Ndërroi jetë Murat Kastrati, aktivist shumëvjeçar i Besës së Pejës

Ka ndërruar jetë Murat Kastrati, aktivist shumëvjeçar i klubit të hendbollit Besa nga Peja. Kontributi i të ndjerit Kastrati për mbarëvajtjen e punëve te klubi me nam nga Peja është çmuar dhe do të çmohet gjithnjë. Federata e Hendbollit e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Kastrati dhe komunitetit të hendbollit […]
Publikohet lista e pjesëmarrësve në kampin e FHK-së

Federata e Hendbollit e Kosovës është duke i bërë të gjitha përgatitjet që Kampi Veror 2024 të ketë rrjedhë shembullore. Të mërkurën shtabet teknike të angazhuara, kanë publikuar listat e pjesëmarrësve në kampin që mbahet prej 29 qershorit deri më 6 korrik në Banjë të Pejës. Te djemtë marrin pjesë lojtarët e lindur në vitin […]
Istogu, kampion te fatosët

Janë zhvilluar garat e kampionatit të Kosovër për hendbollistët deri 14 vjet, përkatësisht për fatosët. Gara u zhvillua në Ferizaj, në formë turneu, ndërsa kampion u shpall Istogu. Istogu në finale e mposhti Prishtinën, ndërsa vendi i tretë i takoi Kastriotit. Me garën e fatosëve kanë përfunduar aktivitetet garuese për edicionin 2023/2024. Kampionati i fatosëve […]
Prishtina, kampione te vajzat U14

Prishtina është kampione e Kosovës në Ligën e fatoseve në hendboll (U14). Kampionati për vajzat që janë në nismë të karrierës, ishte interesant, ndërsa është zhvilluar në formë turneu në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Morën pjesë dhjetë skuadra të hendbollisteve të reja. Në finale, të shtunën, Prishtina e mposhti Besën me rezultat 20:16. Vendi […]
Kampi Veror, prej 29 qershorit deri më 6 korrik

Federata e Hendbollit e Kosovës është duke i bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e Kampit Veror, një organizim tradicional dhe shumë i rëndësishëm për zhvillimin e gjeneratave të reja. Për këtë vit është vendosur që Kampi Veror të mbahet në Banjë të Pejës, ku ofrohen kushte shumë të mira për punë me hendbollistët dhe […]
Plot 12 ekipe kombëtare në Evropianin në Prishtinë

Kampionati Evropian U20 do të jetë festë hendbolli. Plot 12 ekipe kombëtare do të paraqiten në Evropianin që do të mbahet në Prishtinë prej 13 deri më 21 korrik. Pos Kombëtares së Kosovës në këtë Evropian do të ketë edhe kombëtare cilësore si Belgjika, Finlanda e Turqia. Kombëtaret tjera pjesëmarrëse janë Estonia, Gjeorgjia, Lituania, Sllovakia, […]
Shqiponja, kampione te pionieret

Shqiponja e Gjakovës është kampione në Ligën e Pioniereve të Kosovës në hendboll. Të mërkurën në Vushtrri në ndeshjen finale, Shqiponja e mposhti Vushtrrinë me rezultat 20:19. Ndeshja ishte interesante dhe u vendos në aksionet e fundit. Jonesa Bajrami i shënoi gjashtë gola për Shqiponjën, pesë i kishte Elira Sadiku e katër Elisa Gjikolli. Tringa […]
Vushtrria e Shqiponja në finale te pionieret

Vushtrria e Shqiponja do të takohen në finale të Ligës së Pioniereve të Kosovës në hendboll. Të martën në Vushtrri janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale. Fillimisht skuadra vushtrriase e mposhti Istogun me rezultat 32:17. Tringa Mehmeti i shënoi 10 gola, kurse Lumturije Beqiri i kishte shtatë. Elsa Shala i shënoi 7 gola për Istogun. Katër i […]
U zhvilluan ndeshjet çerekfinale në Ligën e Pioniereve

Të hënën në Vushtrri janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale në Ligën e Pioniereve. Janë zhvilluar ndeshje kryesisht të mira dhe është shfaqur hendboll solid. Shumë prej vajzave kanë treguar se janë me potencial, nëse e vazhdojnë punën për zhvillimin e mëtejmë. Fillimsht Vushtrria fitoi ndaj Kastriotit me rezultat 40:13. Në çerekfinalen e dytë u përballën Ferizaj […]
Trepça, kampione në Ligën e Pionierëve

Trepça është kampione në Ligën e Pionierëve të Kosovës në hendboll.Hendbollistët e rinj mitrovicas (U16), të shtunën në finale e mposhtën Istogun me rezultat 34:24.Eris Beqiri i shënoi 12 gola për Trepçën. Gjashtë i kishte Butrint Miftari e nga pesë Lekë Cimili e Aris Hasani.Tek Istogu tetë gola i shënoi Florent Mavraj. Gjashtë i realizoi […]