Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Të premten shorti i Final4 të Kupës së Kosovës

Të premten tërhiqet shorti i ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll, përkatësisht i Final4.Shorti do të tërhiqet për të dy gjinitë. Tërheqja e shortit bëhet prej orës 14:00 ndërsa do të transmetohet direkt në profilin zyrtar të FHK-së në Youtube.Trepça, Besa Famgas, Rahoveci dhe Kastrioti janë në gjysmëfinale te hendbollistët. Trepça është fituese […]

Besa Famgas ndal hovin e Rahovecit, ia shkakton humbjen e parë

Rahoveci më nuk është skuadër e pamposhtur në Superligën e Kosovës në hendboll. Disfatën e parë në këtë edicion garues ia shkaktoi kampionia aktuale, Besa Famgas, të shtunën mbrëma në Pejë.Në një atmosferë të bukur sportive, Besa Famgas e Rahoveci luajtën ndeshje shumë të fortë e dramatike. Si të gjitha ndeshjet tjera mes këtyre dy […]

Spektakël hendbolli në Pejë, kampionia pret liderin

Superliga e Kosovës në hendboll vazhdon të shtunën me një ndeshje të zjarrtë. Spektakli i hendbollit është i garantuar në palestrën “Karagaçi” në Pejë, ku takohen kampionia Besa Famgas dhe lideri i klasifikimit, Rahoveci. Superderbi zhvillohet prej orës 20:00.Besa e Rahoveci i kanë luajtur tri ndeshje shumë të forta e shumë dramatike këtë edicion. Por […]

Vushtrria me fitore të rëndësishme ndaj Prishtinës

Vushtrria i ka fituar edhe dy pikë të rëndësishme në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).Të enjten mbrëma në Vushtrri, skuadra nga ky qytet mposhti Prishtinën më rezultatin e ngushtë, 31:29.Ndeshja i takoi xhiros së 24-t të Superligës.Vushtrria tani i ka 11 pikë në pozitën e gjashtë. Prishtina është e pesta me 19 pikë.Pas fillimit […]

“Vreshtarët” të pandalshëm, fitojnë edhe një derbi

Rahoveci po shfaqet si skuadër e pamposhtur këtë edicion. “Vreshtarët” kanë fituar edhe një derbi, përkatësisht përballje ndaj skuadrës që synon trofe.Të mërkurën mbrëma në “Mizahir Isma”, Rahoveci e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 37:32. Loja ishte e fortë nga fillimi e deri në fund. Por rahovecasit kanë shfaqur më tepër dhe kanë shënuar […]

Kombëtarja është gati për ndeshjen me Poloninë

Atmosferë e shkëlqyer është te Kombëtarja e Kosovës në hendboll në prag të ndeshjes me Poloninë.Të mërkurën në mbrëmje, vajzat tona kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Poloninë, që është të enjten prej orës 17:45. Ndeshja zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.Stërvitja e fundit u zhvillua nën urdhrat e selektorit […]

Rahoveci – Kastrioti, derbi i madh i mesjavës

Me ndeshjen Besa Famgas – Vëllaznimi fillon xhiroja e 24-t e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Kjo ndeshje zhvillohet të martën (sonte), prej orës 20:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.Skuadra pejane, Besa, është favorite e madhe dhe llogarit në dy pikë të reja. Kampionia aktuale është e dyta në tabelë me 38 pikë. Vëllaznimi […]

Fitorja e 15-të rresht për Ferizajn

Ferizaj ka shënuar fitoren e 15-të rresht në Superligën e Kosovës në hendboll.Të dielën në ndeshjen në Ferizaj, skuadra vendase e mposhti skuadrën deçanase Jusuf Gërvalla me rezultatin 46:17.Elsa Kongjeli i realizoi 11 gola për Ferizajn. Tetë i kishte Shkurte Mehmeti, ndërsa shtatë i shënoi Aida Stagova.Learta Gashi i kishte shtatë gola për skuadrën Jusuf […]

Rahoveci pa telashe, Prishtina mbahet vetëm një pjesë, fiton Vushtrria

Janë zhvilluar të shtunën ndeshjet e xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).Lideri i klasifikimit, Rahoveci, nuk ka lejuar befasi. Ka mposhtur Vëllaznimin në Gjakovë me rezultat 52:38. Rahovecasit herët krijuan epërsi të lartë dhe më pas menaxhuan ndeshjen deri në fund.Alban Haziri i shënoi 11 gola për Rahovecin, nëntë i kishte […]

Prishtina fiton derbin ndaj Shqiponjës

Shqiponja e Prishtina janë përballur të shtunën në Gjakovë në derbin e xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll.Fitore me rezultat 35:29 kanë shënuar hendbollistet prishtinase.Pjesa e parë u ka takuar hendbollisteve gjakovare, por mysafiret janë kthyer fuqishëm në pjesën e dytë.Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 17:14 në të mirë të Shqiponjës. […]