Zhegra fiton titullin te pionierët

Zhegra është larguar nga Superliga e seniorëve, por në fundjavë është dëshmuar sërish se hendbolli zhegras ka të ardhme të ndritur. Për herë të dytë rresht Zhegra e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në hendboll në grupmoshën e pionierëve. Ndeshjet përfundimtare të pionierëve janë luajtur në Gjilan. Të shtunën ishin çerekfinalet, ndërsa të […]
Pionierët garojnë në Gjilan

Palestra e qytetit në Gjilan do të frymojë me hendboll këtë fundjavë. Në të do të luhen ndeshjet e fazës përfundimtare të kampionatit të Kosovës në hendboll në grupmoshën e pionierëve. Të shtunën (nesër) janë ndeshjet çerekfinale. Në çerekfinalen e parë, prej orës 11:00 takohen skuadrat e pionierëve të klubeve me nam, Prishtina e Trepça. […]
Në Vushtrri caktohet kampioni te pionieret

Pas garës së zhvilluar nëpër grupe për javë të tëra, ka ardhur koha për fazën përfundimtare të kampionatit në Ligën e pioniereve në hendboll. Faza përfundimtare e kampionatit të Kosovës, përkatësisht ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalja do të zhvillohen të shtunën e të dielen në Vushtrri. Organizator i ndeshjeve përfundimtare është KHF Samadrexha. Ndeshjet çerekfinale […]
Prishtina fiton titullin e kampionit te juniorët

Prishtina ka festuar të dielen titullin e kampionit të Kosovës në hendboll në grupmoshën e juniorëve. Prishtina në finale të FINAL4 fitoi ndaj skuadrës pejane Besa Famgas me rezultat 29:25. Pas pjesës së parë Prishtina kishte epërsi prej katër golave poashtu, 12:8. Prishtina të shtunën në gjysmëfinale të FINAL4, përkatësisht plejofit, e kishte mposhtur bindshëm […]
Prishtina i bashkohet Besës në finale

Prishtina është finalistja e dytë në Ligën e juniorëve në hendboll. Të shtunën pasdite në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të FINAL4 të Ligës së juniorëve, Prishtina e mposhti bindshëm Trepçën e Mitrovicës me rezultat 41:22. Pas pjesës së parë rezultati ishte 22:6 për prishtinasit. Kështu Prishtina të dielen (nesër) nga ora 17:30 luan në finale […]
Besa Famgas, finalistja e parë

Besa Famgas është finalistja e parë e Ligës së juniorëve në hendboll. Në gjysmëfinalen e parë të FINAL4 skuadra pejane e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 39:32. Besa Famgas ishte në epërsi edhe pas pjesës së parë, me rezultat 21:15. FINAL4 i Ligës së Juniorëve nisi të shtunën në Prishtinë. FINAL4 apo plejofi, zhvillohet […]
Në Prishtinë FINAL4 i Ligës së juniorëve

Në fundjavë do të mësohet kampioni i Kosovës në konkurrencën e juniorëve. Pas përfundimit të stinorit të rregullt ka mbetur të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale dhe poashtu ndeshjet për vend të tretë dhe për vend të parë. FINAL4 i ligës së juniorëve, përkatësisht plejofi, zhvillohet të shtunën e të dielen në Prishtinë. Gjysmëfinalja e parë vë […]
Gjuka: Titulli i gjashtë rresht është sukses i madh

Egzon Gjuka ishte prej lojtarëve të dallur të Besa Famgasit që të dielen siguroi titullin e gjashtë rresht në Superligën e Kosovës në hendboll. Besa e mposhti Kastriotin në Ferizaj me rezultat 26:25 dhe kështu me dy fitore në finale të plejofit siguroi titullin e kampionit për këtë edicion. Pejanët kanë festuar fillimisht në Ferizaj […]
Besa Famgas fiton titullin dhe vazhdon dominimin në Superligë

Besa Famgas ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në hendboll. Për skuadrën pejane të hendbollistëve është titulli i gjashtë rresht dhe kështu Besa Famgas ka vazhduar dominimin në Superligën e Kosovës. Besa titullin e festoi të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, në qytetin me traditë të hendbollit. Besa e mposhti Kastriotin […]
Istogu kampion për herë të parë

Istogu është kampion i Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave për edicionin 2018\19. Istogu titullin e parë në histori të klubit e ka siguruar të shtunën në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri. Istogu e mposhti Vushtrrinë vendase me rezultat 28:26, në një ndeshje të fortë e dramatike. Për Istogun ishte kjo fitorja […]