Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Dy pikë të reja për Besa Famgasin

Besa Famgas ka arkëtuar dy pikë të reja në Superligën e Kosovës në hendboll. Të mërkurën mbrëma në Pejë, Besa Famgas e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat bindës, 45:24. Ishte kjo ndeshje e mbetur e xhiros së shtatë të kampionatit të Kosovës në hendboll. Ahmed Khamis i shënoi 13 gola për Besën e Pejës. […]

Istogu, i pari i vjeshtës në Ligën e Parë

Istogu është kampion vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Istogu i ka fituar të gjitha ndeshjet, ndërsa ka lënë pas skuadra si Deçani, Drita, Drenica, Prizreni, Ulpiana. Në Ligën e Parë në vjeshtë është zhvilluar garë interesante, ndërsa zhvillim të rëndësishëm kanë bërë shumë lojtarë të rinj, pos […]

Fitorja e parë për Besën e Pejës

Besa e Pejës e ka shënuar fitoren e parë në edicionin 2025/2026 të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të dielën mbrëma në Pejë, Besa fitoi ndaj Ulpianës së Lipjanit me rezultatin 43:34. Ishte kjo ndeshje e mbetur e xhiros së nëntë të Superligës së hendbollisteve. Edona Radoniqi udhëhoqi Besën me 14 […]

Samadrexha, kampione vjeshtore në Superligën e hendbollisteve

Të dielën ka përfunduar stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Gara në elitën e hendbollisteve ishte interesante, ndërsa është shquar skuadra e Samadrexhës. Samadrexhaset i kanë fituar të gjitha tetë ndeshjet dhe dimërojnë në krye të tabelës me 16 pikë. Kampioni në fuqi, Istogu, është i dyti me 14 […]

Skuadrat e kreut nuk lejojnë befasi

Të shtunën u luajtën ndeshjet e xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Dhe skuadrat e kreut nuk kanë lejuar befasi. Fillimisht kampioni në fuqi, Rahoveci, fitoi ndaj Trepçës në Mitrovicë me rezultatin e thellë, 46:25. Egzon Gjuka i shënoi 11 gola për Rahovecin. Ardit Tafilaj i realizoi tetë […]

Të shtunën ndeshjet e xhiros së 12-të

Gara në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve vazhdon me ndeshjet e xhiros së 12-të. Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje luhen të shtunën (nesër). Trepça – Rahoveci është ndeshja e parë, që zhvillohet nga ora 16:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Trepça është e pesta me tetë pikë, derisa kampioni në […]

Kastrioti mposht Trepçën dhe shkëputet sërish

Kastrioti e ka fituar ndeshjen e fundit të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Të hënën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Kastrioti fitoi ndaj Trepçës me rezultat 35:24. Felippe Teixeira me tetë gola, Festim Mustafa me shtatë dhe Gentrit Brahimi me gjashtë u shquan me efikasitet te ferizajasit. Te mysafirët […]

Fitore e madhe e Llapit në kryeqytet

Prishtina e Llapi kanë zhvilluar ndeshje shumë interesante të dielën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet. Pas një drame të vërtetë, fitore me rezultat 38:37 ka shënuar skuadra llapjane. Ndeshja i takoi xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Llapi shpejtë krijoi epërsi 5:1, ndërsa mbajti […]

Besa Famgas merr pikët në Vushtrri

Pas fitores në derbi, Besa Famgas ka vazhduar të mbledhë pikë në Superligën e Kosovës në hendboll. Të shtunën mbrëma skuadra pejane fitoi 50:24 në udhëtim ndaj Vushtrrisë. Ishte kjo ndeshje e xhiros së 11-të të kampionatit të Kosovës për hendbollistë. Jon Vokshi i shënoi 12 gola për Besën. Deniz Terziqi e Ahmed Khamis i […]

Rahoveci kthehet te fitorja

Rahoveci është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në hendboll. Të enjten mbrëma, në ndeshjen e parë të xhiros së 11-të, Rahoveci fitoi ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultat 42:24. Ndeshja u zhvillua në Gjakovë. Lulzim Shabani ishte më efikasi te Rahoveci me 15 gola. 11 i shënoi Egzon Gjuka e shtatë Granit Kadiri. […]