Deçani, kampion vjeshtor në Ligën e Parë

Ka përfunduar stinori vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. U zhvillua një garë e mirë, ndërsa në skuadra kanë parakaluar shumë hendbollistë të talentuar. Sa i takon rezultateve, është shquar Deçani, që ka fituar të gjitha nëntë ndeshjet. Me 18 pikë, Deçani është kampion vjeshtor në Ligën e […]
Fitore e Vëllaznimit ndaj Kastriotit, Vushtrria mposht Prizrenin

Të dielën u luajtën dy ndeshje të javës së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Kastrioti, që në ndeshjen e kaluar e mposhti Prishtinën, ka mbetur pa pikë në Gjakovë. Vëllaznimi fitoi 31:29 ndaj Kastriotit të Ferizajt. E. Lluka me 11 gola udhëhoqi Vëllaznimin, që tani renditet i shtati me […]
Istogu kampion vjeshtor, Vushtrria fiton derbin

Me ndeshjet e luajtura të dielën, është mbyllur stinori vjeshtor në Superligën e hendbollisteve. Kampion vjeshtor është Istogu që i ka fituar të gjitha 11 ndeshjet. Istogu udhëheq në tabelë me 22 pikë, dy më shumë se Vushtrria. Istogu të dielën në kuadër të javës së 11-të e mposhti kampionin aktual, Ferizajn, me rezultatin bindës, […]
Fitore për skuadrat mysafire

Skuadrat mysafire kanë shënuar fitore në dy ndeshjet e para të javës së 11-të të Superligës së hendbollisteve. Me këtë xhiro mbyllet stinori vjeshtor në kampionatin e Kosovës. Kastrioti i Ferizajt fitoi me dy gola dallim ndaj skuadrës Jusuf Gërvalla në Deçan (26:24). Ndërkohë Samadrexha e mposhti Vëllaznimin në Gjakovë me 35:28. Ndeshjet tjera luhen të […]
Zhegra i merr pikë Prishtinës, Drenica fiton në “Minatori”

Zhegra e ka ndalur në barazim skuadrën e Prishtinës, të shtunën në Gjilan në javën e 13-të të Superligës së hendbollistëve. Ndeshja u mbyll me rezultat 27:27. Për Zhegrën është kjo pikë e madhe, ndërsa me këtë barazim është vazhduar me rezultate të papritura në Superligë. Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë dhe […]
Stinori vjeshtor mbyllet me derbi

Me ndeshjet e xhiros së 11-të mbyllet stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Ndeshjet e xhiros së 11-të luhen të shtunën e të dielën. Janë disa ndeshje që priten me interesim. Të dielën nga ora 17:00 takohen lideri Istogu dhe kampioni aktual, Ferizaj. Në bazë të asaj që është […]
Istogu, Kastrioti e Ferizaj me fitore të reja

Të enjten e të premten janë luajtur ndeshjet e fundit të javës së dhjetë të Superligës së hendbollisteve. Të enjten, Istogu e mposhti Shqiponjën në Gjakovë me rezultat 37:22. Për istogaset ishte fitorja e dhjetë rresht. Istogu udhëheq në tabelë me 20 pikë. Shqiponja renditet e gjashta me 10 pikë. Po të enjten, Kastrioti shënoi fitore […]
Zhegra kthehet te fitoret

Pasi në xhiron e kaluar pësoi nga Llapi si vendas, Zhegra është kthyer te fitorja në kuadër të javës së 12-të. Të enjten, Zhegra fitoi si mysafire e Prizrenit me rezultat 44:32. Me këtë ndeshje është mbyllur java e 12-të e Superligës. Zhegra është e pesta me 12 pikë kurse Prizrenit mbetet i fundit me 3 […]
Udhëtim i vështirë për Drenicën

Drenicën e pret një udhëtim i vështirë në kuadër të javës së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Drenica të shtunën luan ndaj Trepçës në Mitrovicë, nga ora 18:30. Skuadra nga Drenasi do të mundohet të bëj hap para drejt ngritjes në tabelë. Aktualisht është e gjashta me 10 pikë. Trepça renditet e […]
Fitorja e dytë për Dritën

Drita e Gjilanit e ka shënuar fitoren e dytë në Superligën e hendbollisteve. Të mërkurën në Gjilan në kuadër të javës së dhjetë, Drita e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 29:22. Pas pjesës së parë rezultati ishte 13:8 për gjilanaset. B. Ramabaja udhëhoqi Dritën me 11 gola. 12 gola për Vëllaznimin i shënoi E. […]