Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Nis faza e dytë e kampionatit, sot ndeshjet e xhiros së dhjetë

Me xhiron e dhjetë fillon faza e dytë e garave në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të gjitha ndeshjet e javës së dhjetë luhen të mërkurën (sot). Kampionia aktuale, Besa Famgas është mysafire e Trepçës në “Minatori” në ndeshjen që nis në ora 17:00. Besa e Pejës i ka fituar të gjitha nëntë ndeshjet […]

Fitore e ngushtë e Vëllaznimit

Në Gjakovë është luajtur ndeshja më interesante e javës së nëntë të Superligës së hendbollistëve. Vëllaznimi shënoi fitore me rezultat të ngushtë ndaj Zhegrës. 35:34 në të mirë të Vëllaznimit, ishte rezultati në fund të ndeshjes së zhvilluar të dielën. Për Vëllaznimin është fitorja e tretë. Me 7 pikë, Vëllaznimi renditet i shtati. Zhegra ka […]

Goqi e pandalshme në fitoren e Shqiponjës

A. Goqi ishte e pandalshme duke shënuar 17 gola në fitoren e Shqiponjës ndaj Vjosës. Ndeshja e luajtur të dielën në Gjakovë përmbylli javën e tetë të Superligës së hendbollisteve. Shqiponja fitoi me 10 gola dallim, 36:26 dhe tani është e gjashta me 10 pikë. Vjosa renditet e dhjeta me 2 pikë. Te Vjosa më […]

Prishtina i shkakton humbje kampionit

E. Kurteshi ka shënuar 11 gola për të udhëhequr Prishtinën drejt fitores ndaj kampionit aktual, Ferizajt. Ndeshja e luajtur të shtunën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, përfundoi me rezultat 35:27 në të mirë të Prishtinës. Te kjo skuadër pos Kurteshit me efikasitet u dallua edhe A. Nivokazi me 8 gola. Te Ferizaj më efikasja […]

Prizreni shënon fitoren e parë

Në Superligën e hendbollistëve më nuk ka skuadra pa fitore. Fitoren e parë në këtë kampionat të shtunën e shënoi Prizreni që në Podujevë e mposhti Llapin. Ndeshja e javës së nëntë përfundoi 36:28 në të mirë të Prizrenit. Prizrenasit tani dalin në vendin e parafundit (9) me 3 pikë. Në vendin e fundit bjen […]

Prishtina nuk lejon befasi në Drenas

Prishtina nuk ka lejuar befasi në ndeshjen hapëse të javës së nëntë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të premten në Drenas, Prishtina e mposhti Drenicën vendase me rezultatin 41:33. Shkëputja është bërë në pjesën e dytë. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 19:19. Drenicës nuk i kanë mjaftuar 12 golat e K. Kastratit. […]

Dy ndeshje interesante te hendbollistet

Pesë ndeshje të javës së tetë të Superligës së hendbollisteve luhen të shtunën. Dy prej këtyre ndeshjeve pritet të jenë me rivalitet. Kampioni Ferizaj, e pret Prishtinën në takimin që fillon në ora 17:00. Të dy skuadrat synojnë fitore në këtë ndeshje. Prishtina ka fituar gjashtë ndeshjet e deritashme dhe ndanë vendin e parë me […]

Ndeshje interesante në javën e nëntë

Me ndeshjen Drenica – Prishtina fillon java e nëntë e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Kjo ndeshje luhet sot nga ora 19:00 në Drenas. Prishtina është favorite, por rastin do ta kërkojë edhe Drenica, që renditet e katërta me 10 pikë. Prishtina është e dyta me 14 pikë.Të shtunën është një […]

Pa befasi në rrethin e parë të Kupës së Kosovës

Të mërkurën e të enjten janë luajtur shumica e ndeshjeve të rrethit të parë të Kupës së Kosovës në hendboll.Nuk ka pasur ndonjë befasi, me skuadrat favorite që kanë avancuar në raundin e dytë të garave të Kupës.Te hendbollistët, Besa Famgas mposhti thellë Deçanin me rezultat 48:12. Kastrioti fitoi ndaj Lepencit me 40:19, kurse Prizreni […]