Kombëtarja U18 përfundon turneun në Belgjikë

Me ndeshjen e së premtes ndaj Polonisë, Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë) ka përfundur turneun në Lokeren të Belgjikës.Pjesëmarrja në turneun “4 Nations Handball Trophy” është shumë e rëndësishme për zhvillimin e kësaj gjenerate. Kjo ishte përvoja e parë ndërkombëtare e kësaj grupmoshe, ndërsa djemtë tanë kanë kuptuar se për të konkurruar në […]
18-vjeçarët luajtën ndeshje të fortë me Luksemburgun

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë) ka luajtur të enjten mbrëma ndeshjen e dytë në kuadër të turneut ndërkombëtar “4 Nations Handball Trophy”.Në Lokeren të Belgjikës, Kombëtarja jonë u përballë me Luksemburgun. Ndonëse ishte duke udhëhequr për kohë të gjatë, Kombëtarja jonë humbi në fund me rezultat 30:27.Te rezultati 29:27 për Luksemburgun, djemtë tanë […]
Kombëtarja U18 e luajti ndeshjen e parë në turneun në Belgjikë

Hendbollistet e Kombëtares U18 të Kosovës e kanë luajtur të mërkurën mbrëma ndeshjen e parë në kuadër të turneut ndërkombëtar “4 Nations Handball Trophy”.Në Lokeren të Belgjikës, djemtë tanë luajtën me Belgjikën, ndërsa pësuan me rezultat 31:25. Paraqitja ishte solide, por shërben shumë për të ardhmen e kësaj gjenerate.Të kujtojmë që ishte ndeshja e parë […]
Rahoveci është kampion vjeshtor, 14 fitore rresht për “vreshtarët”

Rahoveci është kampion vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).“Vreshtarët” i kanë fituar të gjitha 14 ndeshjet e pjesës së parë të edicionit garues 2023/2024. I bie që Rahoveci ka mposhtur nga dy herë të gjitha skuadrat. Ka fituar dy herë ndaj kampiones në fuqi, Besa Famgasit, e po ashtu dy herë ndaj fitueses […]
Prishtina e KEK-u me nga dy fitore te njomaket

Prishtina e KEK-u e kanë nisur me sukses të plotë garën në Ligën e Fatoseve (njomakeve) në hendboll.Dy xhirot e para të Grupit A janë zhvilluar në fundjavë në Ferizaj. Ka pasur ndeshje të mira, përkushtim e pasion nga njomaket dhe shumë potencial për të ardhmen.Në kuadër të xhiros së parë, KEK-u fitoi 13:5 ndaj […]
Trepçës i takon derbi, për Rahovecin fitorja e 14-të

Të dielën u luajtën tri ndeshjet e fundit të stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll.Kryendeshjen e ditës e zhvilluan Prishtina e Trepça. Takimin e xhiros së 14-të, të zhvilluar në Bardhosh, e fituan mitrovicasit me rezultat 35:27.Prishtina nisi më mirë dhe ishte në epërsi deri në minutën e 12-të. Më pas në epërsi […]
Besa Famgas, kampione e Kosovës te kadetët

Besa Famgas ka konfirmuar se i kushton rëndësi të madhe punës me të rinj. Skuadra pejane e ka siguruar titullin e kampionit në grupmoshën e kadetëve (U18).Besa Famgas ka përfunduar garën me dhjetë fitore, një barazim dhe tri humbje. Pas saj në renditje kanë mbetur Vëllaznimi, Deçani, Prishtina e Vushtrria.Ndeshjet e kadetëve janë zhvilluar para […]
Derbi i vërtetë në Ferizaj, Besa feston në fund

Kastrioti e Besa Famgas kanë luajtur derbi të vërtetë të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.Para një numri të konsiderueshëm shikuesish dhe në atmosferë të bukur sportive, skuadra ferizajase dhe ajo pejane kanë ofruar shfaqje të bukur hendbolli.Ndeshjen e fitoi kampionia në fuqi, Besa Famgas, me rezultatin 30:28. Ishte ndeshje e vlefshme për […]
Njomaket fillojnë garën në Ferizaj

Në fundjavë fillon kampionati i Kosovës në hendboll për fatose, përkatësisht për njomake. Gara fillon për Grupin A, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen në Ferizaj. Të shtunën është xhiroja e parë dhe e dytë. Ferizaj – KEK-u (10:00), Kastrioti – Prishtina (10:45), Vjosa – Ulpiana (11:30) janë ndeshjet e xhiros së parë. Ndërkohë më pas […]
Derbi i së shtunës në Ferizaj, të dielën në Prishtinë

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Është kjo xhiroja e fundit për këtë vit e kampionatit të Kosovës.Xhiroja nis me ndeshje derbi dhe që pritet të jetë e fortë dhe shumë interesante. Të shtunën nga ora 19:00 takohen Kastrioti e Besa Famgas.Besa është kampione në fuqi […]