Shqiponja e Vushtrria nuk lejojnë befasi

Janë zhvilluar të dielën dy ndeshjet e para të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Në kuadër të xhiros së dhjetë, Shqiponja e mposhti Prishtinën me rezultat 30:17, ndërsa Vushtrria fitoi ndaj Terezës me rezultat 37:27. Shqiponja e Gjakovës dhe Vushtrria ishin favorite dhe nuk lejuan befasi. Orgesa Gola […]
Rahoveci i pandalshëm, fiton edhe në Mitrovicë

Rahoveci nuk ka të ndaluar në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të dielën mbrëma “vreshtarët” ishin mysafirë të Trepçës në Mitrovicë dhe fituan me rezultat 45:36. Në 20 minutat e parë u zhvillua lojë e barabartë e më pas nisi shkëputja e mysafirëve. Pjesa e parë përfundoi 24:18 për Rahovecin. Në […]
Fitore e rëndësishme e Vushtrrisë

Vushtrria ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të shtunën mbrëma Vushtrria fitoi ndaj Llapit me rezultat 41:34. Vushtrriasit ishin vazhdimisht në epërsi dhe në fund fituan dy pikë të vlefshme. Aloja Erkan Abazxhiku ishte më efikasi me 11 gola. Dhjetë […]
Të dielën fillon stinori pranveror në Superligën e hendbollisteve

Të dielën fillon stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.Që në xhiron e parë të pranverës, përkatësisht në xhiron e dhjetë kampionale, ka ndeshje interesante.Tereza e Vushtrria takohen nga ora 18:00 në Obiliq, në ndeshjen që pritet të ofrojë rivalitet dhe hendboll të mirë.Të dy skuadrat janë poshtë në tabelë, […]
Superliga vazhdon me xhiron e 19-të

Gara në Superligën e Kosovës në hendboll vazhdon me ndeshjet e xhiros së 19-të.Të shtunën në program janë dy ndeshje, të dielën një e të hënën po ashtu një ndeshje.Rivalitet pritet në ndeshjen Llapi – Vushtrria, që zhvillohet në Vushtrri të shtunën nga ora 20:00.Dy skuadrat i kërkojnë pikët për stabilizim në mesin e tabelës.Llapi […]
Rahoveci fiton derbin, Besa Famgas fiton në Mitrovicë

Rahoveci ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll. Të enjten mbrëma Rahoveci e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultatin 41:38, në derbin e xhiros së 18-të. Kastrioti ishte vendas, kurse ndeshja u zhvillua në Lipjan. “Vreshtarët” kanë kontrolluar gjithë ndeshjen, ndërsa kanë mbajtur epërsi bindëse që shkoi deri në nëntë gola. Granit […]
Vushtrria fiton me gol të sekondave të fundit

Vushtrria e ka fituar ndeshjen e parë të xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë, Vushtrria e mposhti Prishtinën me rezultatin e ngushtë, 38:37. Madje golin e fitores vushtrriasit e shënuan gjashtë sekonda para fundit. Erkan Abazxhiku shënoi për fitoren […]
Xhiroja e 18-të këtë mesjavë, të enjten Kastrioti – Rahoveci

Me ndeshjen Vushtrria – Prishtina hapet xhiroja e 18-të e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Kjo ndeshje zhvillohet sonte (e mërkurë) nga ora 20:00 në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë.Është përballje e skuadrave të mesit të tabelës. Prishtina renditet e katërta me 17 pikë, ndërsa Vushtrria është e pesta me 10 pikë.Derbi […]
Rahoveci i pandalshëm, fitore të rëndësishme për Trepçën e Vushtrrinë

Rahoveci ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll. Të dielën mbrëma në kryeqytet, Rahoveci e mposhti Prishtinën me rezultat 37:31. Rahoveci ishte vendas në ndeshjen e xhiros sës 17-të, por sfida megjithatë u zhvillua në Prishtinë për shkak se palestra në Rahovec është e zënë me numërimin e votave. Rahoveci ka 17 […]
Besa Famgas e fiton bindshëm derbin me Kastriotin

Besa Famgas e ka fituar ndeshjen e parë të xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të shtunën mbrëma në Banjë, Besa Famgas e mposhti Kastriotin e Ferizajt në derbin e xhiros me rezultat 40:28. Pjesa e parë ishte më e fortë. Deri në minutën e 20-të loja ishte […]