Vushtrrisë i takon ndeshja e parë

Vushtrria ka shënuar fitore të re ndaj Prishtinës, këtë herë në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së plejofit në Superligën e hendbollisteve. Ndeshja e luajtur të shtunën në Vushtrri ka përfunduar me rezultat 26:19 për skuadrën vendase. Pas pjesës së parë rezultat ishte 12:11. Vushtrria ka përfunduar stinorin e rregullt në vend të dytë, ndërsa […]
Fitore shumë e lartë e Besa Famgas

Besa Famgas ka fituar shumë thellë ndeshjen e parë të gjysmëfinales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Besa ka mposhtur të shtunën në palestrën “Karagaçi” në Pejë skuadrën gjakovare Vëllaznimi me rezultat 39:10. Pas pjesës së parë rezultati shte 19:4 për ekipin pejan. Besa Famgas është kampion aktual dhe ka përfunduar garat […]
Ndeshje interesante në gjysmëfinale të plejofit

Të shtunën (nesër) luhen edhe gjysmëfinalet e plejofit në Superligën e hendbollisteve. Ndeshja e parë luhet në Vushtrri nga ora 17:00 në mes të Vushtrrisë dhe Prishtinës, skuadrave që u takuan edhe në gjysmëfinale të Kupës. Për Kupë ndeshjen interesante e fitoi Vushtrria, por të dy skuadrat i kanë synimet e tyre për plejof. Vushtrria […]
Besa favorit, në Ferizaj pritet lojë e fortë

Pas përfundimit interesant të stinorit në Superligën A për hendbollistë, ka ardhur koha për ndeshjet e fazës përfundimtare të kampionatit, përkatësisht plejofit. Të dy ndeshjet e para gjysmëfinale luhen të shtunën (nesër). Kështu Besa Famgas e pret në Pejë skuadrën e Vëllaznimit nga ora 17:00. Kampioni aktual, Besa e ka përfunduar stinorin e rregullt në […]
Fundjava me plot ndeshje të ligave të pionierëve

Pos ndeshjeve të plejofit në Superligën e hendbollistëve dhe atë të hendbollisteve, në fundjavë vazhdon gara edhe në Ligën e pionierëve dhe pioniereve. Do të ketë plot ndeshje të këtyre grupmoshave të reja, të cilave Federata jonë u kushton rëndësi. Kështu të shtunën në Prishtinë luhen ndeshjet e grupit A të ligës së pioniorëve. Të […]
Vushtrria barazon, Vëllaznimi në plejof

Fund interesant ka patur stinori i rregullt në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Të enjten në ndeshjen e fundit të stinorit, Vushtrria ka barazuar me Prishtinën me rezultatin 34:34. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:15. Prishtina shumë më herët e ka siguruar pozitën e tretë për plejof, ndërsa Vushtrria ishte në garë […]
Kastrioti e mbyllë me fitore

Me rezultatin e lartë, 49:24, e ka fituar Kastrioti i Ferizajt ndeshjen e fundit të stinorit të rregullt në Superligën A për hendbollistë. Kastrioti e ka pritur të mërkurën mbrëma Vëllaznimin e Gjakovës dhe ka shënuar fitore të pritur. Pas pjesës së parë të ndeshjes Kastrioti – Vëllaznimi, rezultati ishte 25:9 për vendasit. B. Syla […]
Java e fundit vendos për vendin e katërt

Të mërkurën e të enjten luhen ndeshjet e xhiros së fundit (28) të stinorit të rregullt në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkuj). Tashmë dihet që në plejof kampioni aktual, Besa Famgas do të fillojë nga pozita e parë. Skuadra pejane, Besa Famgas, udhëheq në tabelë me 50 pikë. 47 pikë në vend të […]
Kastrioti feston Kupën pas finales dramatike

Kastrioti i Ferizajt është fitues i Kupës së Republikës së Kosovës për edicionin 2018\19. Skuadra ferizajase ka mposhtur Prishtinën në finale me rezultat 28:27. Ndeshja finale ishte shumë e fortë dhe dramatike, ndërsa u luajt të dielen mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet para rreth 1500 shikuesve. Tifozët e hendbollit ishin dëshmitarë […]
Istogu fitues i Kupës për herë të dytë rresht

Istogu ka vazhduar dominimin në garat për Kupën e Republikës së Kosovës në hendboll. Skuadra istogase të dielen në finale të Kupës për edicionin 2018\19 e ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat 37:24. Ndeshja finale u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet në një atmosferë shumë të bukur, para rreth 1000 shikuesve. Lojtaret […]