Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova U18 në finale të Evropianit B

Kombëtarja e Kosovës është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian U18 (B) për hendbollistë, që po mbahet në Prishtinë.Të shtunën mbrëma në gjysmëfinale, djemtë tanë fituan ndaj Luksemburgut me rezultatin e thellë, 33:20.Për herë të parë një Kombëtare e Kosovës në hendboll është kualifikuar në finale të Evropianit B.Në finale, të dielën, Kosova U18 luan […]

Fitorja e dytë e Kosovës në Botëror

Hendbollistet e Kombëtares U18 të Kosovës e kanë shënuar fitoren e dytë në Kampionatin Botëror në Kinë.Të dielën paradite, Kombëtarja jonë fitoi ndaj Kanadasë me rezultat 26:20 .Dallimi u bë në pjesën e dytë, në të cilën vajzat tona shfaqën shumë më tepër se kanadezet. Pjesa e parë përfundoi 12:9 për Kanadanë, por në pjesën […]

Fitore historike e Kosovës në Botërorin në Kinë

Hendbollistet e Kosovës U18 kanë arritur sukses historik të shtunën në mëngjes.Ato e kanë shënuar fitoren e parë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Chuzhou të Kinës.Hendbollistet tona kanë dominuar plotësisht ndaj Indisë dhe kanë fituar me rezultat të lartë, 25:14.Kjo është hera e parë që një Kombëtare e Kosovës te vajzat, në të […]

Kampioni testohet në Pejë në xhiron e parë

Besa Famgas – Rahoveci është kryendeshja e xhiros së parë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve. Shorti për edicionin garues 2024/2025 është tërhequr të premten në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës. Rahoveci është kampion në fuqi, kurse Besa mbeti pa titull edicionin e kaluar, pas dominimit shumë të gjatë. […]

Edicioni i ri nis me superderbi

Derbi i madh mes Ferizajt dhe Istogut e hap edicionin 2024/2025 në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Edicioni i ri garues nis më 14 shtator, ndërsa shorti është tërhequr të premten në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës. Tërheqjen e shortit e bëri komesari i garave, Isak Osmani. Ferizaj është […]

Të premten shorti për edicionin e ri garues

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka vendosur që shorti për edicionin 2024/2025 të tërhiqet të premten (nesër). Shorti do të tërhiqet nga ora 14:00 në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës, ndërsa do të transmetohet në kanalin zyrtar të FHK-së në “Youtube”.Shorti do të tërhiqet për Superligën e meshkujve dhe atë të […]

Çdo gjë gati për Evropianin U18, nesër ndeshjet e para

Federata e Hendbollit e Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet për Kampionatin Evropian U18 (B) që mbahet në Prishtinë prej 12 deri më 18 gusht.Ndeshjet e Evropianit për hendbollistët e rinj do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet.Ekipet kombëtare tashmë kanë arritur në Prishtinë, njëjtë si përgjegjësit dhe zyrtarët e […]

U mbajt mbledhja komemorative për Izet Gjinovcin

Të martën paradite në Sallën e Administratës Qendrore të Universitetit të Prishtinës është mbajtur mbledhja komemorative për Izet Gjinovcin.Gjinovci, që kishte një jetë në hendboll, ndërroi jetë të hënën paradite. Prej vitit 2002 e deri në frymën e fundit e ka mbajtur pozitën e sekretarit të përgjithshëm të FHK-së. I ndjeri Gjinovci ishte për mbi […]

Të martën nga ora 11:00 mbledhja komemorative për Izet Gjinovcin

Të martën prej orës 11:00 mbahet mbledhja komemorative për Izet Gjinovcin, personalitetin shumë të rëndësishëm të hendbollit kosovar. Mbledhja komemorative mbahet në Sallën e Administratës Qëndrore të Universitetit të Prishtinës.Izet Gjinovci ndërroi jetë të hënën paradite. Ai ka mbajtur postin e sekretarit të përgjithshëm të FHK-së nga viti 2002 e deri në frymën e fundit. […]

Kombëtarja U18 po përgatitet për Botëror

Hendbollistet e Kombëtares U18 të Kosovës kanë nisur të hënën përgatitjet për paraqitje në Kampionatin Botëror.Nën urdhrat e shtabit teknik, hendbollistet e reja po punojnë me seriozitet maksimal për paraqitje sa më të mirë në Botërorin në Kinë.Programi stërvitor është shumë i ngarkuar, ndërsa përgatitjet janë të gjithanshme që në momentin e duhur të arrihet […]