Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ndeshjet interesante në Prishtinë, pikët për kryeqytetasit

Prishtina e Vushtrria kanë luajtur ndeshje shumë interesante të mërkurën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit. Prishtina e nisi ndeshjen mirë dhe mbajti epërsi deri në minutën e 43-të kur rezultati u barazua në 29:29. Më pas vushtrriasit krijuan epërsi prej një, dy e tre gola, 34:31. Prishtina barazoi në 34:34 e më pas […]

Samadrexha mposht Prishtinën, Istogu fiton ndaj Terezës

Të martën janë zhvilluar dy ndeshje të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Në kuadër të xhiros së nëntë Samadrexha e mposhti Prishtinën në kryeqytet. Ndeshja në Pallatin e Rinisë përfundoi me rezultat 37:27 për samadrexhaset. Jennifer Toledo dhe Vitoria de Paula Oliveira ishin më efikaset te Samadrexha me nga shtatë gola. […]

Besa Famgasi mposht Rahovecin në derbin e xhiros

Besa Famgas e ka fituar derbin e xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll. Të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në praninë e një numri të konsiderueshëm shikuesish, Besa Famgas e mposhti kampionin në fuqi, Rahovecin, me rezultatin 35:28. Ashtu si pritej, ndeshja ishte e fortë dhe e arsyetoi epitetin e derbit. Pjesa […]

Istogu e fiton derbin në Ferizaj

Kampioni në fuqi, Istogu, e ka fituar derbin e xhiros në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të shtunën në palestrën “Bill Clinton”, Istogu e mposhti Ferizajn me rezultat 32:29. Ndeshja i takoi xhiros së nëntë. Që në pjesën e parë mysafiret krijuan epërsi solide, që e mbajtën deri në fund. Vendaset […]

Fitore dramatike e Trepçës në Podujevë

Një sekondë para fundit, Matheus Henrique shënoi golin e fitores 32:31 të Trepçës ndaj Llapit në Podujevë. Ndeshja që e hapi xhiron e dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll ishte shumë interesante dhe dramatike. Në minutën e 55-të Llapi kishte epërsi prej tri golash, 30:27. Eris Beqiri i shënoi tri gola rresht për 30:30. […]

Ferizaj – Istogu, derbi i Superligës së hendbollisteve

Ndeshja Ferizaj – Istogu vlerësohet kryesorja e xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën prej orës 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Kampioni në fuqi, Istogu, është i treti me 10 pikë nga gjashtë ndeshje. Ferizaj e mban vendin e katërt me tetë […]

Në Pejë derbi i xhiros

Besa Famgas – Rahoveci është kryendeshja e xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Kjo ndeshje zhvillohet të dielën nga ora 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Vë përballë dy prej skuadrave kryesore në Superligë, që kanë pretendime për trofe në këtë edicion garues. Kampioni në fuqi, Rahoveci, është […]

Shqiponja e fiton ndeshjen shumë interesante me Prishtinën

Shqiponja e Prishtina kanë luajtur ndeshje shumë interesante të enjten mbrëma në Gjakovë. Shqiponja fitoi 37:34, duke e përmbysur rezultatin në pjesën e dytë. Pas pjesës së parë Prishtina ishte në epërsi 19:18. Lojë e barabartë dhe e fortë u zhvillua deri në minutën e 58-të kur Prishtina shënoi për 35:34 nëpërmjet Eduarta Kurteshit. Ana […]

Kastrioti mposht Llapin dhe barazohet me pikë me Rahovecin

Kastrioti ka shënuar fitore bindëse ndaj Llapit. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Bill Clinton”, skuadra ferizajase fitoi me rezultat 51:30. Ndeshja ishte e mbetur dhe i takonte xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll. Cilësia ishte në anën e ferizajasve dhe kjo u bë e qartë që në pjesën e parë. Adonit Isufi […]

Samadrexha e pandalshme, fiton edhe derbin me Ferizajn

Samadrexha ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të dielën mbrëma në palestrën “Afrim Bunjaku”, Samadrexha e fitoi derbin e xhiros së tetë. E mposhti Ferizajn me rezultat 24:19. Samadrexha i ka shtatë fitore rresht dhe udhëheqë në tabelë me 14 pikë. Ferizaj është në vendin e katërt […]