Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

E katërta për Prishtinën, fitojnë edhe Kastrioti e Vushtrria

Prishtina ka fituar edhe ndeshjen e katërt rresht në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të shtunën në javën e katërt, Prishtina fitoi ndaj Drenicës me rezultat 41:25. Prishtina që në pjesën e parë e ka bërë shkëputjen e madhe, duke fituar me 20:11. Prishtina është në vendin e parë me 8 pikë, dy më […]

Fitore të reja për Istogun e Ferizajn

Istogu e Ferizaj i kanë fituar edhe ndeshjet e javës së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Të shtunën kampioni aktual, Istogu fitoi në Gjakovë ndaj ish-kampionit, Shqiponjës, me rezultat 29:11. 17:5 për istogaset ishte rezultati pas pjesës së parë. A. Berisha, T. Hetemi e N. Milatoviq shënuan nga 7 gola për Istogun. […]

Ndeshje të mira në Gjakovë

Në Gjakovë do të luhen dy ndeshje interesante të javës së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Kampioni aktual, Istogu, luan me ish-kampionin, Shqiponjën, të shtunën nga ora 14:00. Istogaset janë favorite por Shqiponja do të mundohet të ofrojë rezistencë sa më të madhe. Istogu ka fituar tri ndeshjet e deritashme dhe është […]

Përfundoi edhe afati i fundit kalimtar

Afati shtesë kalimtar për hendbollist dhe hendbolliste me fleteleshime te klubeve ka përfunduar me 15 tetor konformë Rregullores mbi regjistrimin e klubeve, lojtarëve, statusi dhe transferimi i tyre. Me datën 15 tetor FHK-ja i ka dërguar EHF-it listën zyrtare te lojtarëve te cilët kanë kontrata të vlefshme me klube. Në FHK ka arritë vetëm një […]

Besa e pret skuadrën nga qyteti i vjetër

Kampioni aktual, Besa Famgas e pret Prizrenin në javën e katërt të Superligës së Kosovës për hendbollistë. Ndeshja Besa – Prizreni luhet të dielen nga ora 17:00 në Pejë. Besa ka fituar bindshëm tri ndeshjet e para dhe udhëheq në tabelë me 6 pikë, sa i ka edhe Prishtina në vend të dytë. Prizreni ka […]

Trepça merr dy pikë në Ferizaj

Skuadra e Trepçës ka shënuar fitore të mërkurën ndaj Kastriotit në Ferizaj. Mitrovicasit fituan me rezultat bindës, 48:25, kurse pjesa e parë përfundoi me rezultat18:13 për Trepçën. Për Kastriotin në këtë takim u paraqitën vetëm hendbollistë të rinjë që nuk mundën t’iu bëjnë ballë lojtarëve mitrovicas. Ishte kjo ndeshje e shtyrë e xhiros së dytë […]

Fillon gara për Kupë të Kosovës

Me takimin mes KEK-ut e Samadrexhës (femrat) ka filluar gara për Kupën e Kosovës në hendboll. Ndeshja KEK-u – Samadrexha është luajtur të martën kurse fitore ka shënuar Samadrexha me rezultat 30:24. Pas pjesës së parë skuadra e Superligës së hendbollisteve kishte epërsi prej dy golave, 15:13. Gara për Kupë të Kosovës ka filluar me […]

Superderbi i Istogut

Kampioni aktual, Istogu e ka fituar bindshëm derbin e javës së tretë të Superligës së hendbollisteve. Të dielen pasdite në Pejë, Istogu fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 33:24. Epërsia e istogaseve pas pjesës së parë ishte katër gola, 15:11. Për Istogun ishte fitorja e tretë në tri ndeshje të luajtura. Vushtrria pësoi humbjen e parë. […]

Ndahen pikët në “Minatori”

Ashtu si pritej, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë është zhvilluar ndeshje e fortë të dielen. U takuan Trepça e Vushtrria, ndërsa ndeshja nuk dha fitues. 21:21 ishte rezultati në fund të takimit të javës së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Pas pjesës së parë vushtrriasit kishin një gol epërsi (11:10). Vushtrria në […]

E shtuna e favoritëve

Rezultate të pritura janë shënuar të shtunën kur janë luajtur tri ndeshje të javës së tretë të Superligës së hendbollistëve. Kampioni aktual, Besa Famgas ka fituar ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat bindës, 40:21. Për Besën ishte fitorja e tretë në tri takime të luajtura. Gjashtë pikë i ka edhe Prishtina, që të shtunën fitoi […]