Rezultate të pritura në ndeshjet e së shtunës

Të shtunën u luajtën katër ndeshje të xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Në të gjitha ndeshjet fitore kanë shënuar skuadrat favorite. Kampioni dhe lideri i tabelës, Besa Famgas nuk ka pasur telashe të fitojë ndaj Vushtrrisë. Besa e ka fituar edhe ndeshjen e 17-të të këtij edicioni. Trepça, më vështirë […]
Vëmendja në Vushtrri

Këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Vëmendja e tifozëve të hendbollit do të jetë në Vushtrri ku zhvillohet derbi i madh në mes të Vushtrrisë dhe Istogut. Kjo ndeshje është të shtunën nga ora 17.30. Kampioni, Istogu, është i pari në tabelë me 20 pikë, ndërsa […]
Rivalët e vjetër takohen në Prishtinë

Dy skuadra me shumë traditë në hendbollin kosovar takohen mes vete në kryendeshjen e javës së 17-të të Superligës së hendbollistëve. Të dielen nga ora 18.00 takohen Prishtina e Kastrioti i Ferizajt, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet. Është kjo ndeshje e rëndësishme për kreun e tabelës.Prishtina është e dyta me 28 pikë […]
Vushtrria e motivuar për ndeshje të fortë

Vushtrria ka nisur javën e kaluar përgatitjet për derbin me Istogun, që zhvillohet të shtunën nga ora 17:30. Ndeshja që luhet në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri, i takon xhiros së 12-të të Superligës së hendbollisteve. Istogu e Vushtrria janë në mesin e katër skuadrave që luftojnë për titull të kampionit këtë edicion. […]
Kampioni i gatshëm për derbin e parë të vitit

Istogu, Ferizaj, Prishtina e Vushtrria vlerësohet se do të luftojnë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Gara këtë edicion është shumë e fortë, ndërsa të gjitha këto katër skuadra kanë gjasat e tyre. Vendimtare mund të jenë përballjet direkte në mes të katërshes së madhe. Derbi i parë i stinorit […]
Kastriotit i takon ndeshja e mbetur

Kastrioti e ka fituar ndeshjen e mbetur ndaj Drenicës. Takimi i javës së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt), është luajtur në Ferizaj, ndërsa Kastrioti fitoi me rezultat 39:31. Ndonëse Drenica ishte vendas, ndeshja u vendos të luhet në Ferizaj. Ferizajasit kanë krijuar epërsi solide që në pjesën e parë të cilën e […]
Fitore të thella për Istogun e Shqiponjën

Istogu e Shqiponja i kanë fituar me rezultat të lartë dy ndeshjet e fundit të javës së 11-të të Superligës së hendbollisteve, të luajtura të dielen. Ndonëse vendas, Istogu luajti në Gjakovë ndaj Vëllaznimit dhe fitoi me rezultat 47:21. Me këtë fitore Istogu është kthyer në vendin e parë me 20 pikë, sa i ka […]
Trepça fiton dhe i afrohet Prishtinës në katër pikë

Trepça ka shënuar fitore të pritur ndaj Drenicës për t’u stabilizuar në vendin e tretë në Superligën e Kosovës në hendboll dhe për të ngushtuar distancën e pikëve me Prishtinën. Të dielen në “Minatori”, Trepça fitoi me rezultat 23:16. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 13:5 për mitrovicasit. Ndeshja ishte solide, ndërsa në palestër ishin […]
Ferizaj e Vushtrria fitojnë përballjet lokale

Të shtunën janë luajtur tri ndeshje të javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Në dy prej tri ndeshjeve kishim përballje të skuadrave lokale. Kështu Ferizaj e mposhti Kastriotin me rezultat 29:25 dhe doli në vend të parë me 20 pikë, dy më shumë se Istogu që ka një ndeshje më pak […]
Besa e fiton derbin dramatik

Një ndeshje shumë të mirë ka ofruar derbi i javës në Superligën e Kosovës në hendboll. Në palestrën “Karagaçi” në Pejë të shtunën janë takuar Besa Famgas e Prishtina. Ndeshjen shumë të fortë e cilësore e fitoi Besa Famgas me rezultatin e ngushtë, 26:24. Në palestër ishin rreth 1000 shikues që krijuan atmosferë shumë të […]