Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Derbi i madh në Ferizaj

Në qytetin e hendbollit, Ferizaj, sonte luhet superderbi i xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll.Nga ora 19:00 në palestrën “Bill Clinton” takohen Kastrioti e Rahoveci. Atmosfera pritet të jetë madhështore, ndërsa ndeshja shpresohet të ofroj hendboll të bukur e cilësor.Vendasit janë të vendosur që me paraqitje bindëse të ndalin serinë e fitoreve […]

Trepça fiton dhe forcohet në pozitën e tretë

Shpëtim Mehmeti ka shënuar 13 gola për ta udhëhequr Trepçën drejt fitores ndaj Deçanit.Deçani e Trepça u përballën të premten mbrëma në ndeshjen e parë të xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll.Mitrovicasit u shkëputën që në pjesën e parë, të cilën e fituar 22:10. Në pjesën e dytë vetëm e konfirmuan fitoren […]

Fitore Aliu transferohet në elitën e Zvicrës

Aloja e Kombëtares së Kosovës, Fitore Aliu, nga edicioni i ardhshëm garues, 2024/2025, do të luaj në Superligën e Zvicrës. Aliu tashmë ka nënshkruar me skuadrën Kreuzlingen. Te skuadra elitare e Zvicrës presin shumë nga majtakja 24-vjeçare.Deri më tani Fitore Aliu ka luajtur për skuadrën Kappelwindeck/Steinbach në Bundesliga 3 të Gjermanisë. Këtë kampionat ka realizuar […]

Fillon gara te juniorët

Të dielën fillon gara në nivelin e juniorëve. Zhvillohen ndeshjet e xhiros së parë. Në kuadër të grupit A, ndeshjet zhvillohet në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Prej orës 11:00 është ndeshja Kastrioti – Vushtrria, ndërsa prej orës 13:00 takohen Llapi e Trepça. Prishtina është e lirë në këtë xhiro. Skuadrat e grupit B grumbullohen […]

Në Deçan ndeshja e parë, derbi i madh në Ferizaj

Të premten e të shtunën luhen ndeshjet e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Ndeshja e parë është të premten prej orës 19:00, ndërsa vë përballë Deçanin e Trepçën. Skuadra mitrovicase vlerësohet favorite.Ndërkohë gjithë vëmendja do të jetë në Ferizaj, ku të shtunën prej orës 19:00 zhvillohet derbi i madh mes […]

Vëllaznimi fiton ndeshjen e mbetur, largohet nga pozita e fundit

Të mërkurën mbrëma është zhvilluar ndeshja e mbetur e xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Në Deçan u takuan Deçani e Vëllaznimi i Gjakovës.Fitore me rezultat bindës, 42:28, shënoi skuadra gjakovare. Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:11 për Vëllaznimin.Ardi Halili i shënoi 11 gola për Vëllaznimin, ndërsa nëntë i kishte Arbër […]

Fitore të thella për Besën e Trepçën

Me dy ndeshjet e zhvilluara të dielën mbrëma është kompletuar xhiroja e 16-të e Superligës së Kosovës në hendboll.Kampionia aktuale, Besa Famgas, dhe fituesja aktuale e Kupës, Trepça, nuk kanë hasur në telashe për të arkëtuar pikët e radhës.Besa Famgas e mposhti Deçanin me rezultatin 49:12. Jon Vokshi i shënoi 12 gola, nëntë i kishte […]

Fitore e Kastriotit në kryeqytet

Kastrioti i Ferizajt ka vazhduar me fitore. Të shtunën në kryeqytet, Kastrioti e mposhti Prishtinën me rezultatin 34:29. Ndeshja i takoi xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).Kastrioti është i katërti me 20 pikë. Prishtina mbetet e pesta me 14 pikë.Skuadra ferizajase u shkëput herët në rezultat dhe mbajti epërsi bindëse deri […]

Rahoveci i pandalshëm, shënon fitoren e 16-të rresht

Rahoveci nuk ka të ndalur në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).Rahoveci ka 16 fitore rresht dhe udhëheq në tabelë me plot 32 pikë. Fitoren e 16-të e shënoi të enjten mbrëma ndaj Vëllaznimit të Gjakovës, me rezultatin 41:29.Kjo ndeshje e hapi xhiron e 16-të të elitës së hendbollit kosovar.Pas pjesës së parë, rezultati ishte […]

Rahoveci kërkon fitoren e radhës

Me ndeshjen Rahoveci – Vëllaznimi fillon xhiroja e 16-të e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).Ndeshja zhvillohet të enjten (sot) prej orës 19:00 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.“Vreshtarët” janë favoritë të mëdhenj në këtë ndeshje. Kanë fituar 15 ndeshjet e deritashme dhe udhëheqin bindshëm në tabelë me 30 pikë. Vëllaznimi është i fundit me […]