Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kthehet hendbolli, në Pejë e Prishtinë ndeshjet e para të plejofit

Hendbolli më në fund po kthehet në vendin tonë. Të shtunën (nesër) janë ndeshjet e para gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Aktivitetet e hendbollit ishin pezulluar më 13 mars për shkak të paraqitjes së koronavirusit në vendin tonë. Vendimi i FHK-së ishte në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës. […]

Ferizaj takohet me Vushtrrinë, Prishtina me Istogun

Të shtunën në mesditë është tërhequr shorti për gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kampioni aktual, Istogu, në ndeshjen e parë gjysmëfinale do të jetë mysafir i Prishtinës. Ndeshja Prishtina – Istogu luhet më 13 apo 14 qershor. Istogu do të jetë vendas në ndeshjen e dytë. Prishtina […]

Nesër shorti i plejofit në Superligën e femrave

Të shtunën (nesër) do të bëhet tërheqja e shortit për plejofin e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Shorti do të tërhiqet në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës nga ora 12:00. Sipas vendimit të Bordit të FHK-së të 19 majit, Superliga e femrave do të vazhdojë me plejof ku do […]

FHK-ja mohon se ka hequr dorë nga garat

Një lojtar me top në dorë është heshur lartë për të shënuar ne portë, kundërshtari po tenton ta ndalojë kurse bashkëlojtari po mundohet ta ndihmojë.

Federata e Hendbollit të Kosovës ka pritur me befasi deklaratën e Ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia për mundësinë që garat e hendbollit mos të vazhdojnë. FHK-ja ka dorëzuar me kohë planin për kthim të aktiviteteve, duke u bazuar në lehtësimin e masave nga faza e tretë. Skuadrat tona presin që nesër të kthehen […]

Bordi i FHK-së vendos që stinori të vazhdojë gjatë qershorit

Në foto shihen Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës, duke mbajtur një mbledhje.

Të martën është mbajtur mbledhja e Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini. Janë marrë vendime me rëndësi për sportin e hendbollit në vendin tonë. Bordi ka vendosur që kampionati 2019\2020 të vazhdojë, ndërsa janë përcaktuar edhe terminet bazë për përfundim të edicionit. Të kujtojmë që edicioni është ndërprerë […]

Istogu me fitore bindëse drejt finales

Fituesi në fuqi i Kupës, KHF Istogu nuk ka hasur në vështirësi të mëdha për të kaluar në finale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll për edicionin 2018\19 (femrat). Të shtunën në gjysmëfinalen e parë të hendbollisteve, Istogu e mposhti kampionin aktual, Shqiponjën me rezultat 44:32. Pas pjesës së parë rezultati ishte 25:13 […]

Pezullohen ndeshjet e hendbollit

Federata e Hendbollit të Kosovës, në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës, ka pezulluar gjithë aktivitetin e hendbollit në vendin tonë. Ky vendim vjen pas situatës së re të krijuar, përkatësisht pas paraqitjes të rasteve të para me koronavirus në Kosovë. Vendimi është në fuqi deri në një vendim tjetër. Qeveria e Kosovës të […]

Pezullohen garat e kategorive të reja

Në foto shihen gjyqtarët dhe hendbollistët e të dy ekipeve duke u përshëndetur me njëri-tjetrin para fillimit të ndeshjes.

Të premten në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nën drejtimin e Ministres Vlora Dumoshi, është mbajtur një takim me përfaqësues të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe të federatave sportive. Në këtë takim ishte edhe presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini.Takimi është mbajtur pas situatës së fundit të krijuar për koronavirusin.Është vendosur që garat e seniorëve […]

Trepça me fitore të madhe në Gjakovë, kalon në gjysmëfinale

Në foto shihen lojtarët e të dy ekipeve duke luajtur hendboll.

Trepçës i ka takuar ndeshja kryesore e çerekfinales së Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Trepça të enjten mbrëma fitoj ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 31:25. Ndeshja është luajtur pa praninë e shikuesve, në bazë të vendimit të FHK-së. Mitrovicasit kanë nisur shkëputjen pas minutës së 15-të ndërsa pas […]

Prishtina e Kastrioti i bashkohen Vushtrrisë në gjysmëfinale

Në foto shihet një lojtare e cila në dorë ka topin dhe është hedhur lartë për të shënuar gol, kurse mbrapa është një bashkëlojtare e saj duke vrapuar.

Të enjten janë luajtur edhe dy ndeshje tjera çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Sipas vendimit të FHK-së ndeshjet janë luajtur pa shikues, ndërsa në gjysmëfinale kanë kaluar Prishtina e Kastrioti. Të mërkurën gjysmëfinalen e siguroj Vushtrria që fitoj derbin e kësaj fazë ndaj Ferizajt. Prishtina të enjten ka fituar […]