Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Favoritët kalojnë në gjysmëfinale

Skuadrat favorite nuk kanë lejuar befasi në ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll, të luajtura të mërkurën. Te hendbollistët të mërkurën gjysmëfinalen e siguruan Besa Famgas e Prishtina. Fituesi në fuqi, Besa Famgas fitoi si mysafir ndaj Vushtrrisë me rezultat 42:13, ndërsa Prishtina e mposhti poashtu si mysafir skuadrën e Drenicës (41:17). Te […]

Caktohen gjysmëfinalistët e parë

Në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë të martën janë përcaktuar dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës në hendboll. Fillimisht u luajt ndeshja e parë çerekfinale te hendbollistet, ndërsa u takuan Vëllaznimi e Vushtrria. Fitore shënoi skuadra vushtrriase me rezultat 42:21. D. Kasumi shënoi 12 gola për Vushtrrinë, ndërsa 15 gola për Vëllaznimin […]

Mesjava e ndeshjeve për Kupë

Prej të martës deri të enjten luhen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll, në të dy konkurrencat. Te hendbollistët ndeshja e parë çerekfinale është ajo në mes të Vëllaznimit e Kastriotit që luhet të martën (nesër) nga ora 20:00. Të mërkurën janë dy ndeshje: Vushtrria – Besa Famgas (18:30) e Drenica – Prishtina […]

Vushtrria kthehet në vend të dytë

Vushtrria ka fituar të dielen ndaj skuadrës Jusuf Gërvalla dhe kështu është kthyer në vendin e dytë në tabelën e Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Vushtrria e fitoi me rezultat 28:17 ndeshjen e javës së 13-të të luajtur në Deçan. Vushtrria i ka 22 pikë në vend të dytë, ndërsa udhëheq Istogu me 24 […]

Kastrioti merr pikët në Gjakovë, Trepça në Gjilan

Me dy ndeshjet e luajtura të dielen mbrëma ka përfunduar java në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Kështu në Superligën A, në kuadër të javës 23, Kastrioti i Ferizajt e mposhti Vëllaznimin në Gjakovë me rezultat 41:29. Pas pjesës së parë rezultati ishte 23:14 në të mirë të Kastriotit. P. Rajatoski shënoi 8 gola […]

Besa lehtë në Gjilan, Prishtina mposhtë Vushtrrinë

Kampioni aktual, Besa Famgas ka fituar thellë ndaj Dritës në Gjilan. Ndeshja e javës së 23-të të Superligës A të Kosovës në hendboll (meshkujt) e luajtur të shtunën, ka përfunduar me fitoren e Besës me rezultat 35:10. Pas pjesës së parë epërsia e ekipit pejan ishte 11 gola (17:6). K. Tetova shënoi më së shumti […]

Istogut i takon derbi, Shqiponja fiton në Vushtrri

Të shtunën janë luajtur dy ndeshjet e para të javës së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Derbi në mes të Istogut e Prishtinës është zhvilluar në Junik, ndërsa fitore ka shënuar Istogu me rezultat 31:25. Prishtinaset nisën më mirë ndeshjen dhe ishin në epërsi të lehtë deri në minutën e 21-të, kur […]

Besës i takon edhe një kryendeshje

Kampioni aktual, Besa Famgas, e ka fituar edhe një kryendeshje në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Besa të mërkurën në palestrën “Karagaçi” në Pejë e mposhti Prishtinën me rezultat 24:21. Ishte ky derbi i xhiros së 22-të. Në pjesën e parë pejanët ishin në epërsi që nga fillimi, ndërsa epërsia shkoi deri në […]

Besa Famgas – Prishtina, derbi i mesjavës

Besa Famgas – Prishtina është derbi i javës së 22-të të Superligës A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Xhiroja e 22-të luhet të mërkurën (nesër). Besa e Prishtina takohen në palestrën “Karagaçi” në Pejë nga ora 18:00. Kampioni aktual, Besa Famgas është kthyer në vend të parë të shtunën pas fitores së thellë ndaj Vushtrrisë. […]

Zhegrës i takon ndeshja e fundit e javës

Ndeshja mes Samadrexhës dhe Zhegrës e ka përmbyllur javën në kampionatin e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të dielen në Vushtrri skuadra e Zhegrës e mposhti Samadrexhën vendase me rezultat 38:30. Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:13 për Zhegrën. Kështu pas javës së 20-të në Superligën B, Zhegra mbanë vendin e parafundit (9) me 11 […]