Istogu e Vushtrria fillojnë me fitore bindëse

Istogu e Vushtrria e kanë filluar me fitore bindëse stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Istogu të shtunën në Deçan fitoi ndaj skuadrës Jusuf Gërvalla me rezultat 40:16. Pas pjesës së parë rezultati ishte 22:7 në të mirë të istogaseve. Kapitenja A. Rugova udhëhoqi Istogun drejt fitores së thellë duke shënuar 14 […]
Në fundjavë fillon stinori pranveror te hendbollistet

Këtë fundjavë fillon stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Pritet që në pranverë skuadrat të zhvillojnë garë interesante për titull të kampionit, ndërsa plot pesë skuadra mund të përfshihen në këtë garë. Istogu e Vushtrria kanë përparësi për shkak të pikëve që kanë mbledhur në vjeshtë, por edhe cilësisë në përbërje, ndërsa […]
Besa luan të premten, derbi zhvillohet të shtunën

Me ndeshjen në mes të Samadrexhës dhe Besa Famgas fillon java e 18-të e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Është kjo java e fundit e pjesës së rregullt të kampionatit. Më pas skuadrat ndahen në Superligën A ku luftohet për titull përkatësisht plejof dhe në Superligën B, ku gara zhvillohet për të evituar pozitën […]
Kastrioti me fitore bindëse, Vëllaznimi mposht Drenicën

Kastrioti i Ferizajt është kthyer në vendin e parë në tabelën e Superligës së Kosovës për hendbollistë. Kastrioti e ka mposhtur të dielen në Ferizaj skuadrën gjilanase Drita me rezultatin shumë të lartë, 47:15. Ndeshja e javës së 17-të nuk kishte rivalitet, por i mundësoi Kastriotit që të kthehet në vend të parë. Kastrioti i […]
Besa fiton derbin, Trepça vazhdon me fitore

Kampioni aktual i Kosovës në hendboll, Besa Famgas është kthyer te fitorja të shtunën në mbrëmje kur në palestrën “Karagaçi” në Pejë e mposhti Prishtinën me rezultat bindës, 33:19. Ishte kjo kryendeshja e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës për hendbollistë. Besa javën e kaluar pësoi nga Kastrioti në Ferizaj, por të shtunën në […]
Vushtrrisë i takon përballja lokale

Vushtrria e ka shënuar fitoren e parë në stinorin pranveror në Superligën e Kosovës për hendbollistë. Vushtrria të premten e mposhti rivalin fqinj, Samadrexhën me rezultatin bindës, 39:26. Ishte kjo ndeshja që e hapi javën e 17-të kampionale. Vushtrria është ngritur në vend të pestë me 13 pikë kurse Samadrexha mbetet e fundit me 2 […]
Të premten derbi vushtrrias, të shtunën derbi i javës

Të premten (nesër) do të takohen dy skuadrat nga Vushtrria, me të cilën ndeshje edhe fillon java e 17-të e Superligës së Kosovës për hendbollistë. Vushtrria e Samadrexha luajnë prej orës 19:30 në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri. Vushtrria është e gjashta me 11 pikë, derisa Samadrexha është e fundit me vetëm dy […]
Prishtinës i takon ndeshja e fundit e javës

Prishtina ka fituar ndaj Vushtrrisë në ndeshjen përmbyllëse të javës së 16-të të Superligës për hendbollistë. Të dielen, Prishtina fitoi me 10 gola dallim, 37:27. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:12 në të mirë të skuadrës prishtinase. O. Beshiri e B. Abazi ishin më efikasët në fitoren e Prishtinës, duke shënuar nga tetë gola. […]
Spektakli në Ferizaj i takon Kastriotit

Kastrioti e ka fituar derbin e xhiros së 16-të dhe të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Kastrioti e mposhti kampionin aktual, Besa Famgas me rezultat 20:17. Ndeshja e ka arsyetuar epitetin e derbit të madh. Në një atmosferë të mirë sportive, para […]
Edhe një fitore për Trepçën

Skuadra mitrovicase Trepça ka vazhduar me fitore në pjesën e dytë të kampionatit, pas riorganizimit që ka bërë muajin e kaluar. Trepça të premten fitoi dy pikë të rëndësishme duke e mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës në palestrën “Minatori” në Mitrovicë me rezultat 29:23. Trepça në javën e kaluar fitoi ndaj Drenicës në Drenas, kurse është […]