Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ferizaj shokon Vushtrrinë, kalon në finale

Lojtaret gëzojnë fitoren bashkë me trajnerët e skuadrës.

Vushtrria e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Ferizajt, por edhe pjesën e parë të ndeshjes së dytë. Megjithatë Ferizaj do të luajë në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Ferizaj e ka shokuar të mërkurën Vushtrrinë në Vushtrri, duke fituar me rezultat 30:22. Kështu Ferizaj kalon në […]

Prishtina me përmbysje të madhe, kalon në finale

Lojtarët bashkë me trajnerin gëzohen për fitoren e tyre.

Prishtina i është bashkuar Besa Famgasit në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Prishtina ka bërë përmbysje të madhe të rezultatit për të prekur finalen. Të shtunën në kryeqytet Trepça kishte fituar me tetë gola dallim, 31:23, por të mërkurën në Mitrovicë, Prishtina fitoi edhe më thellë., 33:22 […]

Besa fiton edhe në Ferizaj, kalon në finale

Lojtari po vrapon me top në dorë pas tij është edhe një bashkëlojtar.

Besa Famgas është finalistja e parë e plejofit të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Skuadra pejane të martën fitoi në Ferizaj ndaj Kastriotit dhe kaloi në finale. Besa të shtunën në Pejë kishte fituar bindshëm, kurse të martën në Ferizaj fitoi me rezultat 33:26. Pas pjesës së parë rezultati ishte 14:9 në të mirë […]

Istogu në finale të plejofit

Istogu është kualifikuar në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Pasi e kishte fituar bindshëm ndeshjen e parë në Prishtinë, Istogu të martën fitoi thellë edhe si vendas ndaj Prishtinës. Me dy fitore të larta, Istogu kaloi në finale ku takohet me Vushtrrinë apo Ferizajn. Kampioni aktual, Istogu, […]

Prishtina e Kastrioti synojnë përmbysjen

Lojtari ka topin në dorë kurse kundërshtari po mundohet ta ndalojë atë duke e kapur për fanellë.

Kastrioti e Besa Famgas takohen të martën (nesër) nga ora 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj në gjysmëfinalen e dytë të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të shtunën në Pejë, Besa fitoi bindshëm me rezultat 41:28. Kampioni aktual, Besa, është më pranë finales, por ferizajasit nuk janë dorëzuar. Do të japin […]

Istogu kërkon finalen të martën, Vushtrria të mërkurën

Lojtarja ka topin në dorë dhe po mundohet të shënojë gol, kurse kundërshtarja e ka kapur për fanellë duke tentuar ta ndalojë.

Të martën e të mërkurën luhen ndeshjet e dyta dhe të fundit të gjysmëfinales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Të martën nga ora 17:00 takohen Istogu e Prishtina. Ndeshja luhet në palestrën “Dresha” në Orroberdë.Kampioni aktual, Istogu, është pranë finales. E ka fituar ndeshjen e parë të luajtur në Prishtinë me […]

Istogu e Vushtrria drejt finales

Në foto shihen lojtaret e dy skuadrave duke luajtur

Istogu e Vushtrria kanë fituar ndeshjet e para gjysmëfinale të plejofit në Superligën e hendbollisteve. Istogu në kryeqytet fitoi ndaj Prishtinës me rezultat bindës 43:12. Prishtina është paraqitur me lojtare të reja. Shumë më tepër rivalitet kishte në Ferizaj ku u takuan Ferizaj e Vushtrria. Fitore shënoi Vushtrria me rezultat 27:24. Pas pjesës së parë […]

Besa Famgas me fitore bindëse ndaj Kastriotit

Lojtari ka topin në dorë dhe po mundohet t'ia pasojë bashkëlojtarit të tij, njëri kundërshtar ka ngritur duart lartë dhe po mundohet ta bllokojë pasimin, kundërshtarët e tjerë po presin rastin e duhur për të ndërhyrë.

Kampioni Besa Famgas ka bërë hapin e parë drejt finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll. Të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa fitoi ndaj Kastriotit me rezultat 41:28. Ishte kjo gjysmëfinalja e parë e plejofit. Para ndeshjes është bërë kontrollimi shëndetësor i lojtarëve, si pjesë e masave të task-forcës ndaj […]

Trepça befason Prishtinën në kryeqytet

Lojtari po e pason topin te bashkëlojtari i tij ndërsa kundërshtarët po presin momentin e duhur për të ndërhyrë.

Trepça ka shënuar fitore shumë të madhe të shtunën në kryeqytet. Mitrovicasit kanë mposhtur Prishtinën me rezultatin e lartë, 31:23. Ishte kjo ndeshja e parë gjysmëfinale e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll. Para ndeshjes është bërë kontrollimi mjekësor i lojtarëve si pjesë e masave ndaj COVID-19. Ndeshja është dominuar plotësisht nga Trepça që […]

Në Ferizaj e Prishtinë ndeshjet e para

Të shtunën (nesër) luhen ndeshjet e para gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Përkundër pushimit të gjatë për shkak të virusit COVID-19, shpresohet se gara për titull të kampionit do të jetë e mirë.  Ndeshjet e para gjysmëfinale luhen në Ferizaj e Prishtinë. Ferizaj e Vushtrria takohen nga […]