Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Samadrexhaset në gjysmëfinale të Kupës

KHF Samadrexha ka bërë vend në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll (femrat). Të enjten në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë, skuadra vendase mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 41:28. Pjesa e parë përfundoi 20:14 për Samadrexhën.Ameni Jemmali i shënoi shtatë gola për Samadrexhën. Gjashtë i kishte Adelina Berisha, ndërsa 5 i realizoi Fetane […]

Kastrioti kompleton gjysmëfinalen e Kupës

Kastrioti është skuadra e katërt gjysmëfinaliste e Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt).Në çerekfinalen e fundit, të enjten mbrëma në kryeqytet, Kastrioti e mposhti Prishtinën me rezultat bindës, 46:33.Në gjysmëfinale, skuadra ferizajase u bashkohet Trepçës, Besa Famgasit e Rahovecit.Mysafirët nisën mirë ndeshjen dhe shpejtë krijuan avantazh 6:2. Më pas Kastrioti u shkëput në 10:5. Pjesa […]

Istogu, Ferizaj e Vushtrria në gjysmëfinale të Kupës

Istogu, Ferizaj e Vushtrria janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll (femrat).Të mërkurën mbrëma janë zhvilluar tri prej katër ndeshjeve çerekfinale të garës për Kupë. Dhe skuadrat pretendente nuk kanë lejuar befasi.Fituesi në fuqi i Kupës, Istogu ka mposhtur Prishtinën në kryeqytet me rezultat 37:26.Ana Carolina Gomes e Esma Muratoviq i shënuan […]

Besa pa telashe në gjysmëfinale të Kupës

Besa Famgas i është bashkuar Trepçës e Rahovecit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll.Të mërkurën, Besa e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat bindës, 38:16 në çerekfinale të Kupës. Skuadra pejane ishte favorite dhe këtë e dëshmojë me paraqitje e fitore bindëse. Jon Vokshi i shënoi 9 gol për Besa Famgasin, ndërsa 8 […]

Rahoveci, gjysmëfinalisti i parë i Kupës

Rahoveci është gjysmëfinalisti i parë i Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt).“Vreshtarët” të martën mbrëma mposhtën Vushtrrinë në çerekfinale të garës për Kupë. Ndeshja në Vushtrri përfundoi me rezultat 46:22 në të mirë të skuadrës nga Rahoveci.Rahoveci ka vetëm fitore në Superligë, ndërsa ka pretendime edhe në garën për Kupë.Ndeshja nisi me seri 5:0 të […]

Ndeshje interesante në çerekfinale të Kupës

Prej të martës (sonte) e deri të enjten zhvillohen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll. Ndeshja e parë është ajo mes Vushtrrisë e Rahovecit, që zhvillohet sonte prej orës 20:00. Rahoveci ka fituar të gjitha ndeshjet në Superligë dhe është favorit i madh për avancim në gjysmëfinale. Te hendbollistët, të mërkurën është ndeshja […]

Besa Famgas fiton ndeshjen e fortë me Kastriotin

Besa Famgas ka fituar ndeshjen e fortë me Kastriotin e Ferizajt.Të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa e mposhti Kastriotin me rezultat 34:27. Ishte kjo kryendeshja e xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës në hendboll.Ndeshja ishte e fortë, sidomos në pjesën e parë. Mysafirët nisën furishëm dhe krijuan epërsi 4:1. Më pas […]

Ferizaj e Istogu vazhdojnë garën me fitore të reja

Ferizaj e Istogu kanë shënuar fitore të reja dhe kështu e kanë vazhduar garën për titull të kampionit të Kosovës në hendboll (femrat).Fillimisht Istogu e mposhti Vushtrrinë me rezultat 37:29 e më pas Ferizaj fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 36:23. Të dy skuadrat i kanë nga 24 pikë, por Ferizaj e ka një ndeshje më […]

Fitore e rëndësishme e Trepçës ndaj Prishtinës

Trepça ka bërë hap të madh drejt plejofit me fitoren e së shtunës ndaj Prishtinës. Ndeshja në “Minatori” i takoi xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Mitrovicasit fituan me rezultat 36:28.Skuadra vendase nisi më mirë ndeshjen dhe ishte në epërsi në pjesën e parë, deri pak minuta para fundit. Pas epërsisë 15:14 […]

Shqiponja e Samadrexha kthehen te fitorja

Shqiponja e Gjakovës dhe Samadrexha nuk kanë lejuar befasi në ndeshjet e së shtunës, që i takuan xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).Fillimisht Shqiponja në Gjakovë fitoi bindshëm ndaj Ulpianës me rezultatin 45:26. Dallimi në cilësi u vërejt që në pjesën e parë, që përfundoi 25:13 për Shqiponjën.Alma Nivokazi i shënoi […]