën “Karagaçi” në […]
Stinori pranveror fillon më 6 shkurt

Edhe tri javë kanë mbetur deri në fillim të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Në xhiron e 15-të, që zhvillohet më 6 e 7 shkurt, takohen: Drenica – Kastrioti, Vëllaznimi – Llapi, Trepça – Prizreni, Besa Famgas – Prishtina, Vushtrria – Zhegra. Pjesa e parë e kampionatit përfundon […]
Më 15 janar fillon afati kalimtar

Të premten, më 15 janar, fillon afati kalimtar dimëror për hendbollistë dhe hendbolliste. Mini-afati kalimtar zgjat deri më 22 janar, ndërsa të drejtën e ndryshimit të skuadrës e kanë lojtarët dhe lojtaret që janë pa kontrata si dhe ata që kanë fletëlëshimin nga klubi. Ndërkohë lojtarët që vijnë nga klube të vendeve tjera mund të […]
Luhen ndeshjet e mbetura, Besa Famgas kampione vjeshtore

Është kompletuar stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Besa Famgas e Prishtina i kanë luajtur ndeshjet e mbetura për shkak të angazhimeve në gara evropiane. Besa Famgas të hënën fitoi ndaj Llapit e të martën edhe ndaj Prizrenit. Ndërkohë Prishtina të martën e mposhti Vushtrrinë. Besa Famgas shpallet kampione […]
Trepça e Kastrioti me fitore të reja

Skuadrat favorite nuk kanë lejuar befasi në ndeshjet e xhiros së fundit të stinorit vjeshtor të luajtura të mërkurën. Trepça ka fituar ndaj Llapit në Podujevë me rezultat 32:28. F. Klinaku udhëhoqi mitrovicasit me 9 gola kurse A. Hoxha realizoi 10 gola për Llapin. Trepça e përfundon edicionin vjeshtor në vendin e tretë me 17 […]
Drenica e mbyll stinorin me fitore

K. Kastrati e Sh. Mehmeti kanë udhëhequr Drenicën drejt edhe një fitoreje. Të martën, Drenica e mposhti në Drenas skuadrën e Vëllaznimit me rezultat 32:28. Kjo ndeshje ka hapur javën e 14-të, të fundit për stinorin vjeshtor. Pra Drenica e Vëllaznimi kanë luajtur ndeshjen e tyre të fundit për këtë edicion. Kastrati shënoi 9 gola […]
Sot ndeshja e parë e xhiros së fundit të stinorit vjeshtor

Me xhiron e 14-të mbyllet stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Ndeshja e parë e kësaj xhiroje luhet të martën (sot). Nga ora 18.30 në Drenas pritet ndeshje interesante mes dy skuadrave kuqezi, Drenicës e Vëllaznimit.Të mërkurën janë dy ndeshje tjera. Llapi e Trepça takohen nga ora 17.00 në Podujevë. Kurse nga […]
Vetëm fitore për Ulpianën që siguron titullin vjeshtor

Klubi i themeluar në vitin 2016, Ulpiana, ka dominuar në Ligën e Parë të hendbollisteve. Stinori vjeshtor në Ligën e Parë përfundoi të dielën, ndërsa Ulpiana e Lipjanit do të dimërojë si kampione vjeshtore. Ulpiana fitoi thellë në ndeshjen e fundit ndaj Dukagjinit. Për skuadrën e drejtuar nga profesori Tefik Retkoceri, ishte fitorja e gjashtë […]