Rahoveci e vazhdon aty ku e la, me fitore

Rahoveci ka shpërthyer në pjesën e dytë për fitore bindëse ndaj Prishtinës, 40:25. Ndeshja e luajtur të dielën në mbrëmje në kryeqytet i takoi xhiros së 15-të, përkatësisht xhiros së parë të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll.Pjesa e parë ishte e barabartë. Në minutat e fundit, Rahoveci u shkëput në tri gola, […]
Fitore e Kastriotit në nismë të stinorit pranveror

Me ndeshjen Kastrioti – Trepça ka nisur stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll. Ndeshja e parë e xhiros së 15-të u zhvillua të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj në një atmosferë të bukur sportive.Fitore shënoi Kastrioti me rezultatin 36:28.Për skuadrën ferizajase është fitorja e nëntë këtë edicion. Me 18 pikë […]
Kastrioti – Trepça, ndeshja hapëse e stinorit pranveror

Me ndeshjen Kastrioti – Trepça fillon stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën prej orës 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.Kastrioti është i katërti me 16 pikë, ndërsa Trepça mban vendin e tretë me 20 pikë.Kastrioti megjithatë llogaritet favorit. Pos që është vendas, Kastrioti gjatë afatit kalimtar […]
Në fundjavë kthehet Superliga, pritet garë shumë e fortë

Në fundjavë vazhdon gara në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Xhiroja e 15-të është e para për këtë vit.Gara për titull të kampionit pritet të jetë shumë e fortë, dramatike dhe interesante deri në fund. Aktualisht Rahoveci udhëheq në tabelë me 28 pikë. Skuadra rahovecase i ka fituar të gjitha 14 ndeshjet e stinorit […]
Shtyhet për një javë fillimi i stinorit pranveror në Superligën e hendbollistëve

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka vendosur që stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt), të shtyhet për një javë.Stinori pranveror ishte planifikuar të fillonte më 3 shkurt, por me kërkesë të klubeve, për shkak të telasheve me ngrohje në palestra, është shtyrë për një javë. Ndeshjet e para kampionale për […]
Egzon Gjuka e Albina Rugova më të mirët e vitit 2023

Egzon Gjuka e Albina Rugova janë shpallur më të mirët e vitit 2023 në hendbollin kosovar. Ceremonia “Laureatët 2023” është mbajtur të hënën mbrëma në Hotel International Prishtina. Në praninë e drejtuesve sportivë, përfaqësuesve të MKRS-së dhe të KOK-ut, si dhe personaliteteve të shumta të hendbollit, fillimisht me një fjalë rasti është paraqitur presidenti i […]
Afat shumë i pasur kalimtar, Kastrioti me kërkesa të shumta

Ka përfunduar afati kalimtar i janarit në hendbollin kosovar. Afati ishte shumë i pasur, me kërkesa të shumta si te hendbollistët ashtu te hendbollistet. Kërkesat e bëra nga klubet do të shqyrtohen nga Komisioni për Regjistrim i Federatës së Hendbollit të Kosovës.Kastrioti i Ferizajt pritet të dal ekipi më i përforcuar nga ky afat kalimtar. […]
Afati kalimtar deri më 15 janar

Është hapur afati kalimtar i janarit në hendbollin kosovar. Lojtarët mund të ndërrojnë skuadrat nën kushte të caktuara, ndërsa afati dimëror do të jetë i hapur deri më 15 janar.Klube, hendbollistë e hendbolliste të ndryshme kanë paralajmëruar lëvizje dhe ky afat pritet të jetë i pasur.Klubet që pretendojnë titullin dhe Kupën e Kosovës kanë paralajmëruar […]
Më 22 janar shpallen më të mirët

Ceremonia “Laureatët e Vitit 2023” do të mbahet më 22 janar. Kështu ka vendosur Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës në mbledhjen e fundit.Nën udhëheqjen e presidentit Eugen Saraçini, Bordi mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit dhe mori edhe disa vendime tjera me rëndësi.Është vendosur që miniafati kalimtar i janarit të jetë i […]
Dy fitore për njomaket e CLICK-ut

Të shtunën në palestrën “Karagaçi” në Pejë janë zhvilluar ndeshjet e dy xhirove të para në kuadër të Grupit B të ligës së fatoseve (njomakeve).Në ligën e njomakeve paraqiten vajzat e lindura në vitin 2010 dhe më të reja. Javën e kaluar ndeshjet e para i luajtën skuadrat e Grupit A, ndërsa të shtunën radha […]