Sot derbi i parë ferizajas në Superligën e hendbollisteve

Superligës së Kosovës në hendboll (femrat) këtë edicion i është shtuar edhe një derbi lokal, që pritet vetëm ta bëjë më interesante e më madhështore garën në elitën tonë. Tashmë në Superligë janë dy skuadra nga qyteti i Ferizajt, që përballen të premten (sot) nga ora 18:30. Ferizaj e Kastrioti do të mundohen të shënojnë […]
Vushtrria bindëse në përballjen lokale

Hendbollistet e Vushtrrisë kanë fituar bindshëm përballjen lokale ndaj Samadrexhës. Në ndeshjen e luajtur të martën në Vushtrri, hendbollistet e trajnerit Arben Parduzi kanë fituar me rezultat 33:12 ndaj Samadrexhës. Me këtë ndeshje ka filluar java e dytë në Superligën e Kosovës për hendbolliste. Vushtrria ka ruajtur përbërjen nga kampionati i kaluar dhe ka pretendime […]
Besa starton me fitore bindëse

Besa Famgas e ka filluar me fitore bindëse mbrojtjen e titullit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të martën në Mitrovicë, në ndeshjen e fundit të javës së parë, kampioni aktual Besa fitoi ndaj Trepçës me rezultat 38:23. Mitrovicasit janë organizuar vonë për këtë edicion, por po planifikojnë paraqitje më të denja në vazhdim […]
Prishtina e Drenica fitojnë si mysafir

Të dielen janë luajtur dy ndeshje tjera të javës së parë të Superligës së Kosovës për hendbollistë. Në Gjilan, Prishtina ka fituar bindshëm ndaj Dritës me rezultat 41:25. Pas pjesës së parë epërsia e Prishtinës ishte nëntë gola (19:10). A. Bajqinovci me 11 gola, B. Abazi me 10 gola dhe O. Beshiri me 9 gola […]
Kastrioti e Vëllaznimi fitojnë në hapje të stinorit

Të shtunën janë luajtur dy ndeshjet e para të edicionit të ri (2019-2020) të Superligës së Kosovës për hendbollistë. Fituesi i Kupës, Kastrioti i Ferizajt e ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat 42:25. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:12. Ferizajasit kanë dominuar ndeshjen dhe pa shumë telashe kanë fituar dy pikët e para. F. Mustafa […]
Nesër fillon Superliga e hendbollistëve

Të shtunën (nesër) fillon edicioni 2019-2020 në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Kampionati është dashur të fillojë më herët, por është shtyrë për shkak të vështirësive organizative që kishin disa skuadra. Superliga do të vazhdojë të numërojë dhjetë skuadra, ndërsa të shtunën janë dy ndeshjet e para. Nga ora 14:30 në Gjakovë luhet ndeshja […]
Gjermania, destinacioni kryesor i hendbollistëve kosovarë

Plot 15 hendbollistë janë larguar nga klubet tona në afatin kalimtar të verës. Ata kanë kaluar në klube solide të shteve evropiane e disa edhe në klube amatore. Hendbollisti i shpallur më i miri në Kosovë, Deniz Terziqi, ka kaluar nga Kastrioti i Ferizajt te klubi elitar kroat, Dubrovnik. Drenit Tahirukaj kaloi në Kreuzlingen të […]
Istogu fillon me fitore mbrojtjen e titullit

KHF Istogu ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Istogu të shtunën në Vushtrri e mposhti Samadrexhën me rezultat 34:19. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:11 për istogaset. Ishte kjo ndeshja e fundit e xhiros së parë, që ishte shtyrë për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të Istogut. […]
Tërhiqet shorti për Ligën e Parë

Të mërkurën në Federatën e Hendbollit të Kosovës është tërhequr shorti për Ligën e Parë në të dy konkurrencat. Po ashtu janë konfirmuar çiftet e javës së parë të Superligës së meshkujve. Për shkak të tërheqjes së Trepçës dhe Drenicës, Superliga e meshkujve do të zhvillohet metetë skuadra, ndërsa xhiroja e parë zhvillohet më 28 […]
Fitore bindëse për Vushtrrinë e Prishtinën

Të shtunën janë luajtur katër ndeshje të javës së parë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Ashtu si pritej Vushtrria e Prishtina kanë shënuar fitore bindëse. Nënkampioni Vushtrria luajti si mysafir i Dritës në Gjilan dhe fitoi me rezultat 36:9. Vushtrria, që ka ruajtur përbërjen e edicionit të kaluar menjëherë ka vënë kandidaturë për […]