Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Në Mitrovicë e Vushtrri ndeshje interesante

Trepça gjate nje loje hendbolli

Të mërkurën (nesër) luhen katër ndeshje të javës së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Janë disa ndeshje në të cilat pritet të ketë rivalitet. Derisa kampioni, Besa Famgas, është favorit i madh ndaj Drenicës (18:30), më shumë rivalitet pritet të ketë në takimin në mes të Trepçës e Vëllaznimit. […]

Pikët për Dukagjinin, CLICK-un e Prizrenin

Edhe në Ligën e Parë të hendbollisteve janë luajtur ndeshjet e javës së parë të edicionit të ri. Fitoren më të thellë e shënoi Dukagjini, që e mposhti Deçanin me rezultatin 38:11. Fitore të lartë shënoi edhe Prizreni ndaj Trepçës së Mitrovicës me 37:22. Si mysafir fitoi CLICK-u ndaj Llapushës me rezultatin 27:22. Ulpiana ishte […]

Besa Famgas fiton thellë në Gjakovë, Zhegra merr pikët në Podujevë

Arti Luzha

Të dielën u luajtën dy ndeshjet e fundit të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Kampioni, Besa Famgas, nuk ka lejuar befasi, duke fituar ndaj Vëllaznimit në Gjakovë. Ekipi pejan fitoi me rezultat 48:19. Pas pjesës së parë epërsia e Besës ishte 13 gola, 24:11. Për Besën ishte […]

Tri fitore për vendasit, një për mysafirët

Akcion nga liga 1 e meshkujve

Në fundjavë u luajtën ndeshjet e para në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Drita e Gjilanit ka nisur me fitore edicionin e ri duke e mposhtur Dukagjini me rezultatin 47:39. Si vendas fitoi edhe Deçani, ndaj Vjosës me rezultat 39:19. Ndërkohë Ulpiana e KEK-u luajtën ndeshje më të përafërt. […]

Kastriotit i takon ndeshja më e barabartë

Lojtare me numer 23 ne akcion - Kastrioti FHK

Të shtunën u luajtën katër ndeshje të javës së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Derisa Prishtina fitoi bindshëm ndaj KEK-ut (44:9) dhe Ferizaj ndaj Dritës (36:24), ndeshjet e luajtura në Gjakovë ishin më të përafërta. Shqiponja fitoi 30:26 ndaj Jusuf Gërvallës, kurse pas 30 minutave lojë Shqiponja kishte vetëm […]

Fitoret e dyta për Prishtinën e Drenicën

Lojtar i KH Prishtina ndlohet nga lojtar i KH Trepça

Prishtina e Drenica i kanë fituar edhe ndeshjet e dyta në edicionin e ri në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të shtunën, Prishtina fitoi në udhëtim ndaj Prizrenit me rezultat të lartë, 48:16. Ndërkohë Drenica në Drenas e mposhti Vushtrrinë me rezultat 40:32. Ndeshja në mes të Kastriotit dhe Trepçës nuk […]

Fillon edhe Liga e Parë

Liga e pare meshkujt

Në fundjavë fillon edicioni 2020\2021 edhe në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll, në të dy konkurrencat. Te hendbollistët ndeshjet e javës së parë janë: Lepenci – Rahoveci, Drita – Dukagjini, Deçani – Vjosa, Ulpiana – KEK-u e Samadrexha – Istogu. Ndërsa te hendbollistet në javën e parë luhen këto takime: Dukagjini – Deçani, […]

Të shtunën katër ndeshje te hendbollistet

KH Istogu para nje ndeshje

Katër ndeshje të javës së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat) zhvillohen të shtunën (nesër). Kampioni, Ferizaj, e pret Dritën e Gjilanin, në ndeshjen që fillon në ora 16:00. Nga ora 14:00 luhet ndeshja Shqiponja – Jusuf Gërvalla, kurse prej orës 15:00 takohen Prishtina e KEK-u. Në Gjakovë nga ora 18:00 takohen Vëllaznimi […]

Rivalët e moçëm takohen në Ferizaj

KH Kastrioti ne sulm

Të shtunën (nesër) janë tri ndeshje të javës së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo që luhet në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj në mes të rivalëve të moçëm, Kastriotit e Trepçës. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00. Në javën e parë Kastrioti […]

Besa Famgas fillon me fitore të thellë mbrojtjen e titullit

Kastriot Jupa ne akcion

Besa Famgas ka filluar me fitore të thellë mbrojtjen e titullit të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll. Besa Famgas të dielën në Pejë fitoi ndaj Trepçës me rezultat 38:17. Pas pjesës së parë epërsia e pejanëve ishte tetë gola, 18:10. K. Jupa i shënoi 9 gola për Besën, derisa spanjolli V. Alonso debutoi […]