Të rinjtë para ndeshjeve të rradhës

Këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e rradhës në Ligën e pionierëve dhe pioniereve. Garat për të rinjë janë me rëndësi shumë të madhe për hendbollin kosovar, që çdo herë e më shumë po e rrit nivelin. Liga e pionierëve po zhvillohet në tri grupe. Të shtunën ndeshjet e grupit A luhen në Ferizaj, duke filluar nga […]
Në Drenas përcaktohen skuadrat e fundit për Superligë

Në palestrën e sporteve në Drenas të shtunën (nesër) do të përcaktohen skuadrat e fundit që do të luajnë në Superligën e Kosovës në hendboll në edicionin e ardhshëm. Do të luhen ndeshjet e plejautit (play-out) në të dy konkurrencat. Te hendbollistët nga ora 14:00 takohen Zhegra dhe Llapi, ndërsa ndeshjen e referon çifti Vitaku. Zhegra […]
Besa në finale me fitore tjetër bindëse

Kampioni aktual, Besa Famgas ka zënë vendin e merituar të tij në finale të plejofit, duke shënuar të mërkurën një fitore tjetër të lartë ndaj Vëllaznimit të Gjakovës. Ndeshja e dytë gjysmëfinale e plejofit u luajt në Gjakovë, ndërsa Besa fitoi me rezultat 37:12. Ndeshjen e parë gjysmëfinale të luajtur të shtunën në Pejë, Besa […]
Kastrioti, finalisti i parë

Kastrioti i Ferizajt është finalisti i parë në plejofin e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Kalimin në finale Kastrioti e siguroi të mërkurën kur në kryeqytet e mposhti Prishtinën me rezultat 32:26. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:14 për ferizajasit. Ishte kjo fitorja e dytë e Kastriotit në gjysmëfinale të plejofit ndaj Prishtinës. […]
Vushtrria mposht sërish Prishtinën, kalon në finale

Hendbollistet e Vushtrrisë do të luajnë në finale të plejofit të Superligës së Kosovës. Finalen ndaj Istogut, Vushtrria e siguroi të mërkurën me fitoren 24:22 ndaj Prishtinës, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Pas pjesës së parë rezultati ishte 12:11 për vushtrriaset. Ishte kjo fitorja e dytë e Vushtrrisë në gjysmëfinale, pas asaj të arritur […]
Istogu në finale të plejofit për herë të parë

Istogu e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Shqiponjës dhe për herë të parë do të luajë në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Të mërkurën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të luajtur në Gjakovë, Istogu fitoi ndaj Shqiponjës me rezultat 31:25 dhe kështu siguroi finalen. Ndeshjen e parë të […]
Istogu e Vushtrria në kërkim të finales, Shqiponja e Prishtina të barazimit

Të mërkurën (nesër) luhen gjysmëfinalet e dyta të plejofit edhe në Superligën e hendbollisteve. Nga ora 15:00 në Gjakovë takohen Shqiponja e Istogu, kurse një orë më vonë (16:00) luhet takimi Prishtina – Vushtrria. Ndeshjet e para janë fituar nga Istogu e Vushtrria që me fitore apo barazime në ndeshjet e të mërkurës kalojnë në […]
Besa nuk pret telashe në Gjakovë, në Prishtinë ndeshje e fortë

Pasi ka fituar bindshëm ndeshjen e parë gjysmëfinale, Besa Famgas të mërkurën mund të sigurojë kalimin në finale të plejofit të Superligës së Kosovës në hendboll. Në Gjakovë nga ora 19:00 luhet ndeshja në mes të Vëllaznimit dhe Besa Famgasit. Besa është kampion aktual dhe e ka përfunduar Superligën A në vend të parë. Ndeshjen […]
Istogu drejtë finales

Istogu është një fitore apo një barazim larg finales së plejofit në Superligën e hendbollisteve. Të shtunën në Pejë, Istogu e ka mposhtur Shqiponjën e Gjakovës me rezultat 35:26 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit. 16:10 ishte rezultati pas pjesës së parë. E. Kameri ishte më efikasja te Istogu me 9 gola, ndërsa nga […]
Kastrioti bënë hapin e parë

Kastrioti i Ferizajt ka bërë hapin e parë drejt kalimit në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Kastrioti e ka mposhtur Prishtinën të shtunën në Ferizaj në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit. 28:21 në të mirë të Kastriotit ishte rezultati i takimit që vuri përballë dy finalistët e Kupës. Pas […]