Lëvizje të shumta në afatin kalimtar

Kërkesa të shumta për ndërrim të klubit nga ana e hendbollistëve janë bërë në afatin kalimtar të janarit, që ishte i hapur prej 15 deri më 22 janar. Në Superligën e hendbollistëve skuadrat më aktive ishin Prishtina, Prizreni e Trepça, por lëvizje kanë bërë edhe skuadrat tjera. Transferime ka pasur edhe në Superligën e hendbollisteve […]
Fitore të favoritëve në përfundim të stinorit

Me tri ndeshjet e luajtura të dielën ka përfunduar stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Në ndeshjet e javës së 14-të, skuadrat favorite kanë shënuar fitore bindëse. Prishtina fitoi ndaj Llapit me 57:28 për të mbetur një hap mbrapa Besa Famgas, kampionit vjeshtor. Besa e ka përfunduar stinorin me 28 pikë, ndërsa […]
Vetëm fitore për Besën, Trepça fiton derbin rivalizues me Vëllaznimin

Kampioni aktual, Besa Famgas e ka fituar bindshëm ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor të Superligës së Kosovës në hendboll. Besa të shtunën në Pejë fitoi ndaj Drenicës me rezultat 46:24. Kjo ndeshje i takoi javës së 14-të. Besa Famgas i ka fituar të gjitha 14 ndeshjet dhe udhëheq në tabelë me 28 pikë. Drenica […]
Xhiroja e fundit fillon në Ferizaj

Me ndeshjen në mes të Kastriotit e Zhegrës fillon xhiroja e 14-të e Superligës së Kosovës për hendbollistë. Është kjo xhiroja e fundit e stinorit vjeshtor, përkatësisht për vitin 2018. Ndeshja Kastrioti – Zhegra luhet të premten (sot) prej orës 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Kastrioti e Besa Famgas prijnë në tabelë me […]
Vëllaznimi udhëton në Mitrovicë për kryendeshjen e javës së fundit

Trepça e Vëllaznimi takohen të shtunën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë (20:00) në kryendeshjen e javës së 14-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Është kjo java e fundit për këtë vit, përkatësisht për pjesën e parë të kampionatit. Në ndeshjen e parë të luajtur në Gjakovë, Vëllaznimi e Trepça kishin zhvilluar lojë të […]
Besa e pandalshme edhe në Prizren

Kampioni aktual, Besa Famgas e ka fituar edhe ndeshjen e 13-të rresht në këtë edicion të Superligës së Kosovës në hendboll. Të dielën në Prizren, Besa e Pejës fitoi ndaj Prizrenit me rezultat 40:17. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:11 për pejanët. Besa Famgas udhëheq në tabelë me 26 pikë derisa Prizreni është i […]
Vëllaznimi me fitore të madhe ndaj Kastriotit

E. Lluka ka shënuar 12 gola për Vëllaznimin e Gjakovës që të shtunën e fitoi derbin e xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Në palestrën në Gjakovë, Vëllaznimi e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 42:36. Pas pjesës së parë gjakovarët kishin dy gola epërsi, 20:18. Te Vëllaznimi pos Llukës me efikasitet […]
Në Gjakovë ndeshja më interesante

Në fundjavë luhet xhiroja e 13-të e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Ndeshja më interesante luhet të shtunën (nesër) në Gjakovë. Takohen Vëllaznimi dhe Kastrioti, kurse ky takim fillon në ora 18:00. Vëllaznimi është i gjashti me 10 pikë, ndërsa ka treguar lojëra të mira së fundi. Ekipi gjakovar llogarit edhe në përkrahjen e […]
Kastrioti pa telashe ndaj Dritës

Kastrioti e ka fituar bindshëm ndeshjen e fundit të javës së 12-të të Superligës në hendboll. Të hënën mbrëma në Ferizaj, Kastrioti e mposhti Dritën e Gjilanit me rezultat 53:26. Kastrioti është ngritur në vend të tretë me 16 pikë sa i ka edhe Trepça në vend të katërt. Drita mbetet e fundit pa pikë. […]
Prishtina fiton derbin, ndal serinë e Ferizajt

Prishtinës i ka takuar derbi i javës së fundit të stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Prishtina të dielën në palestrën “Bill Clinton” e ka mposhtur Ferizajn vendas me rezultat 30:27, në kuadër të javës së nëntë. Për Ferizajn që për herë të parë luan në Superligë, ishte humbja e parë pas […]