Tereza eliminon Prishtinën nga gara për Kupë të Kosovës

Tereza e ka eliminuar Prishtinën në raundin e parë të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Ndeshjet e raundit të parë në të dy konkurrencat janë zhvilluar në mesjavë. Tereza e Obiliqit fitoi me rezultat 37:32. Melike Ipçi udhëhoqi Terezën me dhjetë gola. Nga tetë i kishin Kaltrina Paci e Arjeta Imeraj, […]
Rahoveci pa telashe ndaj Llapit në ndeshjen e mbetur

Rahoveci e ka fituar pa telashe ndeshjen e mbetur të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll. Të martën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci mposhti Llapin me rezultat 52:20. Pjesa e parë përfundoi 28:7. Prej 11 lojtarëve të Rahovecit që shënuan gola, më efikasi ishte Egzon Gjuka. Ai i realizoi dhjetë gola, […]
Në mesjavë ndeshjet për Kupë

Të mërkurën e të enjten zhvillohen ndeshjet e raundit të parë të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të mërkurën janë ndeshjet Prishtina – Drita (17:30) e Vjosa – Prizreni (18:00). Ndeshjet e së enjtes janë: Trepça – Istogu (16:30), Llapi – Ulpiana (19:00), Vushtrria – Drenica (19:30). Ndeshja mes Trepçës e […]
Fitore të thella e gola të shumtë në ndeshjet e së dielës

Rahoveci e ka shënuar fitoren e tetë rresht në Superligën e Kosovës në hendboll dhe është kthyer në pozitën e parë në tabelën e klasifikimit. Të dielën në kuadër të xhiros së nëntë, Rahoveci fitoi pa telashe nda Vushtrrisë me rezultat 48:32. 12 lojtarë të Rahovecit shënuan gola. Adonit Isufi, Egzon Vuqitërna, Arbios Mushkolaj e […]
Samadrexha merr pikët në Gjakovë

Samadrexha e ka fituar ndeshjen më të rëndësishme të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të dielën mbrëma në Gjakovë, Samadrexha e mposhti Shqiponjën me rezultat 38:32. Pas minutës së dhjetë nisi shkëputja e mysafireve, ndërsa në minutën e 40-të dallimi ishte dhjetë gola, 28:18. Samadrexha më pas […]
Fitore për Ferizajn e Kastriotin

Skuadrat ferizajase kanë shënuar fitore në dy ndeshjet e para të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Fillimisht Kastrioti fitoi në udhëtim ndaj Vushtrrisë me rezultat 31:21, të shtunën. Bintou Oulare i kishte 11 gola për Kastriotin. Shtatë i shënoi Kosovare Stagova, gjashtë Elza Reçica e pesë Puhiza […]
Fitorja e shtatë për Besa Famgasin

Besa Famgas e ka shënuar fitoren e shtatë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa e mposhti Prishtinën me rezultat 43:34. Ishte kjo ndeshja e parë e xhiros së nëntë të elitës kosovare të hendbollit. Besa ishte vazhdimisht në epërsi, por Prishtina nuk […]
Ndeshje interesante mes Shqiponjës e Samadrexhës

Ndeshja Shqiponja – Samadrexha pritet të jetë më interesantja e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.Kjo ndeshje zhvillohet të dielën nga ora 16:00 në Gjakovë.Shqiponja është e katërta me tetë pikë. Ka katër fitore e dy humbje. Samadrexha është e pesta me gjashtë pikë. Ka tri fitore e […]
Të shtunën një ndeshje, të dielën tri

Pas ndeshjeve të Kombëtares dhe zhvillimit të disa ndeshjeve të shtyra, në fundjavë zhvillohet xhiroja e rregullt në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Të shtunën është një ndeshje, ndërsa të dielën tri të tjera.Të shtunën nga ora 19:00 në palestrën “Karagaçi” takohen Besa Famgas e Prishtina. Besa vlerësohet favorite, por Prishtina shpreson […]
Barazojnë Prishtina e Tereza, fitojnë pikët e para

Prishtina e Tereza i kanë fituar pikët e para në edicionin 2024/2025 në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të hendbollisteve. Të mërkurën mbrëma në Bardhosh, Prishtina e Tereza luajtën baras, 27:27. Ndeshja i takoi xhiros së shtatë të elitës kosovare të hendbollit. Në pjesën e parë, ekipi mysafir, Tereza, u shkëput deri në […]