Pikë të reja për Prishtinën e Dritën

Të dielen janë luajtur edhe dy ndeshje të javës së 12-të të Superligës së hendbollisteve. Në kryeqytet Prishtina fitoi bindshëm ndaj Samadrexhës me rezultat 37:13. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:8 në të mirë të skuadrës prishtinase. F. Prelvukaj shënoi 9 gola për Prishtinën, ndërsa Sh. Fazlia realizoi 7 gola. Te Samadrexha Q. Basholli […]
Istogu fiton superderbin

Me gol të shënuar në minutën e fundit Istogu e ka fituar superderbin e Superligës së hendbollisteve. Të shtunën në Vushtrri në një atmosferë të shkëlqyeshme para 1500 shikuesve, Istogu e mposhti skuadrën vendase të Vushtrrisë me rezultat 27:26. Hendbollistja më e mirë në Kosovë, E. Kameri shënoi golin e fitores në minutën e 60-të. […]
Kastrioti fiton derbin interesant ndaj Prishtinës

Kastrioti i Ferizajt e ka fituar me një gol dallim derbin e javës së 21-të të Superligës A te hendbollistët. Të shtunën mbrëma në kryeqytet, ferizajasit fituan ndaj Prishtinës me rezultat 22:21 për të vazhduar kështu garën për titull të kampionit. Ndeshja ishte e fortë, cilësore dhe interesante. Ishte sfidë e barabartë që u vendos […]
Vushtrria e Istogu luajnë derbin e stinorit

Në Superligën e hendbollisteve e gjithë vëmendja do të jetë në Vushtrri ku luhet derbi i stinorit pranveror. Në kuadër të javës së 12-të, të shtunën (nesër) nga ora 19:00 takohen Vushtrria e Istogu, dy skuadrat që po e udhëheqin garën për titull. Istogu është i pari me 20 pikë sa i ka edhe Vushtrria […]
Në Prishtinë kryendeshja e javës në Superligën A

Gara për titull të kampionit të Kosovës në hendboll vazhdon të shtunën (nesër) kur zhvillohen ndeshjet e javës së 21-të në Superligën A për hendbollistë. Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo që luhet në kryeqytet në mes të Prishtinës dhe Kastriotit të Ferizajt. Kjo ndeshje luhet nga ora 18:00. Prishtina renditet e treta me […]
BESA FamGas BALLAFAQOHET ME VUSHTRRINË, ISTOGU PËRBALLET ME SAMADREXHËN

Është tërhequr të martën shorti i ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll. Fituesi aktual i Kupës te hendbollistët, Besa Famgas në çerekfinale do të luajë me Vushtrrinë. Çiftet tjera janë: Vëllaznimi – Kastrioti, Drenica – Prishtina dhe Trepça – Drita. Ndeshjet çerekinale të Kupës luhen më 27 e 28 mars. Te hendbollistet, fituesi […]
Nesër shorti për Kupë

Të martën (nesër) tërhiqet shorti për çerekfinalen e Kupës së Kosovës në hendboll. Shorti tërhiqet për të dy konkurrencat, në ora 13:00 në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Fitore të reja për skuadrat pretendente

Në fundjavë janë luajtur ndeshjet e javës së 11-të të Superligës për hendbolliste. Skuadrat pretendente nuk kanë lejuar befasi, duke shënuar fitore bindëse. Kështu të dielen Istogu fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt në Pejë me rezultat 24:11. Vushtrria e ka mposhtur Samadrexhën me rezultat 33:18. Istogu e Vushtrria udhëheqin në tabelë me nga 20 pikë. […]
Besa fiton derbin e fortë dhe dramatik në Ferizaj

Kampioni aktual, Besa Famgas ka barazuar pikët me Kastriotin në krye të tabelës pasi e ka mposhtur këtë skuadër të shtunën mbrëma në Ferizaj. Superderbin e fortë të luajtur para afro 1200 shikuesve, Besa e fitoi me rezultat 23:22, me gol të shënuar në sekondën e fundit. Ishte aloja B. Idrizi që shënoi golin e […]
Istogu e Kastrioti luajnë ndeshjen më interesante të javës

Superliga e hendbollisteve vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 11-të. Dy ndeshje janë të shtunën e tri të dielen. Të shtunën janë takimet: Jusuf Gërvalla – Drita (13:00) e Samadrexha – Vushtrria (19:00). Të dielen janë takimet: Vjosa – Prishtina (14:30), Vëllaznimi – Shqiponja (17:00) dhe Istogu – Kastrioti (18:00). Pikërisht ndeshja e […]