Nesër hapet miniafati kalimtar

Të mërkurën (nesër) hapet afati kalimtar i dimrit në hendbollin kosovar. Afati kalimtar i janarit është i hapur deri më 15 janar, sipas vendimit të Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Pritet të ketë lëvizje, sidomos nga skuadrat që synojnë trofetë në hendbollin kosovar.
Ndërroi jetë Rexhep Haxhimusa, kontribues i madh i hendbollit ferizajas

Ka ndërruar jetë Rexhep Haxhimusa, që ka dhënë kontribut të madh në zhvillimin e hendbollit ferizajas dhe hendbollit kosovar në përgjithësi.Haxhimusa ishte kryetar i Gjykatës Supreme, ndërsa ka mbajtur edhe shumë pozita tjera të rëndësishme. Por ishte i përfshirë edhe në hendboll.Në vitet tetëdhjeta të shekullit të kaluar, Haxhimusa ishte kryetar i klubit të famshëm […]
Besa Famgas, kampione te kadetët

Skuadra pejane, Besa Famgas, është kampione në Ligën e Kadetëve të Kosovës në hendboll.Besa e mbylli kampionatin me 13 fitore e një humbje. Me 26 pikë u rendit e para.Besa Famgas zhvilloi garë të fortë me Vushtrrinë, ndërsa ndeshja vendimtare u zhvillua të enjten mbrëma në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri.Skuadra pejane megjithatë […]
Përfundon stinori vjeshtor, Rahoveci dimëron në vendin e parë

Me tri ndeshje të zhvilluara të enjten, ka përfunduar stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Skuadrat favorite nuk kanë lejuar befasi. Kampioni dhe lideri i klasifikimit, Rahoveci, fitoi 43:33 ndaj Llapit në Podujevë. Arbios Mushkolaj i kishte 11 gola, ndërsa Mali Luzha dhjetë te “vreshtarët”. Nga dhjetë gola për […]
Prishtina e mbyll vitin me fitore

Prishtina e ka fituar ndeshjen e parë të xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Është kjo xhiroja e fundit për këtë vit. Skuadra prishtinase të mërkurën mbrëma fitoi në Shtime ndaj Vjosës me rezultat 40:34. Oltion Beshiri ishte më efikasi te Prishtina me 14 gola. Gjashtë i kishte […]
Në mesjavë xhiroja e fundit për këtë vit

Me ndeshjet e xhiros së 14-të përfundon stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Ndeshjet e kësaj xhiroje janë të mërkurën e të enjten.Të mërkurën prej orës 20:00 në Shtime luhet takimi Vjosa – Prishtina. Kjo njëherit pritet të jetë ndeshja më interesante.Vjosa është e gjashta me tetë pikë, por ka […]
Besa mposht Llapin dhe kthehet në pozitën e dytë

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e fundit të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të dielën në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa e mposhti Llapin me rezultat bindës, 48:21. Agon Bajqinovci i shënoi 10 gola për Besa Famgasin, ndërsa nga nëntë i kishin Ilir Istrefaj […]
Rezultate të pritura në ndeshjet e së shtunës

Nuk ka pasur befasi të shtunën kur u luajtën tri ndeshje të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Kampioni në fuqi dhe lideri i klasifikimit, Rahoveci, fitoi 51:28 ndaj Vjosës së Shtimes. 11 lojtarë të Rahovecit realizuan gola, kurse më efikasët ishin Alban Haziri e Granit Kadiri me […]
Java e 13-të, skuadrat vendase favorite të mëdha

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Tri ndeshje janë të shtunën e një të dielën, ndërsa e veçanta e xhiros është që të gjitha skuadrat vendase llogariten favorite. Të shtunën nga ora 16:00 takohen Prishtina e Trepça. Prishtina është e katërta me 12 […]
Rahoveci i pandalshëm, fiton edhe derbin me Kastriotin

Rahoveci nuk po ka të ndalur në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të enjten mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci e fitoi ndeshjen e fortë me Kastriotin me rezultat 35:32. Ashtu si pritej, ndeshja ishte betejë e vërtetë, ndonëse vendasit vazhdimisht ishin në epërsi. Por ferizajasit nuk kanë ndalur deri në […]