Xhiroja fillon të premten, superderbi të shtunën

Me ndeshjen Trepça – Vëllaznimi fillon xhiroja e 16-të e Superligës së Kosovës për hendbollistë. Kjo ndeshje e rivalëve të vjetër luhet të premten (nesër) nga ora 18:30 në Mitrovicë. Të dy skuadrat kanë fituar para një jave kurse tashmë janë në mesin e tabelës. Vëllaznimi është në vend të pestë me 12 pikë derisa […]
Fitore të reja për Kastriotin e Prishtinën

Tri ndeshje të javës së 15-të të Superligës së Kosovës për hendbollistë janë luajtur të dielen. Me fitore kanë vazhduar Kastrioti i Ferizajt e Prishtina, ndërsa dy pikë të reja e të vlefshme i fitoi edhe Vëllaznimi i Gjakovës. Kastrioti ka fituar si mysafir ndaj Vushtrrisë me rezultat 33:25. Pas pjesës së parë ferizajasit kishin […]
Kampioni sipas parashikimeve, Trepça fiton në Drenas

Me dy ndeshjet që u zhvilluan të shtunën në mbrëmje (19:00) ka filluar stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të dy ndeshjet e xhiros së 15-të kishin peshën e tyre në synimet e skuadrave për edicionin aktual. Kështu kampioni aktual, Besa Famgas, ashtu si pritej, fitoi në Pejë ndaj Dritës së Gjilanit […]
Dy ndeshje të shtunën, tri të dielen

Me ndeshjet e javës së 15-të fillon stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Pritet të jetë garë e fortë për titull të kampionit, por edhe për të siguruar pozitat që sigurojnë daljen në gara evropiane e poashtu për të evituar largimin nga elita. Skuadrat kanë bërë lëvizje në afatin kalimtar të janarit, […]
Më 9 shkurt fillon stinori pranveror

Të shtunën më 9 shkurt, fillon stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Më 9 e 10 shkurt do të zhvillohen ndeshjet e javës së 15-të, ndërsa shpresohet në hendboll cilësor e rivalitet të mirë mes skuadrave. Ndeshjet e javës së parë pranverore, përkatësisht xhiros së 15-të, janë: Besa Famgas – Drita, Vushtrria […]
Istogu humb sërish, por mbahet shumë më mirë

KHF Istogu është përshëndetur nga garat evropiane të edicionit aktual 2018\19. Istogu është ndalur në një të tetën e finales të Kupës Sfiduese (Challenge Cup) nga skuadra spanjolle Rincon Fertilidad Malaga. Ndeshja e dytë e hendbollisteve istogase me Malagan është zhvilluar të dielen paradite në Alhaurin de la Torre të Spanjës. Në ndeshjen e dytë […]
Pas telasheve të shumta, humbje e pritur e Istogut

Telashe të shumta e kanë përcjellur skuadrën e Istogut në udhëtim dhe në ditën e parë të qëndrimit në Spanjë, ku të shtunën e luajti ndeshjen e parë të 1/8 të finales të Kupës Sfiduese (Challenge Cup) për hendbolliste. Dhe ashtu si pritej pas gjithë vështirësive, skuadra e Istogut e ka humbur me rezultat të […]
Orari i kontrolleve mjekësore para fillimit të edicionit pranveror 2018/19

Federata e Hendbollit e Kosovës ne bashkëpunim me Qendrën e Mjekësisë Sportive ka përgatitur orarin e kontrolleve mjekësore për te gjitha klubet e Superligës së meshkujve dhe femrave, te cilat janë obliguar të përfundojnë kontrollet sistematike në Qendrën e Mjekësisë Sportive në Prishtinë duke u mbështetur në nenin 8.3 të Propozicioneve të garave. Obligohen klubet […]
Mbyllet afati kalimtar dimëror

Të martën ka përfunduar afati kalimtar dimëror në hendbollin kosovar. Janë paraqitur kërkesa të konsiderueshme për ndërrim të skuadrave. Në konkurrencë të hendbollistëve janë bërë 21 kërkesa, kurse te hendbollistet janë bërë 16 kërkesa. Gjithsej katër kërkesa janë për regjistrim të dyfishtë, një te meshkujt e dy te femrat. Aktive ishin skuadrat lidere në Superligën […]
Terziqi e Kameri më të mirët e vitit 2018

Në një ceremoni madhështore, Federata e Hendbollit të Kosovës të hënën ka shpallur më të mirët e vitit 2018. Ceremonia për shpalljen e laureatëve të vitit të kaluar është mbajtur në Sheshin 21 në Prishtinë, ndërsa atë me pjesëmarrje e kanë nderuar numër i madh i njerëzve të hendbollit dhe sportit kosovar në përgjithësi. Çmimet […]