Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Shqiponja – Prishtina, kryendeshja e xhiros te hendbollistet

Shqiponja – Prishtina është kryendeshja e xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën prej orës 15:30 në Gjakovë.Bëhet fjalë për dy skuadra që e synojnë plejofin dhe që kanë bërë përforcime. Aktualisht Shqiponja është e pesta me 16 pikë, ndërsa Prishtina është e gjashta me 14 pikë. […]

Të shtunën tri ndeshjet e xhiros së 23-të

Të shtunën prej orës 20:00 zhvillohen tri ndeshjet e xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).Kastrioti – Prishtina vlerësohet ndeshja më interesante e kësaj jave. Zhvillohet në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.Kastrioti është duke e gjetur ritmin e fitoreve dhe synon pikë të reja ndaj Prishtinës. Ndërkohë skuadra kryeqytetase synon të reagojë […]

Vëllaznimi i merr pikë Prishtinës në ndeshjen e mbetur

Vëllaznimi e Prishtina e kanë luajtur të enjten mbrëma ndeshjen e mbetur të xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Ndeshja në Gjakovë nuk ka dhënë fitues, duke përfunduar 47:47.Në pjesën e parë skuadra vendase u shkëput deri në pesë gola, 17:12. Por Prishtina u kthye dhe e fitoi pjesën e parë, 26:24.Në […]

U mbajt Kuvendi i Rregullt i Punës i Federatës së Hendbollit të Kosovës

Të enjten pasdite në Hotel Internacional Prishtina është mbajtur Kuvendi i Rregullt i Punës i Federatës së Hendbollit të Kosovës për vitin 2023. Punimet e kuvendit i udhëhoqi presidenti Eugen Saraçini.Kuvendi ka zhvilluar punimet në një atmosferë shumë konstruktive. Delegatët kanë vlerësuar punën e bërë nga FHK-ja dhe organet e saj.Të gjitha raportet janë miratuar […]

Istogu sipas planit ndaj skuadrës Jusuf Gërvalla

Kampioni aktual, Istogu, ka shënuar fitore të pritur ndaj skuadrës deçanase, Jusuf Gërvalla. Të dielën në Banjë, në kuadër të javës së 14-të, Istogu fitoi bindshëm, 50:21.Ishte kjo ndeshja e fundit e xhiros së 14-të në Superligën e hendbollisteve.Albina Rugova i shënoi 11 gola për Istogun. Nëntë i kishte Arlinda Dinarica e tetë Doresa Rugova.Arjeta […]

Fitore bindëse për Besa Famgasin e Kastriotin

Nuk kanë ofruar shumë rivalitet dy ndeshjet e së dielës, që ishin të vlefshme për xhiron e 22-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).Kampionia aktuale, Besa Famgas e mposhti në Pejë skuadrën e Vushtrrisë me rezultat 38:21. Jon Vokshi u shqua te skuadra pejane me plot 14 gola. Arbios Mushkolaj i kishte gjashtë e […]

Dramë në Samadrexhë, Ferizaj vazhdon me fitore

Ndeshje shumë interesante e dramatike kanë ofruar të shtunën mbrëma Samadrexha e Ferizaj. Dy skuadrat e hendbollisteve u përballën në kuadër të xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës, ndërsa fitore me rezultat të ngushtë, 34:33, shënuan mysafiret nga Ferizaj.Në minutën e 40-të, Samadrexha kishte epërsi prej katër golash, 26:22. Pasoi një periudhë e mirë […]

Fitorja e 22-të për Rahovecin

Rahoveci ka vazhduar serinë impresive në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).Të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci e mposhti Prishtinën me rezultat 37:32.Për Rahovecin ishte fitorja e 22-të rresht në elitën e hendbollit kosovar. Udhëheq në tabelë me 44 pikë. Prishtina mbetet e pesta me 18 pikë, ndërsa e ka një ndeshje më […]

Vëmendja në Samadrexhë

Samadrexha e pret Ferizajn në kryendeshjen e xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën prej orës 20:00 në palestrën “Afrim Bunjaku” në fshatin e njohur për hendbollin.Samadrexha ka në përbërje shumë lojtare të huaja dhe lojtare cilësore të vendit. Dhe ka pretendime të mëdha për këtë edicion […]

Rahoveci synon fitoren e 22-të rresht

Me ndeshjen Rahoveci – Prishtina fillon xhiroja e 22-të e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën nga ora 20:00 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.Pasi e siguroi kalimin në gjysmëfinale të Kupës, Rahoveci i kthehet garës kampionale me synim për fitoren e 22-të rresht. “Vreshtarët” kanë fituar 21 ndeshjet e […]