Kupa shkon në Vushtrri

Vushtrria është fituese e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Vushtrria të dielen e mposhti në finale Istogun me rezultat 22:17. Finalja ishte interesante e cilësore, ndërsa të dy skuadrat kanë luftuar deri në fund pa kursyer asgjë. Por ishin vushtrriaset që shfaqën më shumë dhe fituan finalen e madhe. […]
Prishtina i bashkohet Besa Famgasit në finale të kupës

Prishtina ka kaluar në finale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Prishtina të shtunën në gjysmëfinale fitoi ndaj Trepçës me rezultat bindës, 31:22. Prishtina kishte kaluar Trepçën edhe në gjysmëfinale të plejofit. Edhe finalja e plejofit ishte në mes të Besës e Prishtinës kurse triumfoi Besa. Tani Prishtina do të kërkoj […]
Vushtrria në finale të Kupës së Kosovës

Vushtrria është kualifikuar në finale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Vushtrria të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 38:30. Prishtina është paraqitur me lojtare të reja, por edhe Vushtrria u ka besuar njomakëve që i ka në përbërje. Pas pjesës së parë […]
Istogu, finalisti i parë

Istogu është finalisti i parë i Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Istogu e mposhti Kastriotin e Ferizajt në gjysmëfinalen e parë me rezultat bindës, 44:28. Istogu është fitues në fuqi i Kupës, ndërsa të dielën do të tentojë të […]
Ndeshje interesante në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Të shtunën (nesër) luhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Fillimisht prej orës 13:00 takohen Istogu dhe Kastrioti i Ferizajt. Istogu është fitues në fuqi i Kupës, ndërsa synon kalimin në finale. Istogaset e humbën finalen e plejofit dhe tani kanë pretendime për të fituar kupën. Por […]
Kampioni dhe fituesi në fuqi takohen në gjysmëfinale të Kupës

Një vit më parë Kastrioti i Ferizajt i dha fund dominimit të Besa Famgas në garat për Kupë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Kastrioti e fitoi Kupën, duke i dhënë fund serisë së Besës prej pesë triumfeve rresht. Por Besa Famgas ka vazhduar dominimin në Superligë kurse të martën fitoi titullin e […]
Llapi vazhdon në Superligë

Llapi do të vazhdojë të garojë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Llapi të enjten në Drenas fitoj ndaj Samadrexhës në ndeshjen e plejautit për Superligë. Skuadra nga Podujeva fitoj me rezultat 39:33.Shkëputja në rezultat është bërë në pjesën e dytë. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat të barabartë, 16:16. […]
Vëllaznimi mbetet në Superligën e hendbollisteve

Vëllaznimi i Gjakovës do të luajë edhe edicionin e ardhshëm në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të enjten në Drenas, Vëllaznimi fitoi ndaj KEK-ut me rezultat 33:26, në ndeshjen e plejautit për mbetje në Superligë. Vëllaznimi edhe në edicionin tashmë të përfunduar ka garuar në Superligë, por ka përfunduar në vend […]
Nesër në Drenas luhen ndeshjet e plejautit

Të enjten (nesër) luhen ndeshjet e plejautit të cilat përcaktojnë skuadrat e fundit që do të luajnë në edicionin e ardhshëm në Superligën e Kosovës në hendboll, në të dy konkurrencat. Fillimisht prej orës 16:00 takohen skuadrat e femrave, Vëllaznimi e KEK-u. Vëllaznimi ishte i parafundit në Superligë, kurse KEK-u i dyti në Ligën e […]
Besa Famgas vazhdon dominimin, fiton titullin e shtatë rresht

Besa Famgas ka vazhduar dominimin e plotë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të martën Besa e Pejës e fitoi titullin për edicionin 2019\2020. Besa i ka fituar të gjitha ndeshjet e këtij edicioni, kurse kampione shpallet për herë të shtatë rresht. Në ndeshjen e dytë finale të plejofit, Besa Famgas […]