Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Rahoveci e bën hapin e parë drejt finales

Rahoveci e ka bërë hapin e parë drejt finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.Të mërkurën mbrëma në “Mizahir Isma”, Rahoveci e mposhti Trepçën me rezultatin 37:28. Ishte kjo gjysmëfinalja e parë e plejofit. Ndeshja e dytë zhvillohet në fundjavë në Mitrovicë. Me dy fitore sigurohet kalimi në finale.Rahoveci e nisi ndeshjen mirë, […]

Llapi, kampion në Ligën e Parë

Llapi është kampion në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll. Llapi dhe Podujeva kanë dëshmuar edhe një herë që janë qendër e rëndësishme e hendbollit kosovar në përgjithësi dhe trevë prej nga dalin hendbollistë cilësorë. Titullin e kampionit, llapjanët e siguruan të martën me fitoren 36:18 ndaj Istogut. Ndeshja i takoi xhiros së 18-të, […]

Hendbollistet i luajnë ndeshjet e dyta gjysmëfinale

Istogu e Ferizaj do të kërkojnë vendin në finale të plejofit në ndeshjet që luhen të mërkurën e të enjten. Janë ndeshjet e dyta gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).Të mërkurën prej orës 20:00 është ndeshja Samadrexha – Istogu. Ndeshja luhet në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë.Kampioni aktual, Istogu, e ka […]

Fillon plejofi te hendbollistët, ndeshja e parë në Rahovec

Pas një pushimi më të gjatë për shkak të turneut të Kupës dhe javës ndërkombëtare, të mërkurën fillon faza finale (plejofi) në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Në luftë për titull të kampionit janë katër skuadra.Të mërkurën prej orës 20:00 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec takohen Rahoveci e Trepça.Rahoveci ishte i […]

Ferizaj e fiton thellë gjysmëfinalen e parë

Nuk ka pasur rivalitet në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në mes të Ferizajt dhe Prishtinës.Të dielën në palestrën “Bill Clinton”, hendbollistet ferizajase kanë dominuar nga fillimi e deri në fund dhe kanë bërë hapin e parë drejt finales së plejofit.Ferizaj fitoi me rezultat 44:19. Pjesa e parë përfundoi me 26:8.Sabrina Fiore i shënoi […]

Besa e Pejës kampione në Ligën e Parë, promovohet në Superligë

Besa e Pejës është kampione në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll.Hendbollistet e skuadrës pejane kanë fituar titullin pas një kampionati të fortë e interesant. Besa kishte konkurrencë të fortë nga Verona e Vjosa, por triumfoi në fund. Verona përfundoi nënkampione dhe do të luaj në barazh për vend në Superligë.Ndërkohë Besa promovohet në […]

Istogu fiton gjysmëfinalen e parë

Istogu e ka bërë hapin e parë drejt finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.Hendbollistet e Istogut, të shtunën mbrëma në Banjë, fituan ndaj Samadrexhës me rezultat 32:26. Ishte kjo ndeshja e parë gjysmëfinale e plejofit. Ndeshja e dytë zhvillohet mesjavën e ardhshme në Samadrexhë. Skuadra që i shënon dy fitore kualifikohet në […]

Gara për titull në fazën finale, të shtunën ndeshja e parë e plejofit

Gara për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) ka hyrë në fazën finale. Pas përfundimit të pjesës së rregullt të kampionatit, në fundjavë zhvillohen ndeshjet e para të gjysmëfinales së plejofit.Në plejof paraqiten katër skuadrat më të mira. Në finale kalojnë skuadrat që i shënojnë nga dy fitore.Të shtunën prej orës […]

Fitore për Samadrexhën e Vushtrrinë, Prishtina në plejof

Të shtunën janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të stinorit të rregullt, përkatësisht të xhiros së 18-të, në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).Fitore të pritura kanë shënuar Vushtrria e Samadrexha.Në Deçan, Vushtrria fitoi ndaj Jusuf Gërvallës me rezultatin 29:19. Donita Kasumi i shënoi 10 gola për Vushtrrinë, tetë i kishte Gentiana Basholli e nga […]

Ferizaj starton në plejof nga pozita e parë, Istogu nga e dyta

Dy ndeshjet e zhvilluara të premten kanë përcaktuar renditjen në dy pozitat e para në stinorin e rregullt të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Nga pozita e parë në plejof do të startojë Ferizaj, ndërsa nga e dyta Istogu. Të dy skuadrat i kanë nga 34 pikë, përkatësisht nga 17 fitore e një humbje.Në […]