Kastrioti – Besa Famgas, gjysmëfinalja më interesante

Të martën është tërhequr shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll. Me short është vendosur që në gjysmëfinale te meshkujt të takohen dy skuadrat që po luftojnë për titull. Pra gjysmëfinalja më interesante është ajo në mes të Kastriotit të Ferizajt dhe Besa Famgas të Pejës. Gjysmëfinalja tjetër te hendbollistët është Trepça […]
Favoritët nuk lejojnë befasi.

Të shtunën u luajtën katër ndeshje të javës së 15-të të Superligës së hendbollisteve. Skuadrat favorite nuk kanë lejuar befasi duke shënuar fitore të pritura. Kështu Istogu fitoi thellë ndaj Vëllaznimit, Vushtrria ndaj Dritës e Shqiponja me pesë gola dallim e mposhti skuadrën deçanase, Jusuf Gërvalla. Ashtu si pritej rezultati më i ngushtë ishte në […]
Edhe dy pikë në konton e “xehetarëve”

Trepça e Mitrovicës ka vazhduar me fitore në Superligën B të Kosovës në hendboll (meshkujt). “Xehetarët” të hënën fituan në Vushtrri ndaj Samadrexhës me rezultat 45:31. Pas pjesës së parë rezultati ishte 22:14 për mitrovicasit. Kjo ishte ndeshja e fundit e xhiros në Superligën e hendbollistëve. Trepça i ka 21 pikë nga 22 ndeshje, ndërsa […]
Fitore për skuadrat vendase

Të dielen u luajtën katër ndeshje të javës së 14-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Skuadrat vendase i kanë fituar të gjitha katër sfidat. Kështu Prishtina fitoi ndaj skuadrës deçanase Jusuf Gërvalla me rezultat 34:18. Prishtina është e katërta me 20 pikë, një më pak se Shqiponja që renditet e treta. Vushtrria ka […]
Besa lehtë në Gjakovë, Zhegra mposht Drenicën

Të dielen është luajtur një ndeshje në Superligën A e një në Superligën B të Kosovës në hendboll (meshkujt). Në Superligën A, Besa Famgas e mposhti Vëllaznimin në Gjakovë me rezultat të lartë, 47:18. Pas pjesës së parë të ndeshjes së xhiros së 24-t, ekipi pejan kishte epërsi prej 22:12. Me këtë fitore Besa Famgas […]
Pikë të reja për Kastriotin e Prishtinën

Ashtu siç pritej, Kastrioti e Prishtina i kanë fituar bindshëm ndeshjet e javës së 24-t të Superligës A për hendbollistë. Të shtunën Kastrioti fitoi si mysafir ndaj Vushtrrisë me rezultat 40:21. Pas pjesës së parë ferizajasit kishin epërsi prej nëntë golave (21:12). Kastrioti me këtë fitore është ngritur në vend të parë me 44 pikë, […]
Istogu bënë edhe një hap

Skuadra e Istogut e ka bërë edhe një hap drejt sigurimit të vendit të parë në pjesë e rregullt të kampionatit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Istogu të shtunën në Gjakovë e ka mposhtur kampionin aktual, Shqiponjën, me rezultat 41:29. Ishte kjo kryendeshja e javës së 14-të të Superligës së hendbollisteve. Pas pjesës […]
Mysafirët favoritë të mëdhenjë

Pas ndeshjeve për Kupë, në fundjavë zhvillohen ndeshjet e rradhësh kampionale. Kështu në Superligën A për hendbollistë zhvillohet java e 24-t në të cilën skuadrat mysafire janë favorite të mëdha. Të shtunën janë dy ndeshje. Prej orës 18:00 takohen Drita e Prishtina, ndërsa në ora 19:00 fillon takimi Vushtrria – Kastrioti. Ndeshja mes Vëllaznimit e […]
Në Gjakovë takohen skuadrat pretendente

Me ndeshjen derbi mes Shqiponjës e Istogut hapet java e 14-të në Superligën e Kosovës për hendbolliste. Ndeshja Shqiponja – Istogu luhet të shtunën nga ora 16:30 në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë. Istogu është i pari në tabelë me 24 pikë ndërsa Shqiponja e treta me 21 pikë. Kampioni aktual, Shqiponja ka angazhuar së […]
Trepça kompleton gjysmëfinalen

Të enjten është caktuar edhe skuadra e fundit gjysmëfinaliste e Kupës së Kosovës në hendboll. Në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Trepça e ka mposhtur Dritën e Gjilanit me rezultat 30:22. Pas pjesë së parë epërsia e vendasve ishte tri gola, 11:8. A. Shabani ishte më efikasi te Trepça me 9 gola, kurse për Dritën 7 […]