Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fillim i suksesshëm për kampionin

KHF Kastrioti akcion gjate ndeshjes

Kampioni në fuqi i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Ferizaj, nuk ka lejuar befasi në hapje të stinorit 2020/2021. Ferizaj të dielën fitoi si vendas ndaj Shqiponjës së Gjakovës me rezultat 38:31. Pas pjesës së parë rezultat ishte 20:13 për ferizajaset. A. Kelmendi ishte e pandalshme në këtë ndeshje, me 15 gola. A. […]

Superliga fillon me ndeshje interesante

Ngjarje nga ndeshje te superliga e meshkujve

Edicioni 2020/2021 i Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve fillon të shtunën (nesër). Në program janë ndeshje interesante, ndërsa pritet rivalitet dhe hendboll i mirë. Përkundër vështirësive që kanë pasur, skuadrat kanë nisur përgatitjet dhe pritet të jenë të gatshme për kampionatin e ri.Në ndeshjet Vushtrria – Vëllaznimi (15:00) dhe Zhegra – […]

Kastrioti – Prishtina, hap stinorin te hendbollistet

Ngjarje nga superliga e femrave

Krahas ndeshjes evropiane në mes të Vushtrrisë e Istogut, këtë fundjavë luhen edhe ndeshjet e para të edicionit të ri në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Që në ndeshjen e parë në mes të Kastriotit dhe Prishtinës, pritet lojë interesante. Dy skuadrat tradicionale takohen të shtunën nga ora 18:00 në Ferizaj. […]

Fitore të thella për Prishtinën e Kastriotin, fitojnë edhe Vëllaznimi e Drenica

Rron Ramadani sulmon

Të shtunën janë luajtur ndeshjet e para të stinorit 2020/2021 të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Favoritët, Prishtina e Kastrioti, kanë shënuar fitore të thella në hapje të kampionatit. Prishtina e mposhti Llapin me rezultat 51:24 kurse Kastrioti i Ferizajt fitoi në Prizren me rezultat 43:14. Dukshëm më tepër rivalitet kishte […]

Prishtina starton me fitore

Hendbolliste ne akcion, sulmon me top ne dore

Hendbollistet e Prishtinës e kanë nisur me fitore edicionin 2020/2021 në Superligën e Kosovës. KHF Prishtina të shtunën në ndeshjen hapëse të stinorit të ri e ka mposhtur KHF Kastriotin me rezultat 36:31. Që në pjesën e parë prishtinaset krijuan epërsi prej gjashtë golave, 18:12. Te Prishtina me efikasitet u dalluan E. Kurteshi me 9 […]

Trepça me fitore të pritur, Vëllaznimi triumfon ndaj Drenicës

Trepça ka arritur fitore të pritur ndaj Llapit. Të dielën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Trepça fitoi me rezultat 34:22. Ndeshja i takoi xhiros së pestë të Superligës së hendbollistëve. Për Trepçën ishte fitorja e tretë që e ngrit në vendin e tretë me 7 pikë. Llapi është në kërkim të pikëve të para. Një […]

Besa Famgas fillon ndaj Trepçës mbrojtjen e titullit

zyrtaret e federates duke e udhehequr shortin e superliges

Besa Famgas e nisë me ndeshjen ndaj Trepçës mbrojtjen e titullit të kampionit të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Shorti i tërhequr të premten ka përcaktuar që Besa Famgas e Trepça të takohen në Pejë. Ndeshjet e xhiros së parë të stinorit 2020/2021 luhen më 10 e 11 tetor. Ndeshjet e […]

Shqiponja sfidon kampionin në xhiron e parë

Zyrtaret e federates Duke e u hedhur shorti ne zyre te federates

Shqiponja e Gjakovës takohet me kampionin, Ferizajn, në hapje të edicionit të ri në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Shorti për edicionin 2020/2021 është tërhequr të premten në lokalet e Federatës. Ndeshjet e xhiros së parë luhen më 10 e 11 tetor. Kampioni, Ferizaj, është nikoqir në xhiron e parë. Derbi […]

Nesër shorti për edicionin 2020/2021

Vazo shorti

Të premten do të tërhiqet shorti për edicionin 2020/2021 në Superligën e Kosovës në hendboll. Shorti do të tërhiqet për Superligën e hendbollistëve dhe për Superligën e hendbollisteve. Shorti tërhiqet prej orës 12:00 në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe transmetohet në faqen zyrtare të FHK-së në “facebook”. Bordi i Federatës së Hendbollit […]

Edicioni i ri fillon më 10 tetor

Bordi i federates ne mbledhje

Nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini, të martën është mbajtur mbledhja e Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Në mbledhjen e mbajtur në Sheshin 21 në Prishtinë, janë marrë shumë vendime të rëndësishme për hendbollin në Kosovë. Bordi ka vendosur që edicioni i ri i garave (2020/2021) të fillojë më 10 tetor. Shorti për […]